- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Këto Kushte të Përdorimit (“Kushtet”) janë të detyrueshme për të vazhduar më tutje shfrytëzimin e shërbimeve dhe produkteve të Studio Moderna Kosovë, dhe në momentin e pranimit të tyre, trajtohen si kontratë e lidhur nga në mes të: Studio Moderna Holdings Investments b.v., – Dega në Kosovë “Studio Moderna Kosovë sh.p.k.”), shoqëri tregtare e e regjistruar në Holandë, me degë në Republikën e Kosovës, 10000 Prishtinë, Rr. Ukshin Hoti, nr. 120, Objekti C3/Hyrja 3B, me numër unik identifikues 810485632; dhe Juve si përdorues, në bazë të të dhënave të ofruara në momentin e regjistrimit tuaj në platformë (“Përdoruesi”); Individualisht i referuar si “palë”, dhe së bashku të referuar si “palët” E vlefshme nga data e përcaktuar sipas Nenit 2 të Kontratës (“Data e lidhjes së kontratës”)
Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni platformat e Studio Moderna Kosovë sh.p.k, shërbimet dhe produktet tona të tjera, ku në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”.
Ne i kemi hartuar këto Kushte ashtu qe të njoftoheni me dispozitat të cilat definojnë marrëdhënien tonë me ju, nga aspekti juridik. Edhe pse jemi munduar këto Kushte të jenë sa më të kuptueshme, në të do të hasni edhe terme ligjore. Arsyeja e përdorimit të tyre është shkaku se tërësia e tyre krijon marrëdhënie kontraktuese në mes juve si Përdorues dhe Studio Moderna Kosovë. Për këtë arsye, kërkojmë nga ju që t’i lexoni me kujdes dhe të kërkoni këshillë profesionale nëse e shihni të nevojshme dhe arsyeshme. Pranimi i kushteve përfundimisht konsiderohet se krijon Kontratë në mes juve si përdorues dhe Studio Moderna Kosovë.
Studio Moderna Kosovë në kuadër të aktiviteteve të saj ofron edhe produktet “TopShop”, “Dormeo”, “Delimano”, “Walkmaxx”, “Wellneo” dhe “Rovus”, të cilat kanë për qëllim që konsumatorëve të Studio Moderna Kosovë të ju ofrojnë mundësi të blerjes së produkteve të ndryshme përmes platformave online topshop-ks.com, dormeo-ks.com, delimano-ks.com, dhe walkmaxx-ks.com, nën kushtet e përcaktuara në këtë këto Kushte, respektivisht në këtë Kontratë dhe çfarëdo kushte shtesë të nxjerra nga Studio Moderna Kosovë (“platforma”);
Në kuadër të shërbimeve të saj Studio Moderna Kosovë do të ofroj platformën e avancuar online për të gjithë përdoruesit e interesuar, e cila përmban një gamë të gjerë të produkteve të cilat ofrohen nga Studio Moderna Kosovë, të dhëna të plota për produktet e ofruara, vlerësime të produkteve, fotografi dhe detaje tjera të rëndësishme që kanë për qëllim t’i ofrojnë konsumatorëve të Studio Moderna Kosovë një pasqyrë të plotë të produkteve për të cilat kanë interes të bëjnë blerjen. (kolektivisht të referuara si “produktet”);
Platforma është treg elektronik online, ku Përdoruesit do të kenë mundësi që të gjitha produktet e ofruara t’i blej online dhe dërgesa të bëhet në vendin e kërkuar, nën kushtet e përcaktuara në këto Kushte.
Këto Kushte përcaktojnë edhe rregullat mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.
Përdorimi i kësaj faqeje interneti nënkupton pranim të plotë dhe pa rezerva të Kushteve të cilat janë aplikuar në tërë përmbajtjen e kësaj faqe. Në rast se Përdoruesi i internetit nuk është dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve, Përdoruesi duhet të dalë menjëherë nga kjo faqe interneti dhe të mos bëjë asnjë përdorim te mëtejshëm të saj.
