SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Çfarë ndodhë kur nuk i pastroni rregullisht çarçafët?

Të gjithë jemi të ndyrë. Të shpifur, me të vërtetë. Dhe, as kënaqësia e të qëndruarit nën një çarçafë të freskët nuk do të na bindë të mos jemi dembel, të qohemi dhe t’i fusim çarçafët në makinën e larjes. Veprat tona johigjienike i arsyetojmë duke i thënë vetes se kjo është vetëm përtesë e pafajshme. Po, çarçafët janë të papastër. Çfarë ka rëndësi?

 

Duhet të keni parasysh se mos pastrimi i çarçafëve shpinë në pasoja të tmerrshme në shëndetin tonë. Ekspertja e pastrimit Mary Marlowe Leverette ka thënë për ATTN se kur nuk i pastrojmë çarçafët, shumë substanca të papastra fillojnë të ndërtohen në shtratin tonë – djersa, vajrat e trupit, bakteret e fituara gjatë ditës, pështyma, urina, lëngjet seksuale etj. Many tregon se nëse çarçafët nuk pastrohen rregullisht dhe personi që flenë në shtrat ka ndonjë plag të hapur, të gjitha ato substanca të papastra mund t’i dhurojnë atij një infeksion. Veç kësaj, çarçafët e papastër përmes proceseve të ndryshme mund të shkaktojnë edhe probleme me frymëmarrjen (veçanërisht për njerëzit që kanë probleme me astmën). Aq më e gjatë që është koha që nuk i keni pastruar çarçafët, aq më e vështirë bëhet për t’i hequr qelizat e lëkurës, lëngjet dhe gjërat tjera që gjenden në shtrat. Sidoqoftë, e mira e krejt kësaj është se ka zgjidhje shumë të thjesht: vetëm patroni rregullisht çarçafët.  
Rekomandohet t’i pastroni çdo javë me përdorimin e ujit të nxehtë, sepse uji i nxehtë i vranë të gjitha bakteret.