- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Seksi oral Nëse e filloni mëngjesin me orale, tërë dita do t’ju jetë fenomenale. Megjithatë, mos harroni t’i thoni partnerit që nuk keni kohë që edhe ju t’ia ofroni të njëjtën gjë, por do ta lini sapo të ktheheni nga puna.
Seksi Nëse keni diç më shumë kohë në mëngjes, seksi është zgjimi më i mirë që mund t’ju ndodhë, transmeton Telegrafi. Ndonëse, në mëngjes ka gjasa të jeni në situatë që të mos mund t’i hapni sytë pa pirë një kafe, thojani këtë partnerit.
Dushi Edhe pse dushi zakonisht rezervohet për orët e vona të natës, rikujtojani që ndonjëherë do të dëshironit të zgjoheshit pranë vaskës plot shkumë dhe thoni që do të bënte mirë që t’ju shoqëronte edhe ai.
Kafjalli Femrat mrekullohen kur partneri gatuan për to, ndërkaq një shenjë e vogël kujdesi, siç është gatimi i kafjallit, pa dyshim femrën e bën që të ndihet si mbretëreshë.
Kafeja në krevat Kafeina gjithashtu shton libidonë. Prandaj kafja në krevat mund të jetë motivim më i madh për të bërë seks.
Puthja në ndarje Mos harroni të putheni para se të niseni në punë, mirëpo ajo puthje le të jetë e gjatë dhe me plot afsh, në mënyrë që të dytë tërë ditën me padurim të prisni kthimin në shtëpi