Nëse vazhdoni më tutje, ju si Përdorues e pranoni që keni lexuar, kuptuar dhe pranuar pa kushte Kushtet e Përdorimit dhe të bien dakord me detyrimet e përcaktuara në këto kushte:
Nocione dhe përkufizime
Përveç kur përcaktohet ndryshe nga konteksti, për qëllimet e këtyre Kushteve termet e mëposhtme do të kenë këto kuptime:
“Afatet” janë limitet kohore që Studio Moderna Kosovë i vendos për liferim të produktit, pagesë, ndryshim parametrash, anulim të blerjes, kthim të mallit, riparim ose ngjashëm.
“Ditë pune” është çdo ditë e vitit përveç vikendeve dhe ditëve të festave zyrtare në Kosovë, në përputhje me Ligjin e aplikueshëm për festat zyrtare.
“Ditë” nënkupton çdo ditë kalendarike.
“Përdorues” nënkupton secilin shfrytëzues të platformës dhe në rastin kur përdoruesi blen produkte, ai trajtohet si konsumator. Për qëllime të këtyre kushteve të përdorimit, termet “përdorues”, “konsumator” dhe “klient” përdoren për të njëjtin person.
“Legjislacion i zbatueshëm” nënkupton legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë sipas Kushtetutës së Kosovës së qershorit 2008, bashkë me ndryshimet dhe plotësimet.
“Palë e tretë” është çdo subjekt fizik ose juridik tjetër përpos konsumatorit, Studio Moderna Kosovë ose Ofruesit.
“Produkt” nënkupton produktin e lejuar për qarkullim në tregun e Kosovës, për të cilin Ofruesi është importues i ligjshëm, ka paguar detyrimet tatimore dhe doganore dhe e ka në pronësi të tijën për shitje ndaj palëve të treta. “Produkt” dhe “Mall” janë sinonime.
“Platformë” nënkupton faqen online www.topshop-ks.com, www.dormeo-ks.com, www.delimano-ks.com, www.walkmaxx-ks.com, apo të tjera në pronësi te Studio Moderna Kosovë.
"Rimbursim" nënkupton kthimin e pagesës Konsumatorit për shkaqet e përcaktuara në këtë kontratë.
“Ofruesi” nënkupton furnitorin e produkteve i cili të njejtat i plason, respektivisht ekspozon në platformë.
“Garancion” ka kuptimin e garancionit sipas nenit 484, parag. 1 të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve i cili përcakton se “Kur shitësi i ndonjë̈ makine, motori, te ndonjë̈ aparati, ose te sendeve tjera si këto që i përkasin te ashtuquajtura „malli teknik“, ia ka dorëzuar blerësit fletëgarancionin me të cilën prodhuesi garanton funksionim të rregullt të sendit gjatë një kohe të caktuar duke llogaritur nga dorëzimi i tij, blerësi mundet në qoftë se sendi nuk funksionon në rregull, të kërkojë si nga shitësi ashtu edhe nga prodhuesi që sendi të riparohet në afatin e arsyeshëm ose, nëse nuk e bën këtë, në vend të tij t’ia dorëzojë sendin i cili funksionon në rregull”.
“Kthim” nënkupton kthimin e produktit të blerë pas pranimit fizik të produktit nga Konsumatori, nëse i njejti sheh se produkti përmban të meta. Afati i kthimit është brenda 7 ditësh pune. Kthimi nuk ka të bëjë me çështje të garancionit të cilat trajtohen ndaras në këto kushte. Produktet nuk mund të kthehen në Studio Moderna Kosovë nga Konsumatori për faktin se konsumatorit nuk i pëlqen produkti i blerë, pa pasur produkti të meta të cilat i ka shkaktuar prodhuesi. Për të përdorur të drejtën e zëvendësimit të produktit, duhet të na e dërgoni produktin me postë dhe me paketimin origjinal brenda 7 ditësh nga dërgimi i kërkesës.
Të gjitha fjalët e përdorura në njejës do të kenë kuptimin e njejtë edhe në shumës.
