SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Dyshekët e linjës Air +, të ndërtuar si asnjë tjetër

Kur mendoni për faktin se do të kaloni 3 nga 10 vitet tuaja të ardhshme në dyshek, ka kuptim të investoni në mjedisin më të mirë të mundshëm  të gjumit. Ju dëshironi të siguroheni që e kaloni atë kohë në një dyshek të sigurt për trupin tuaj dhe të rehatshëm për të fjetur. Në Dormeo, kjo është pikërisht ajo për të cilën zotohemi, dhe kështu ne kemi lansuar linjën më të re luksoze Air + e cila promovon shëndet të mirë dhe ofron gjumë cilësor. Në fund të fundit, gjumi i mirë është ajo që vërtet e bleni, apo jo?

Zonat përmirësojnë sipërfaqen e gjumit

Në një përpjekje për të përmirësuar më tej përvojën e gjumit, ne vendosëm të krijojmë një dyshek shumë-zonal. Qëllimi ishte të sigurojmë mbështetje aty ku ju nevojitet më shumë. Do të thotë që linja Air + ka nivele të ndryshme të mbështetjes të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shtrirjes natyrale të shtyllës kurrizore që ju nevojitet në të gjitha pozicionet tuaja të gjumit. 

Dysheku, për të cilin ëndërrojnë dyshekët e tjerë

Rehatia plotësohet nga teknologjitë e avansuara që janë përdorur në këtë linjë të dyshekëve. Me sustat sfungjerike dhe Octaspring® ne kemi arritur të kombinojmë më të mirën e të dy teknologjive për të krijuar dyshekun me cilësor në treg. Dizajni unik i Octaspring® me 8 kolona mbështetëse sigurojnë frymëmarrje dhe përshtatshmëri 3D si në formë ashtu edhe në funksionalitet. Rezultati i këtyre teknologjive është mbështetja superiore.

Teknologjia Octaspring® - e testuar për të ofruar një gjumë më të rehatshëm

Teknologjia e patentuar Octaspring® me cilësi të lartë - dizajni i hojeve të bletëve është konstatuar nga ekspertët si dizajn ideal për dyshekët ergonomik për të siguruar personalizimin e mbështetjes për lëvizjen natyrale të trupit me më pak presion dhe me më shumë rehati. Qarkullimi I ajrit lejon 8x më shumë ajrosje sesa sfungjeri i përdorur më parë dhe parandalon djersitjet gjatë natës. Por përveç këtyre tipareve, teknologjia Octaspring® i jep një individi përplot përfitime të tjera. Një nga karakteristikat e Octaspring® është gjithashtu eliminimi i transferimit të lëvizjeve i cili siguron që nuk do të shqetësoheni për zgjimin e partnerit tuaj.

Flini si në re – Materiali më i mirë i përdorur në dyshek ndonjëherë

Linja dyshek Air + është e përbërë nga një numër shtresash, secila me një qëllim specifik, kjo është arsyeja pse ju siguron rehati dhe mbështetje të përsosur. Ky ndërtim i bërë nga sustat sfungjerike të avancuara dhe sustat Octaspring®, mund të gjenden vetëm në dyshekët e rinj dhe ekskluziv të linjës Air +, dyshekët më të mirë Dormeo. Dyshekët Air + ju japin rehati të shkëlqyeshme, mbështetje ergonomike, lartësi premium të klasit të lartë dhe qëndrueshmëri maksimale. Kombinimi i mbështetjes së personalizuar të teknologjisë Octaspring® me rehatinë që ofron sfungjeri memory, i bënë dyshekët Dormeo Air + t’ju ofrojnë  gjumë të përsosur natës dhe kjo e veqon Dormeo nga të tjerët. Nivelet optimale të qëndrueshmërisë, mbështetjes, rehatisë, lartësisë, frymëmarrjes dhe natyrisht lartësisë -  e bëjnë linjën Air+  linjën më të mirë në të cilën keni fjetur ndonjëherë.