SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Tepsi rrumbullake Stone Legend Classic Delimano

Bëhu i pari në vlerësimin e këtij produkti
ID: 110069551 SKU: 110069551
Photo
Video
-20%

Tepsia Stone Legend Classic është ena ideale për të gatuar tava të përsosura apo për të pjekur ushqime të shijshme për tërë familjen. Ka bazë prej çelik karboni & smalti, si dhe veshje jo-ngjitëse Whitford QuanTanium, të përforcuar me grimca titani dhe guri, për t’ju siguruar rezultate të përsosura në gatim. Madhësia: 28cm.

OFERTA SPECIALE!
Tepsi rrumbullake Stone Legend Classic Delimano

Çmimi i rregullt: 39,90 €


Çmimi special: 31,92 €

Koha e arritjes: 3 ditë pune
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Tepsia Stone Legend Classic është ena ideale për të gatuar tava të përsosura apo për të pjekur ushqime të shijshme për tërë familjen. Ka bazë prej çelik karboni & smalti, si dhe veshje jo-ngjitëse Whitford QuanTanium, të përforcuar me grimca titani dhe guri, për t’ju siguruar rezultate të përsosura në gatim. Madhësia: 28cm.

Më shumë
Përshkrimi

E përshtatshme për gatim në pllaka apo edhe furrë

Tepsia ka një madhësi ideale në të cilën mund të gatuani shujta të shijshme për familjen: tavë me pulë & oriz, patate, perime, lazanja, biftekë dhe shumë më tepër. Kjo tepsi është enë shumë praktike, e dobishme dhe mund të përdoret si në furrë, ashtu edhe në pllaka.

Kombinimi i përsosur i materialeve i siguron jetëgjatësi

Kjo tepsi është pjesë e linjës sonë të re, Stone Legend Classic. Ena ka bazë prej çelik karboni & smalti, si dhe veshje Whitford Quantanium të përforcuar me grimca titani dhe guri. Të gjitha këto materiale janë kombinuar për të krijuar një tepsi të qëndrueshme. Ka madhësi 28cm.

Ju mund ta përdorni për të gatuar ushqime të ndryshme, sikurse tavë me mish, patate të pjekura, perime të gatuara me avull, oriz, sarma, kek, lazanja, pasta dhe shumë më tepër. Meqë ka sipërfaqe jo-ngjittëse, tepsia pastrohet lehtë.

Baza e tepsisë: Smalt i qëndrueshëm

Baza e kësaj tepsie përmban 3 shtresa çelik karboni, të mbështjellura me smalt, që nënkupton se ngrohet shpejt dhe e shpërndan nxehtësinë në mënyrë të barabartë. Mund të përdoret në furrë deri në 230°C, prandaj është e përsosur për tava, për të pjekur bukë, ëmbëlsira dhe jo vetëm.

Smalti është përdorur në enë për dekada me radhë, për shkak të vetive të shkëlqyera që ka:

  • Është i fortë, por i lëmuar dhe ka sipërfaqe jo-poroze
  • Është rezistent ndaj kimikateve
  • Është 100% i riciklueshëm
  • I qëndrueshëm dhe rezistent ndaj gërvishtjeve
  • Ngjyrë e cila zgjatë shumë
  • Pastrohet lehtë
  • Nuk digjet

 

Pse veshja Quantanium është kaq speciale?

Veshja Quantanium është ndër veshjet më moderne dhe më risi në treg, e cila i ka rrënjët nga një metodë shumë e vjetër e gatimit. Quantanium imiton gatimin në gur të vërtetë, pasi aliazhi përmban grimca të vërteta guri. Grimcat e gurit e ruajnë nxehtësinë dhe e përcjellin gardualisht te ushqimi, në mënyrë që lëngjet natyrale, vitaminat dhe shija të mbesin brenda ushqimit. Grimcat e gurit i japin ushqimit një shije tradicionele, sikur gjithçka të ishte gatuar në gur të vërtetë.

Veshje 5 shtresore, me grimca titani dhe guri të vërtetë

Tenxherja Stone Legend Classic përbëhet prej 5 shtresave, prej të cilave 3 janë në bazë dhe 5 në veshje të tiganit. Kjo nënkupton se veshja është shumë e trashë, por ne nuk jemi ndalur me kaq. Për ta bërë edhe më të fuqishme, kemi shtuar grimca titani dhe guri, të cilat e përforcojnë veshjen edhe më shumë.

Veshja Quantanium do të zgjasë me vite të tëra dhe është rezistente ndaj gërvishtjeve, edhe nëse përdorni vegla metalike.

E përshtatshme për të gjitha pllakat dhe furrë

Tepsia Stone Legend Classic mund të përdoret në të gjitha pllakat, përfshirë edhe ato me induksion. Po ashtu, mund të përdoret edhe në furrë, pasi që nuk ka dorezë të gjatë.

E sigurtë për mjedisin, e sigurtë për ju

Veshja Quantanium ka bazë uji, pra është e shëndetshme dhe eko-miqësore. Të gjitha materialet janë jo-toksike dhe 100% pa PFOA, prandaj asnjë kimikat i dëmshëm nuk mund të depërtojë në ushqimin tuaj. Veshja po ashtu është jashtëzakonisht rezistente ndaj gërvishtjeve, dhe nuk lejon që kimikatet të arrijnë te ushqimi, sikurse ato PTFE.

100% sipërfaqe jo-ngjitëse për pastrim më të lehtë

Më nuk do të merreni me ushqime të djegura dhe të ngjitura në enë – në këtë tepsi, ushqimi thjesht do të rrëshqasë nga sipërfaqja. Ju mund të gatuani me sasi shumë të vogël vaji, sepse tepsia ka sipërfaqe të qëndrueshme ndaj ngjitjes. Pas gatimit, thjesht vendoseni në enëlarëse ose lajeni me ujë të nxehtë dhe shampon.

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star