Tërë përmbajtjen e internetit, duke përfshirë, indikativet/treguesit por pa u kufizuar, markat tregtare, titujt dalluese, tekste, lajme, fotografi, imazhe, shërbimet që ofrohen, jenë në pronësi nga Studio Moderna Kosovë dhe trajtohen në bazë të dispozitave përkatëse të ligjit të Kosovës për të drejtën e autorit, markën tregtare dhe patentën, në lidhje me pronësinë intelektuale dhe industriale, me përjashtim të të drejtave të mbrojtura te palëve të treta, siç mund të jenë të drejtat e mbrojtura ose rezervuara nga kompanitë që ofrojnë produkte, prodhuesit e produkteve, ofruesit e shërbimeve ose palë tjerë të treta, për të cilat Studio Moderna Kosovë në asnjë rast nuk pretendon çfarëdo pronësie ose të drejte tjetër.
Asnjë rast nuk pretendon çfarëdo pronësie ose të drejte tjetër. Rrjedhimisht, nuk është e lejuar në asnjë mënyrë, modifikimi publikimi, transmetimi, transferimi, riprodhimi, shpërndarja, prezantimi, ose çdo përdorim të përmbajtjes në tërësi ose në pjesëve të faqës së internetit ose me çdo mjet për qëllime tregtare apo të tjera, pa para pëlqimin me shkrim nga Studio Moderna Kosovë. Përjashtimisht, kopjimi kufizuar ose i izoluar, shtypje ose ruajtja e pjesëve të përmbajtjes sipërpërmendur është i lejuar për përdorim personal të vizitorit, me kusht që përmbajtja të jetë e shoqëruar me një njohje të qartë dhe të dallueshme të burimit të origjinës dhe me vërtetimin se ajo nuk do të përdoret për qëllime komerciale apo të tjera.
Platforma dhe të gjitha faqet e internetit të ofruara nga Studio Moderna Kosovë do të përdoren për qëllime të ligjshme vetëm dhe në një mënyrë që mos te kufizojë ose pengojë përdorimin e saj nga ndonjë palë e tretë. Vizitorët/përdoruesit e internetit duhet të jenë në përputhje me rregullat dhe dispozitat e legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe të Bashkimit Evropian dhe me legjislacionin që rregullon telekomunikacionet dhe të përmbahen nga çdo sjellje e paligjshme dhe abuzive/papërshtatshme që mund të ketë pasoja negative për vizitorët/përdoruesit e tjerë dhe të shkaktojë dëmtime apo prishje te internetit dhe te shtrihet/ndikojë Studio Moderna Kosovë.
Në rast se Studio Moderna Kosovë e gjen veten të përfshirë në ndonjë çështje gjyqësore, ose i kërkohet të paguajë ndonjë lloj kompensimi si pasojë e një shkeljeje nga ana e Përdoruesve të detyrimeve të tyre, Përdoruesi do të kompensoj Studio Moderna Kosovë në përputhje me rrethanat respektive.
Platforma dhe vetë faqja e internetit të Studio Moderna Kosovë u mundëson vizitorëve/përdoruesve të saj, të transferohen nëpërmjet lidhjeve të veçanta (links, hyperlinks, parulla) në faqet e internetit të palës së tretë. Përmbajtja e këtyre faqeve te lidhura, është përgjegjësi vetëm e palëve përkatëse të treta që ofrojnë ato. Studio Moderna Kosovë nuk garanton disponueshmërinë e faqeve të tilla te internetit dhe në asnjë rast, nuk do të jetë përgjegjëse për përmbajtjen, korrektësinë, ligjshmërinë, plotësinë, aktualitetin, dhe saktësinë e informacionit ose cilësinë dhe tiparet e produkteve ose shërbimeve të ofruara për publikun nëpërmjet faqeve te internetit (të palëve të treta) te sipërpërmendura. Studio Moderna Kosovë dhe platforma ofron lidhje me faqet e tjera vetëm si një lehtësi për vizitorët/përdoruesit dhe përfshirja e ndonjë lidhje me këto faqe interneti në asnjë rrethanë nuk do të konsiderohen se përbëjnë ose nënkuptojnë një ndërmarrje ose garanci, ose nxitje, ose miratim nga Studio Moderna Kosovë ose nga përmbajtja ose cilësia e shërbimeve të ofruara aty prej tyre.
