- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Muaji i dytë i vitit është zyrtarisht muaji më i keq për gjumë dhe na nevojiten tetë minuta më shumë për të fjetur dhe gjithsej dhjetë minuta jemi më gjatë të zgjuar gjatë ditës se sa gjatë muajve tjerë në vit, shkruan Daily Mail, transmeton Koha.net. Për këtë arsye 68 për qind e njerëzve në muajin shkurt ka më pak energji dhe 28 për qind janë depresiv, ndërsa femrat janë në veçanti të prekura nga mungesa e gjumit.
Shkencëtarët pohojnë se si për kualitetin e keq të gjumit fajtor është kombinimi i faktorëve, më së pari i ditëve të gjata, të errëta dhe të ftohta, mungesa e ajrit të freskët në shtëpitë e ngrohura dhe mungesa e lëvizjes.
“Këto rezultate tregojnë që shumica e njerëzve ka më shumë probleme me gjumë në dimër se sa në muajt pranverorë dhe verorë, ndërsa lodhja dhe përgjumja janë dukuri normale”, – ka thënë udhëheqësi i studimit, profesor Colin Espie.
Ai shton se si gjendja do të përmirësohet më shpejt dhe me zgjatjen e ditës qysh prej marsit shumica e njerëzve do të flenë më mirë.