SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Çfarë mesazhi na thonë lulet?

Edhe pse ne ndoshta nuk jemi të vetëdijshme, lulet janë pjesë e karakterit tonë. Lulet e ndryshme që ne i dhurojmë në ditëlindje, dasma, ose kur dikush sëmuret krejt simbolizojnë dicka dhe janë të tregues i thellë i karakterit tonë.

Lulet janë më shumë se vetëm një dekorim

A e dini që një trëndafil nuk prezanton gjithnjë mirësi? Çfarë po përpiqet të komunikojë dikush që ju dhuron një tulipan? Lulet, nese i kuptojmë janë shumë më shumë se vetëm një dekorim.

Trëndafili

Lulja që më së shpeshi i dhurohet njerëzve definitivisht është trëndafili. Bima e ka origjinen nga Azia, ku është rritur para mijëra viteve dhe civilizimet e konsideruan si akti i Zotit. Tani, trëndafili konsiderohet si imazh i bukurisë dhe dashurisë, dhe rëndësia e saktë varet nga ngjyra e saj.

Simbolizmi i ngjyrave

Trëndafilat e kuq janë symbol i dashurisë dhe pasionit, një lloj mesazhi për njeriun që e doni, dhe prezanton kurajo dhe respekt.

  • Trëndafili i bardhë simbolizon bukuri dhe dashuri të vërtetë, dhe së fundi edhe simbolizon qetësinë mendore. Nese lulja është e mbyllur, kinse do të thotë që vajza është shumë e re për lidhje serioze.
  • Trëndafilat e kuq dhe të bardhë së bashku prezentojnë bashkim, mirëkuptim, dhe plotësim.
  • Trëndafilat e portokallta prezentojnë dëshirë të zjarrtë dhe entuziazmin.
  • Trëndafilat e verdhë prezentojnë shoqëri, kënaqësi, lumturi nganjëherë edhe xhelozi. Nese e kombinoni me një trëndafil të kuq ajo nënkupton mendjehapësi.

Dashuri apo thjeshtë simpati?

Në përgjithësi ngjyrat e bardha konsiderohet që prezentojnë butësi, simpati, dhe shoqëri. Ndërsa ngjyrat më të mbyllura zakonisht përqojnë mesazhe më të forta.Një trëndafil me ngjyrë të pembe të qelur prezenton admirim dhe butësi, ndërsa me ngjyrë të pembe të errët prezenton mirënjëhje dhe respekt.

Sasia ka rëndësi

Ja vlen të përmendet që një trëndafil i vetëm prezenton thjeshtësi, ndërsa 2 lule të bashkuara shpallin fejesën ose martesën e ardhshme. Një tufë trëndafilash ende të pa qelura simbolizon rini dhe pafajshmëri, ndërsa kur trëndafilat janë komplet të hapura ato nënkuptojnë mirënjohje ose dashuri.

Një karafil për emocione të thella

Një karafil prezenton pajtim dhe emocione shumë të thella, e sidomos shoqëri shumë të ngushtë. Ngjyra e bardhë nënkupton lumturi ose dashuri, ndërsa e kuqja pasion dhe dashuri. 7 karafila të kuq duhet ti ipen dikujt qe doni të ja fitoni zemrën. Ndërsa një karanfil i pembe e prezenton dashurinë e përjetshme të nënës dhe në vete sjell mesazhe të kujtimeve të përjetshme.

Lulebora e pafajshme

Me qenë se lulebora është një lule që rritet në fusha, ajo prezenton pastërti, pafajsi, besnikëri edhe durim. Kjo lule e cila ka qenë e njohur për shumë mileniume, e kanë përdorur sidomos Egjiptianët për të dekoruar produktet e qeramikës, ndërsa piktorët e kohës mesjetare e kanë përdorur si motiv. Rekomandohet që lulebora ti ipet një personit të lumtur, optimist dhe të ndershëm.

 
Një zambak për plleshmëri dhe besnikërisë

Në përgjithësi zambaku është symbol i fertilitetit, pastërtisë, menqurisë, besimit dhe bukurisë. Një zambak i portokallt prezenton urrejtje, e bardha pafajsi dhe pastërti, dhe e verdha mirënjohje dhe kënaqësi.  

Besnikria, dashuria dhe përkushtimi gjithashtu mund të shprehen me një manushaqe

 
Dashuria perfekt

Shumë njerëz gabimisht besojnë se shtëpia e tulipanëve është Holanda. Kjo lule në fakt ka origjinën nga Perandoria Osmane, ku ajo ishte e lidhur me emocione të mrekullueshme. Më vonë, tulipanët u janë atribuar mallit dhe dashurisë të përsosur.

 
Dëgjoni mesazhin e fshehur

Lulet ende mbajnë një rëndësi të madhe simbolike. Kur ju merrni një lule nga dikush, ju  do të jeni në gjendje për ti kuptuar mendimet e personit të dashur. Kur të ndaleni në lulishte herën tjetër kushtoni vëmendje mesazhit të tyre simbolik përveç ngjyrave dhe bukurisë e tyre.