Studio Moderna Kosovë bën çdo përpjekje të mundshme për të siguruar që të gjitha informacionet e ofruara nga Platforma të jenë te plota, të sakta, të rifreskuara dhe të qarta, por kjo nuk garanton se të gjitha këto kritere do të plotësohen bashkërisht. Rrjedhimisht, Studio Moderna Kosovë nën asnjë rrethanë, edhe në rast të neglizhencës, nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë gabim ose mangësi, lëshimet në lidhje me dhënien e informacionit, çdo vonese, ndërprerje ose paaftësi në transmetimin e informacionit apo çfarëdo dëmi te shkaktuar vizitorëve/përdorues për shkak të përdorimit të informacionit të tillë.
Përmbajtja e faqes së internetit nuk përbën këshilla financiare, ligjore apo të tjera, nxitje, apo iniciative për të kryer një investim apo ndonjë transaksion të mundshëm dhe Studio Moderna Kosovë në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë përdorim të internetit nga ana e vizitorëve/përdoruesve të cilët veprojnë të udhëhequr nga vullneti i tyre.
Qasja në faqen e internetit mundësohet me nismën e vizitorëve/përdoruesve dhe jo me iniciativën e Studio Moderna Kosovë. Përdoruesi i faqes së internetit dhe platformës është vetëm përgjegjës për marrjen dhe ruajtjen e pajisjeve të nevojshme (p.sh. kompjuter personal), softuer, pajisjet e telekomunikacionit dhe çdo shërbim tjetër të nevojshëm për qasje në këtë faqe interneti. Përdoruesit janë gjithashtu përgjegjës për mbrojtjen e sistemit e tyre kundër viruseve dhe programe të tjera me qëllim të keq, përfshirë ruajtjen e të dhënave të tyre financiare.
Studio Moderna Kosovë bën çdo përpjekje të mundshme për të marrë të gjitha masat e sigurisë për të mbrojtur faqen e internetit dhe platformën kundër viruseve dhe programe të tjera me qëllim të keq dhe përdor sistemet e sigurisë për të kontrolluar qasjen në faqet e saj të internetit, në mënyrë për të parandaluar sulme dhe çdo veprim tjetër të paautorizuar, por ajo nuk garanton se përmbajtja e internetit do të jetë e lirë nga viruset, gabimet dhe komponentë të tjerë të dëmshme dhe për rrjedhojë në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar softuer-ëve, pajisjeve, dosjeve, te përdoruesve te lartpërmendur, si dhe për çdo dëm të shkaktuar përdoruesit, për ndonjë nga shkaqet e mësipërme.
1. Studio Moderna Kosovë do të sigurohet që të gjitha të dhënat personale të grumbulluara nga vizitorët dhe përdoruesit të trajtohen në përputhje me Ligjin Nr. 03/l-172 për mbrojtjen e të dhënave personale.
2. Studio Moderna Kosovë nuk grumbullon nga klientët potencial kopje të dokumenteve personale ose çfarëdo dokumenti tjetër. Në rastet kur Studio Moderna Kosovë dyshon në vërtetësinë e personit dhe porosisë, Studio Moderna Kosovë mund ti kërkoj përdoruesit dokument identifikimi personal, të cilin do ta fshij nga baza e të dhënave në momentin që arrihet qëllimi i kryerjes së porosisë nga Përdoruesi. Studio Moderna Kosovë nuk do t’i transferoj të dhënat personale palëve të treta.
3. Në momentin që një palë e tretë vjen deri te kontakti me të dhëna personale të cilat menaxhohen ose mbahen nga Studio Moderna Kosovë, pala e tretë pajtohet që në lidhje me këto të dhëna personale të veproj në tërësi në përputhje me Ligjin Nr. 03/l-172 për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të njejtat t’i fshij menjëherë duke lajmëruar rastin te Studio Moderna Kosovë.
