SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Do blej një dyshek. Çfarë duhet të marr parasysh?

Këshilla për zgjedhjen e dyshekut

Është koha për një dyshek të ri. Në pjesën më të madhe të kohës, njerëzit e përdorin këtë pjesë kur sustat kanë filluar duke u vrarë shpinën dhe mbulesa e dyshekut duket sikur eshtë zhytur në një kovë më ujë nga djersët, kur sipërfaqja e dyshekut eshtë bërë gropa- gropa. Por pse të vuani kaq shumë? Në ditët e sotme mundësitë për të zgjedhur dyshekun janë të shumta. Por, zgjedhja e  dyshekut të duhur nuk është edhe aq e vështire sa duket. Ju thjesht duhet të keni parasysh disa fakte të cilat mund ti merrni në konsideratë.

Zgjedhja e një dysheku

Shumë shpesh, edhe pse pa dëshirë, ne bëhemi robër të shëndetit jo të mirë. Nëse flini në një dyshek të vjetër, atëhere me siguri ju vuani nga pagjumësia, ju nuk do të çlodheni, do të ndjeni dhimbje shpine sikur keni fjetur në një shinë treni.

Jemi dakort - dyshekët kushtojnë më shumë se buka, por bukën do ta mbaroni shpejt, ndërsa dysheku do t’ju nevojitet për shumë vite. Nëse pjestoni çmimin e dyshekut me ditët që ju do ta përdorni, do të kuptoni se dysheku do t’ju kushtojë disa qindarka për ditë.  Një dyshek i mirë = gjumë i mirë = shëndet i mirë.

Madhësia e dyshekut

Dysheku i duhur duhet ta kalojë gjatësinë tuaj të paktën me 20 centimtra. Gjerësia e rekomanduar e dyshekut të duhur eshtë 90 centimetra për person. Nëse dysheku është shumë i ngushtë ju do të bezdisni njëri tjetrin nëse flini më partnerin. Nëse nuk keni në plan të ndryshoni shtratin tuaj por vetëm dyshekun, matni përmasat e tij në mënyrë që të blini dyshekun në madhësinë e duhur.

Pozicioni i fjetjes dhe fortësia e dyshekut

Kur zgjidhni një dyshek, duhet të mërrni parasysh pozicionin e fjetjes. Në disa pjesë të trupit do të ushtrohet më shumë presion dhe prandaj ju nevojiten fortësi të ndryshme dysheku. Nëse flini me shpinë, një dyshek i fortë do të ishtë ideali për ju. Shpina ka nevoje për mbeshtetjen e duhur kur shtriheni me shpinë. Nëse flini anash, ju nevojitet një dyshek më i butë që do t’ju mbështes legenin dhe shpatullat. Nëse flini anash, një dyshek i fortë nuk do të ishtë i rekomandueshëm për ju, sepse mund të ushtroni më shumë presion në disa pjesë duke rritur presionin e gjaku, rritja e tij prish gjumin e mire dhe do t’ju bëjë të zgjoheni.

Nëse ju pëlqen të flini anash, ju duhet të siguroheni që dysheku t’ju përshkojë formën e trupit. Një dyshek  i favorshëm do të kishte një shtresë të sipërme të butë, e cila do të përshkojë  pjesën e gjoksit dhe një shtresë të poshtme të fortë. Në këtë mënyrë, shpina do të ketë mbështetjen e duhur dhe kyçe dhe muskujt nuk do të jenë të mbingarkuar.

Çmimi

Pjesa më e madhe e njerëzve shpenzojnë më shumë në blerjen e një shtrati elegant sesa në blerjen e një dysheku të mire. Dhe është për të ardhur keq. Fundja, ju flini në një dyshek dhe jo në kornizën e shtratit! Nëse keni dyshimë mbi vendimin tuaj, konsultohuni me agjentin e shitjeve i cili ndodhet në dyqan. Ka mundesi që ata të kenë dëgjuar për reagimet mbi dyshekët që shesin, dhe pa dyshim ata do të jenë të aftë t’ju këshillojnë për dyshekun e duhur.

Hiqni qafe çdo lloje pengese

Ktheheni dhe rrotulloheni, nuk mund t’ju zere gjumi? Mundohuni të përgjigjeni, pse ndodh kjo? Ndoshta sepse dysheku juaj eshtë shumë i ngrohtë, mban era djersë dhe ka pluhur? Ju lutemi, mos bëni të njëjtin gabim dhe zgjidhni një dyshek që nuk mbledh pluhur, bakterie dhe erëra të pakëndshme.

Këshilla speciale

Dyshekët e butë rekomandohen për bebet në mënyrëe që ti sigurojnë mbështetjen e duhur për shpinën e cila është në rritje. Dyshekët për fëmijë duhet të jenë të lehtë.

Rekomandohet që adoleshentët të flenë në një dyshek të butë që do të mbrojë kyçet nga presioni. Rrjedhja e gjakut është më e shpejtë kur flini mbi një dyshek të butë.   

Gratë shtatëzëna flenë në shpinë, prandaj legeni mban presionin më të madh, ndaj një dyshek i butë eshtë më i miri për to.