- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Simptomat
Alergjia mund te shfaqet te çdo person ne çdo moshe dhe pa diferenca ne seks, ndonjehere shfaqet dhe ne aparatin e ngrenies me diarre, te vjella. Nje nga simptomat e para te alergjise se syve eshte kruarja qe ndihet ne sy, skuqje dhe fryrje te qepallave se syrit dhe shtim i sekrecioneve (loteve). Kur ne mjedis ndodhen shkaktare te kesaj semundjeje, mund te ndodhe ajo qe quhet alergji kronike. Kjo alergji sjell reaksione ne qepallat e syrit, zgjerim te fryrjes dhe krijimin e zonave te infeksionit kronik.
Shkaktaret
Shkaktaret e kesaj semundjeje jane disa lende qe gjenden ne mjedis, te cilat shkaktojne reaksion me syrin, sidomos me konjunktiven(qepallat) qe permban qeliza si basophili dhe mastcellsi, qe sjellin sekretimin e lendeve qe shkaktojne reaksionet infektive dhe alergjike shtese, si histamina, ose qe shkaktojne alergji te vonuar dhe kronike.
Disa keshilla per te shmangur alergjine e pranveres
- Tretni ne uje nje derivat bimor rebels migrum ne mengjes sapo zgjuar dhe ne pasdite per tre muaj rresht. - Diete me vitamina C, B, K, te dobishme per irritimin e syrit.
- Te evitohen ushqime qe kane ne etikete aroma natyrore.
- S'duhen marre ilaçe pa konsultuar mjekun.
- S'duhet te pihet cigare dhe te evitohen ambientet ku pihet duhan
- Te ndiqen rregulla te rendesishme per jeten: te flihet 8 ore ne nate; te hahet tri here ne dite; çlodhja ose ndalimi i punes per te pakten çerek ore kur ndihesh i lodhur; aktiviteti fizik javor; gjetja e kohes se lire per t'ia dedikuar vetes.
- Te mesohet te mos luftohet me emocionet e vetes.
- Te kihet kujdes ne ditet e thata dhe me ere, sepse me kete klime perqendrimi i polenit ne ajer eshte ne maksimum.
- Te zgjidhet vendi i pushimeve ne det dhe jo ne mal, sepse ne det polenet jane me pak te pranishme, ndersa ne mal kjo ndodh mbi 2000 metra.
- Te ndiqet kalendari dhe te dhenat per perqendrimin e polenit ne ajer te shperndara vit per vit.
-Dysheket dhe mbulesat mund te mbajne deri ne 10 milion akariene qe ndikojne ne zhvillimin e alergjis duhet te jeni te kujdesshem gjate perzgjedhjes se dyshekut