4. Kjo faqe e internetit përmban lidhje të veçanta (links, hyperlinks, parulla) në faqe të tjera interneti të operuar nga palët e treta. Duhet vizitori/përdoruesi i kësaj faqe interneti të zgjedhi për të ndjekur lidhjet në faqet e internetit të palës së tretë, në asnjë rast Studio Moderna Kosovë nuk do të jetë përgjegjëse për kushtet në lidhje me menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, të aplikueshme për faqet e lidhura.
6. Për më tepër, vizitorët/përdoruesit e faqeve të internetit të Studio Moderna Kosovë dhe platforma kanë të drejtë për të hyrë në të dhënat që lidhen me to dhe të drejtë të kundërshtojnë për përpunimin e të dhënave të tilla. Në secilin rast, vizitoni mund t’i drejtohet me kërkesë me shkrim përmes e-mail te Studio Moderna Kosovë për të fshirë të dhënat personale të dhëna në Studio Moderna Kosovë.
Kjo Politikë për Cookie vlen për të gjitha uebfaqet e Studio Moderna. Duke përdorur uebfaqet e Studio Moderna, ju pajtoheni me këtë Politikë të Cookies duke shfletuar uebfaqen ose duke dhënë pëlqimin e qartë, varet cila është e aplikueshme.
Studio Moderna mund të përditësojë këtë politikë cookie në çdo kohë. Çdo përmirësim i cookies ekzistuese do të shtohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne ju sugjerojmë të kontrolloni këtë faqe sa më shpejt të jetë e mundur.
Cookies janë dosje teksti që ruhen në pajisjen e përdoruesit duke vizituar uebfaqet. Kur uebfaqet vizitohen prapë, Studio Moderna mund të lexojë të dhënat në pajisjen tuaj, të cilat janë ruajtur më parë përmes cookies.
Me ndihmën e cookies, Studio Moderna siguron një eksperiencë më të mirë dhe më të personalizuar të shfaqjes së uebfaqes (cookies funksionaliteti), ndërkohë që ndihmojnë edhe ofruesin për të analizuar përdoruesit, kycjet e tyre (qëllime analitike) dhe reklama më efektive (qëllimet e marketingut).
Studio Moderna përdor cookies të krijuara vetë (“cookies të palës së parë”), por gjithashtu lejon palët e treta të zgjedhura për të instaluar cookies e tyre (“cookies të palës së tretë”) në pajisjet e përdoruesve. Me pëlqimin e tij, përdoruesi pajtohet me përdorimin e cookies nga Studio Moderna dhe palët e treta.
Ndërsa ne vazhdimisht përpiqemi t'ju sigurojmë përdoruesve përvojën më të mirë të mundshm, faqet tona të internetit funksionojnë në mënyrë optimale vetëm nëse aktivizohen cookies. Në këtë mënyrë ne mund të ju njohim kur ju ktheheni në uebfaqen tonë, ndërsa cookies na lejojnë të zbulojmë dhe korrigjojmë gabimet, që vizita juaj të jetë më e shpejtë dhe më e personalizuar. Informacioni shtesë do të ruhet vetëm nëse pajtoheni me përdorimin e tyre, për shembull duke futur të dhënat tuaja kur porositni një produkt ose gjatë regjistrimit.
Cookies nuk janë…
Llojet e cookies që përdoren në uebfaqet e Studio Moderna
Në uebfaqet e Studio Moderna Kosovë ne përdorim lloje të ndryshme cookies. Cookies mund të ndryshojnë në varësi të funksionalitetit të tyre, gjatësinë e vlefshmërisë dhe faqja që i instalon ato.
Ju keni mundësi të zgjedhni se si ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të komunikuar me ju, për t’ju dërguar njoftime informuese dhe se si ne mund të ju dërgojmë reklama të personalizuara dhe relevante. Ju mund të kontrolloni metodat përmes të cilave ne mund të ju kontaktojmë juve në lidhje me llogarinë tuaj, dhe aktivitetet tuaja të blerjes apo aktivitetet e tjera.
Nëse ju nuk dëshironi të pranoni njoftime informuese nga ne, na kontaktoni direkt përmes email adresës info@topshop-ks.com. Ju mund të ndryshoni dhe modifikoni preferencat tuaja të komunikimit duke u kyçur në llogarinë tuaj dhe klikuar tek Preferencat e komunikimit (aty ku aplikohet).
