SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

11 gjëra që çiftet e lumtura praktikojnë t’i bejnë para se të flenë

A keni probleme me gjumin, nese po. Lexoni kete shkrim se cfar praktika duhet te ndjekim per gjume te mire. Artikull i shkruar nga Dormeo.

Koha që kaloni me partnerin tuaj para se të shkoni të fleni ka rendësi të madhe. Nuk ka rendësi sa kohë ju keni – një orë të plotë apo vetëm disa minuta. Është e rendësishme qe te ndani pak kohë per veten tuaj para gjumit, të kënaqeni me njeri-tjetrin, të bisedoni apo të shprehni dashurinë per njëri-tjetrin – kjo është e gjitha që ju duhet.

Për ketë shkak ne kemi pregatitur per juve një listë shumë të thjeshtë, disa rregulla efektive nga ekspertet. Dhe kemi shtuar disa bonuse speciale…

Mësoni se si të fleni me shpejt nga eksperti i gjumit Dormeo

Ndalni telefonin tuaj dhe mbajeni larg 

Varësia në rrjetet sociale mund të ulë nivelin e oxytocin-it (hormonit të dashurisë) në trupat tanë. Ky është një hormon që është gjithashtu I rendësishëm për jetet tona intime. Ekspertët na rekomandojnë të ndjekim rregullën e thjeshtë: pas orës 21:00, ne thjeshtë ndalim telefonin dhe e vendosim atë diku larg.

Dyshek Dormeo



Harroni punën tuaj

Kur jeni në shtrat, bëni më të mirën tuaj duke e harruar krejtësisht punën dhe ndaloni të kontrolloni emailin e punës. Do të ishte shumë mirë të kaloni kohën tuaj duke u fokusuar terësisht tek partneri juaj dhe duke u relaksuar, kjo do t’u ndikoj në produktivitetin tuaj të nesërmen. Bisedat intime ju ofrojnë juve një çasje emocionale dhe ju bëjnë të harroni problemet krejtësisht.
Kshtuqë harroni punën, problemet financiare ose temat e tjera që mund të ju shkaktojnë juve ose të dashurit tuaj shqetësime të ndryshme.

Shkoni në shtrat në kohën e njejtë më të dashurin tuaj

Shume çifte nuk e shohin njëri-tjetrin gjatë ditës, që si rezultat mund të ju sjell që të mos shkoni në shtrat në kohën e njejtë. Psikologët thonë se çiftet e lumtura pastrojnë dhembët e tyre se bashku, pastaj shkojnë në shtrat se bashku. Kjo I ndihmon ata të ruajnë ngrohtësinë dhe intimitetin në lidhjet e tyre.

dyshek Dormeo per cifte

Mbani një rutinë

Nëse i qendroni rutinës se njejtë çdo natë para se të fleni, ju do të fleni me mirë. Truri juaj ndjek një rutinë tashmë të njohur per ta dhe pranon sinjale qe ju tregon atyre qe ka ardhur koha e gjumit, gjë që pregatit trupin tuaj për pushimin e natës. Nëse ndiçni rutinën si partneri juaj, kjo do të shtyjë trupin tuaj të bëhet më i qendrueshëm dhe më intim.

Bëni biseda të sinqerta

Është e rendësishme t’i jepni vemendje ndjenjave të të dashurit tuaj. Nuk duhet që patjeter të jepni këshilla ose të gjeni zgjidhje të problemeve tuaja.
Nganjeherë gjithçka që ju duhet është të flisni, të bëni një bisedë të këndshme që do të ngjall tek partneri juaj ndjenjën e afërsisë dhe mbështetjes që ju ndjeni.

Psikologët rekomandojnë që ju t’u shfaqni partnerit tuaj emocione pozitive mu para se të flini. Do të ju ndihmoj të perfundoni ditën tuaj mbarë dhe të fleni më mirë. Gjithashtu, ka një efekt pozitiv në disponimin tuaj të pergjithshëm.

Mundohuni të harroni gjithçka që ndodhë gjatë një dite, lini të gjitha problemet dhe brengat në derën e dhomës tuaj të gjumit. Tregoni partnerit tuaj që ju e doni. Ka shumë rendësi që ju të jeni serioz dhe të sinqrtë në shprehjen e emocioneve tuaja.

