- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Pagjumsia dhe çrregullimet e gjumit janë dy gjëra që shumica nga ne i kemi përjetuar të paktën njëherë. Secili nga ne i ka metodat e veta për ti trajtuar këto probleme. Disa njerëz përdorin barëra të ndryshme, të tjerët i shtojnë aktivitetet sportive, dhe disa të tjerë përmirësojnë mënyrën e të ushqyerit.
Tre faktorët kryesor për gjumë të mirë janë: errësira, qetësia, dhe freskia. Për t’i krijuar vetës një ambient të mirë gjumi, ju duhet të:
Një dhomë gjumi e freskët dhe e errët do të përgatisë trupin tuaj për gjumë kualitativ dhe të gjatë.
Nëse shpesh gjatë natës nuk jeni të qetë dhe keni vështirësi të flini gjumë, arsyeja mund të jetë se keni shumë energji të akumuluar që nuk e keni shpenzuar gjatë ditës. Kjo është edhe arsyeja pse ne ju sygjerojmë të bëni ca ushtrime të lehta në mëngjes, kështu që energjia ditore e juaj të shpërndahet barabartë dhe të mos keni energji të tepruar gjatë natës. Gjithashtu, ushtrimet në mëngjes forcojnë imunitetin dhe lehtësojnë mendjen tuaj.
Në këtë mënyrë ju do të ndryshoni ndjenjën e padëshirueshmë që ju mban zgjuar gjatë netëve në ndjenjë lodhjeje që ju ndihmon të flini. Ju do të doni të pushoni dhe gjumi do të ju forcoj.
Keni kujdes me ushqimin tuaj!
Ndaloni pirjen e kafës dhe pijeve tjera me kafeinë gjatë natës. Efektet e kafeinës mund të zgjasin deri në 7 orë, dhe kjo është arsyeja pse ne ju rekomandojme të mos pinë më kafe pas pasditës. Çokollatat dhe pijet e gazuara kanë efekte të ngjashme.
Hani darkë së paku 2 orë para se të flini gjumë dhe disa minuta para se të pushoni.
…edhe nëse mund të duket e pamundur. Shumica nga ne mendojmë për punën për shumë gjatë edhe mas orarit të punës. Mundohuni të largoni mendjen nga puna dhe fokusohuni të pushoni. Stresi ka efekt negative në shëndetin tonë – ai ndikon në imunitetin tonë, na bën të sëmuhemi më lehtë, të humbim apetitin dhe të mos na zë gjumi.
Nëse thjesht nuk mund të flini 8 orë të plota, duhet t’a adaptoni trupin tuaj me një ritëm të ri të organizuar. Personat që zakonisht shkojnë në shtrat rreth orës dhjetë në mbrëmje (dhe ju duhen edhe 30 minuta që t’i zë gjumi) duhët t’a vendosin alarmin në orën gjashtë e gjysmë në mëngjes…p.sh. gjysmë ore më vonë
Në këtë mënyrë ju do të mundësoni vetës që përnjëmend të flini 8 orë, dhe njëkohësisht mësoni trupin tuaj me një rutinë gjumi.
Kjo do të duhej të ishte këshilla më e thjeshtë, por përmbajtja e këtij veprimi është më e vështira. Kjo është arsyeja pse ne ju rekomandojmë të largoni televizorin nga dhoma e gjumit krejtësisht. E njejta gjë vlen edhe për kompjuter dhe pajisje tjera elektronike që mund të ju shqetësojnë.
Shumë njerëz mendojnë që televizori i ndihmon ata të flejnë, por studimet tregojnë të kundërtën. Personat që shikojnë televizor para se të shkojnë të flejnë i zë gjumi më vonë se ata që nuk shikojnë.
Dhe për dallim nga kjo, filmat horror dhe filmat që kërkojnë vëmendje dhe koncentrim të shtuar, ju bënë të flini edhe me më shumë vështirësi dhe në të njejtën kohë rrezikoni të shihni ëndrra të padëshirueshme.