Nëse ju nuk dëshironi të pranoni njoftime të tilla, ju keni mundësinë që të çregjistroheni duke klikuar në linkun “ç’regjistrohu” apo “unsubscribe” (aty ku aplikohet).
Nëse ju bëni revokimin e pëlqimit tuaj për mbledhje, përdorim, procesim, transfer apo shpalosje të të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Politikë të Privatësisë, ju mund të mos keni qasje në të gjitha shërbimet tona, dhe ne mund të mos jemi në gjendje të ju ofrojmë juve të gjitha shërbimet dhe mbështetjen që ofrohet për përdoruesit e tjerë.
Fusha e Bashkepunimit |
Adresat e Studio Moderna Kosovë |
topshop-ks.com |
|
dormeo-ks.com |
|
delimano-ks.com |
|
walkmaxx-ks.com |
Studio Moderna Kosovë, përmes njoftimit me shkrim, mund t’i pezullojë shërbimet apo të urdhërojë shtyrjen e shërbimeve.
“Praktikë korruptuese” ka kuptimin e ofrimit, dhënies, pranimit ose kërkimit të ndonjë gjësendi me vlerë me qëllim të ndikimit të ndokujt gjatë procesit të prokurimit ose realizimit të kontratës.
“Praktikë mashtruese” ka kuptimin e shtrembërimit të fakteve me qëllim të ndikimit në procesin e prokurimit ose realizimit të kontratës në dëm të konsumatorit, dhe përfshin marrëveshjet e fshehta ndërmjet ndërmjet Konsumatorëve dhe Ofruesit.
Gjuhë kryesore e kontratës do të jetë gjuha shqipe. Edhe interpretimi i kontratës do të qeveriset nga kjo gjuhë. Në po këtë gjuhë do të përpilohet gjithë korrespondenca dhe dokumentet e tjera në lidhje me kushtet ligjore të kontratës që shkëmbejnë palët.
1. Përveç në qoftë se se dhe deri sa të mos deklarohet shprehimisht me shkrim dhe të nënshkruhet nga të dyja palët, heqja dorë e cilësdo palë nga e drejta për të përdorur mjetet juridike në rast të shkeljeve ose mospërmbushjes të kontratës, dhe përdorimit të çfarëdo praktikash tregtare a historiku/modeli të marrëdhënieve tregtare, nuk do të përbëjë heqje dorë të vazhdueshme nga të drejtat, përdorimi i mjeteve juridike ose kushtet për shkeljet ose mospërmbushjet e tjera të obligimeve sipas kontratës.
2. Asnjë palë e tretë nuk do të gëzojë ose zbatojë asnjë të drejtë sipas kësaj kontrate pa miratimin e palëve.
3. Nëse ndonjë dispozitë e kontratës konstatohet të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme nga arbitri, dispozitat e tjera mbesin të plotfuqishme.
4. Në rast të mospërputhjeve në mes të gjuhës ose kuptimit të ndonjë pjese të tekstit të kësaj kontrate dhe ndonjë dokument që i është bashkëngjitur kontratës, do të mbizotërojë gjuha ose kuptimi i pjesës kryesore të kësaj kontrate. Titujt e kësaj kontrate janë për ta lehtësuar referimin dhe nuk do të luajnë asnjë rol në interpretimin e kësaj kontrate.
5. Kontrata përmban mirëkuptimin e plotë të palëve, përvijon ndarjen e plotë të rrezikut ne mes tyre dhe përbën një deklaratë të plotë dhe ekskluzive të përkufizimeve dhe kushteve të marrëveshjes së tyre në lidhje me çështjet e përmendura në kontratë. Të gjitha bisedimet, marrëdhëniet, mirëkuptimet dhe marrëveshjet me shkrim a gojë të mëparshme në lidhje me këtë kontratë tani zëvendësohen nga kjo kontratë, përveç kushteve specifike për secilin produkt që mund të vendosen nga Studio Moderna në Platformë.