Mos argumentoni në shtrat dhe mos filloni tema të pakëndshme

Psikologët paralajmërojnë se këto tema nuk janë aspak të përshtatshme për kohën e gjumit. Argumenti nuk do t'ju ndihmojë të zgjidhni problemet tuaja. Përveç kësaj, do të jetë më e vështirë për ju të bini në gjumë, dhe ju do të përfundoni duke u ndjerë në depresion të nesërmen.

Mos i lini fëmijët të flejnë në dhomën tuaj të gjumit

Përjashtimi i vetëm i kësaj rregulle është kur një fëmijë ka ankthe - ju mund t'i lini ata të bien në shtratin tuaj në atë rast. Në të gjitha rastet e tjera, gjumi juaj duhet të jetë hapësira juaj private. Ju duhet të siguroheni se është vetëm për të dy, pasi që është e vetmja mënyrë për të ruajtur intimitetin tuaj.

Mos e ndani shtratin me kafshët tuaja

Një hulumtim nga Universiteti i Kanzas tregon se 63% e njerëzve që ndajnë shtratin me kafshët e tyre nuk bëjnë një gjumë të mirë natën. Macja ose qeni juaj thjesht nuk mund të fle gjatë gjithë natës, gjë që gjithashtu ndërhyn në gjumin tuaj.

dyshek Dormeo per cifte imemory

Mos pini alkool dhe mos pini cigare para gjumit

Shumë çifte pinë një gotë verë para se të shkojnë në shtrat për të siguruar një atmosferë romantike. Por koha që trupi juaj kalon duke e tretur alkoolin, ndikon keq në gjumin tuaj. Kjo është arsyeja pse ju do të jeni shumë më të lodhur dhe të çuditshëm, dhe shumë më pak të fokusuar në mëngjes.

Alkooli gjithashtu rrit mundësinë e gërhitjes, ndërsa nikotina në cigare rrit mundësinë e pagjumësisë.

dyshek Dormeo per cifte

Bëni njëri-tjetrit masazh

Ekspertet nga organizatat e gjumit konfirmuan që një masazh e duhur relaksusese para se të shkoni në gjumë mund të stimuloj kualitetin e gjumi tuaj, të largoj merzinë dhe vazhdimisht ju afron juve me tepër.

Mos harroni pjesën e perçafimeve dhe puthjeve

Kurr mos harroni ti jepni partnerit tuaj një puthje para se të shkoni në shtrat, ose të kaloni një kohë të shkurtër duke u ledhatuar para se të fleni. Është shume relaksuse dhe zgjon emocione pozitive. Psikologët thonë se çiftet që mbajnë njeri-tjetrin derisa janë duke fjetur, kanë mardhënie të mrekullueshme.

Këshillat bonus si te flini me mire nga experti i gjumit Dormeo

Dormeo ju propozon që ju të flini në dyshek ku ju dhe partneri juaj jeni të kenaqur me fortesine e dyshekut. Po si të ja bëni që në një dyshek të keni fortësi të ndryshme të dyshkeut këtë problem ka zgjidhur Dysheku Imemory S Plus  ku mund të rrotulloni dyshekun në fortësi të ndryshme.

Nëse ju vuani nga insomnia, sigurohuni të ndërroni disa gjëra në stilin tuaj të jetës:

  • Mos pini kafe në mesditë
  • Zgjohuni herët
  • Mos hani asgjë para se të shkoni në shtrat
  • Bleni vetes një dyshekë te shtrenjtë të mirë, që ju ndihmon të flini në gjumë
  • Mos bëni ekstra gjumë në fundjavë
  • Lini të gjitha pajisjet elektronike jashtë dhomës se gjumit
  • Sigurohuni që gjithmonë të keni mjaftueshëm ajr në dhomën tuaj të fjetjes
  • Lahuni në ujë të ngrohtë para se të fleni
  • Sigurohuni qe nuk punoni më vonë se 21:00
  • Mos pini shumë uje para se të shkoni në gjumë