SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

9 faktet më interesante rreth gjumit

Shkenca e gjumit është një shkencë moderne pasi që të gjitha informacionet rreth gjumit janë fituar këto 25 vitet e fundit.

1) Ushtarët e Britanisë së Madhe mund të rrinë për më shumë se 36 orë pa gjumë    

Kjo për shkak se disa hulumtues të Ministrisë së Mbrojtjes Britaneze kanë injektuar disa fibra optike që nuk i lejon ushtarët të flenë. Ky sistem për herë të parë është përdorur në pilotët e SHBA-së gjatë kohës së bombardimeve në Kosovë.  

2) Nëse juve ju merr gjumi brenda 5 minutave kur shkoni për të fjetur, kjo do të thotë se ju keni probleme të pagjumësisë.    

Kjo për shkak se periudha ideale për të të zënë gjumi është mes 10 dhe 15 minutave, që do të thotë se ti je ende i lodhur për të fjetur thellësisht, por jo aq i lodhur sa të ndihesh i përgjumur gjatë ditës.  

3) Disa lëvizje të syve gjatë fazës REM, korrespondojnë me lëvizje specifike në ëndrra    

Kjo do të thotë se disa lëvizje të syve na lenë të kuptojmë se procesi i ëndrrave është pak a shumë i ngjashëm me atë të shikuarit një film  

4) Elefantët flenë në këmbë    

Elefantët flenë në këmbë gjatë fazës JO-REM, por gjatë fazës së gjumit REM ata shtrihen në tokë.  

5) Disa shkencëtarë besojnë se ne flemë që ti ndreqim përvojat në memorien afat-gjatë    

Kjo do të thotë se ne ëndërrojmë gjëra të cilat ja vlen ti mbajmë në mend.  

6) Rekordi për kohën më të gjatë pa gjumë është 18 ditë, 21 orë e 40 minuta    

Personi që e kishte thyer këtë rekord kishte thënë se ai kishte përjetuar halucinacione, paranoja, vizion të turbullt, probleme me të folurit etj.  

8) Shotat e mbajnë vetëm gjysmën e trurit në gjumë    

Si pasojë e rrezikut të sulmeve nga grabitqarë të ndryshëm, shotat janë të afta ti përshtatin nevojat e gjumit dhe mbijetesës duke i balancuar ato, që do të thotë se gjysmën e trurit e mbajnë zgjuar ndërsa tjetrën në gjumë.  

9) Detajet rreth gjumit i kemi marrë vesh shumë vonë    

Thuajse çdo zbulim që e dimë rreth gjumit, shkencëtarët e kanë zbuluar vetëm gjatë këtyre 25 viteve të fundit