- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Kur dilni për të blerë dyshek të ri, mund të ndodhë që të dëgjoni një numër termesh apo fjalësh që s’i keni ditur më parë. Kjo mund ta bëjë më të vështirë edhe procesin e përzgjedhjes së dyshekut të duhur. Ortopedik dhe ergonomik janë dy termet më të përdorura kur vjen puna te dyshekët. Le t’ia hedhim një sy se ku qëndron dallimi dhe cilat janë dobitë nga dyshekët ortopedikë dhe ergonomikë.
Ortopedia është një fushë e mjekësisë që kryesisht merret me studimin dhe trajtimin e sistemit muskuloskeletal. Kjo kryesisht përfshin pjesët e trupit sikurse shtylla kurrizore, nyjet dhe muskujt. Ortopedia kryesisht merret me korrigjimin e çrregullimeve dhe deformimeve që lidhen me sistemin muskuloskeletal: për këtë arsye është shumë e rëndësishme për trajtimin e dhimbjes së shpinës.
Kujdesi ortopedik përdorë një numër teknikash për trajtimin e dhimbjes, sikurse trajtimi manual dhe terapia fizike, për të trajtuar çrregullimet e shtyllës kurrizore. Këto përfshijnë dhimbjen kronike të shpinës, skoliozën dhe mosfunksionimin e nyjeve sakroiliake.
Qëllimi kryesor i një dysheku ortopedik ështa që ta “detyrojë” trupin tuaj të qëndrojë në një pozitë të duhur, në mënyrë që ta rregullojë ndonjë problem që mund ta keni me sistemin muskuloskeletal. Pra, një dyshek që konsiderohet ortopedik, e detyron trupin të mbajë shtrirjen e duhur, me qëllim korrigjimi. Andaj, një dyshek ortopedik duhet ta ndihmojë trupin ta arrijë relaksimin e duhur të muskujve.
Edhe pse plot dyshekë i prezentojnë dhe shesin si ortopedik, nuk është gjithmonë ashtu. Që një dyshek të jetë ortopedik, duhet t’i ketë një numër karakteristikash, sikurse një sipërfaqe të qëndrueshme, mbështetëse dhe të fortë, materiale cilësore dhe një bërthamë fleksibile, e cila i përshatet formës apo konturës së trupit.
Ergonomia është një disiplinë e bazuar në shkencë, e cila kombinon njohuritë nga fusha të ndryshme, sikurse anatomia, fiziologjia, psikologjia, inxhinieria dhe statistikat. Kjo është bërë me qëllim që të sigurojë se modelet apo dizajnet i plotësojnë fuqitë dhe aftësitë e njerëzve. Për ta thënë më thjesht: në vend se të presim që njerëzit t’i përshtaten dizajneve apo modeleve që i detyrojnë të qëndrojnë në pozita të parehatshme, ergonomia përpiqet të krijojë modele që i përshtaten njerëzve që i përdorin ato. Andaj, një dizajn i mirë ergonomik, krijon një më mjedis të përshtatshëm për punë apo gjumë.
Tashmë është e ditur se mjedisi ku flini luan rol vendimtar në cilësinë e gjumit. Kur flemë, trupi ynë është i ngjeshur nga graviteti në një mënyrë tërësisht ndryshme nga ajo kur jemi zgjuar dhe qëndrojmë drejt. Për këtë arsye kemi nevojë për një dyshek që tërësisht e mbështetë trupin tonë. Një dyshek ergonomik mund t’i përshtatet formës së shtyllës kurrizore dhe trupit në përgjithësi, në mënyrë që të mundësojë shtrirje sa më natyrale të shtyllës. Në këtë mënyrë, parandalon dhimbjet dhe shton rehatinë gjatë gjumit.
Nuk ka dyshim se një dyshek ortopedik ka dobi të shumta, megjithatë, ne ju sugjerojmë që të fokusoheni në gjetjen e një dysheku ergonomik. Ky dyshek i përshtatet trupit tuaj, shton rehatinë dhe parandalon dhimbjen. Një dyshek cilësor ergonomik do ta përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit dhe jetës suaj, andaj ne ju rekomandojmë fuqishëm që ta merrni një të tillë!