SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Dormeo fitues i medaljes “Best Buy Award”, në kategorinë e dyshekëve

Best Buy Award edhe një herë konfirmon se Dormeo ka cilësinë më të  lartë të dyshekëve në tregun e Kosovës.

Gjumashët e Kosovës kanë zgjedhur Dormeon  si të preferuarine tyre kur vjen fjala për Dysheket ,duke bere Dormeo të jetë fituese e medaljes “Best Buy Award” në kategorinë e Dyshekëve për 2017/2018. Best Buy Award edhe një herë konfirmon se Dormeo ka cilësinë më të  lartë të dyshekëve në tregun e Kosovës.  

Ne jemi shumë nderuar për besimin e konsumatorëve tanë dhe qëndrojmë te motivuar që të udhëheqim tregun me produkte inovative dhe cilesore. Këto rezultate janë nxjerrë nga sondazhi i parë i kërkimit i Best Buy Award në Kosovë, i cili u krye nga organizata zvicerane ICERTIAS – International Certification Association GmbH.

Organizata matë përvojat dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve me raportin midis çmimit dhe cilësisë të produkteve dhe shërbimeve të tregtuara. Hulumtimi u krye për Kosovën në Janar të vitit 2017. Misioni i kërkimeve nga Best Buy Award është të fitohen njohuri mbi përvojat e përdoruesve dhe perceptimit të produkteve dhe shërbimeve që klientët çmojnë dhe që ofrojnë raportin më të mirë të çmimit dhe cilësisë (i ashtuquajtur Best Buy).

Për 15 vite, ne ju sigurojmë gjumin më të mirë juve dhe familjes tuaj, duke sjellur vazhdimisht zgjidhje të reja dhe inovative për të ju mundësuar cilësi më të lartë të jetës. Qëllimi ynë është që të vazhdojmë të jemi eksperti juaj i gjumit dhe vazhdojmë përmirësimin e komoditetit tuaj të përgjithshëm të jetesës.

Dëshira e ditëlindjes tonë është që çdo ditë të jetë dhurata e një gjumi të mirë për JU. Kam nderin që të ju ftoj të gjithë juve që të na bashkoheni nga e gjithë bota në festimin e ditëlindjes së Dormeo-s. Faleminderit për besimin tuaj, që jeni inspirimi ynë dhe që na keni dhënë mundësinë për t'u rritur bashkë me ju!

Historia e Dormeo-s filloi 15 vite më parë. Që nga viti 2002 Dormeo është rritur në një brend të njohur ndërkombëtarisht dhe është bërë sinonim i vërtetë i gjumit të mirë.   Ju, klientët tanë besnik, jeni bashkëautorët e historisë sonë të suksesit dhe për këtë arsye festa e përvjetorit tonë është poashtu edhe festa juaj. Ju keni qenë gjithmonë inspirimi ynë dhe ne shpresojmë se ne gjithashtu do të ju inspirojmë juve me produktet tona.