SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Çfarë është Aromatherpay ?

Gjëja më e mirë që mundemi t’ju rekomandojmë është e ashtuquajtura aromaterapia e cila përmban vajra esenciale, masazh të butë e cila zbatohet për të relaksuar trupin në mënyrë që trupit tuaj t’i kthehet balancimi energjik.
Një masazh e tillë mund te realizohet me anë të gurëve vullkanik dhe quhet ‘Hot-stones massage’. Kjo është edhe një ndër trajtimet të cilat do të ndihmojnë në largimin e celulitit. Celulit është një armik dinak për këtë arsye duhet që atë të parandalojmë që gjatë kësaj periudhe të ftohtë të mos përhapet edhe më tej në trupin tone.
Ekzistojnë një sërë trajtimesh në luftimin kundër celulitit, dhe kjo periudhë e vitit është një fillim i duhur në luftën kundër këtij armiku të madh ndaj bukurisë femërore.

Trajtimi: Përzierje e kafes, sheqerit dhe vaniljes. Kafeja ka veti të forta antioksiduese, kurse sheqeri luan rolin e një shtresuesi duke i dhënë shkëlqim e butësi. Vanilja shton një parfum qetësues duke krijuar një aromaterapi në kushtet e shtëpisë.

Çfarë ju nevojitet: Një e katërta e filxhanit me vaj ulliri, një lugë çaji me ekstrakt vaniljeje, gjysmë filxhani kafe të freskët të bluar dhe një filxhan me sheqer.

Përgatitja: Në një gotë të vogël/tas, përzieni vajin e ullirit dhe ekstraktin e vaniljes. Në një tas të veçantë trazoni përzierjen me sheqer dhe kafe.

Përdorimi: Zbuteni lëkurën në ujë të ngrohtë për 5-10 minuta. Bëni një masazh të vogël me përzierjen në pjesët e nevojshme të trupit duke masazhuar në mënyrë rrethore. Bëni një dush për të hequr përzierjen nga trupi duke përdorur një xhel për dush.

Shënim: Mos përdorni për fytyrën tuaj ose në ndonjë pjesë tjetër të trupit ku lëkura është e ndjeshme.

Këshillohet: Një herë në javë. Nëse keni lëkurë shumë të thatë, mund ta përdorni edhe dy herë në javë.