- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Fatmirësisht, somnambulizmi në shumicën e rasteve ndodh te fëmijët, bile vetëm kohë pas kohe, ndërkaq çrregullimi të shumtën e rasteve pushon (shërohet vetvetiu) me rastin e hyrjes në pubertet. Madje 4% e njerëzve në Evropë bëjnë pjesë në kategorinë e somnambulëve.
Disa njerëz me çrregullimin e somnambulizmit gjatë gjumit ata bëjnë disa lëvizje motorike në mënyrë automatik. Disa të tjerët e lëshojnë shtratin e tyre dhe ecin nëpër dhomë. Disa të tjerët e lëshojnë shtëpinë. Kurse komunikimi me të është i pamundshëm. Zakonisht nga ky çrregullim vuajnë fëmijët dhe adoleshentët.
Kemi thënë tashmë që çrregullimi mund të shkaktojë fatkeqësi, dhunë madje edhe vdekje. Ky rrezik gjatë viteve po rritet, kështu madje 30% e të rriturve somnambulë herët a vonë i shkaktojnë vetes plagë serioze, miqve të tyre ose edhe anëtarëve të familjes së tyre.
Forma e dhunës më interesante, por jo edhe e padjallëzi gjithsesi është ajo sjellja anormale seksuale. Një përqindje e vogël e somnambulëve vuan mu nga kjo formë e çrregullimit. Ata do të zhvisheshin lakuriq, do të bënin marrëdhënie seksuale derisa janë duke fjetur, e ajo që është më e keqe, janë të gatshëm të dhunojnë partnerin apo partneren nëse nuk ua plotësojnë dëshirën.
Ndoshta do te befasoheni kur të mësoni se të ecurit në gjumë ndodh gjatë fazës jo REM të gjumit. Kjo do të thotë që nëse njerëzit ecin në gjumin e tyre ata nuk janë duke parë një ëndërr. Gjatë të ecurit në gjumë personi ka një pamje të turbullt, të zbrazët, fytyrë kureshtare, dhe zgjohet me vështirësi nga kjo gjendje.
Akoma nuk është zbuluar pse disa njerëz ecin në gjumë, edhe pse faktorë të tillë si lodhje ekstreme, prishje e gjumit, përdorimi i hapave hipnotik dhe stresi janë të përfshire. Në disa raste, episodet e të ecurit në gjumë janë shoqëruar me sjellje të dhunshme duke përfshirë vrasje dhe vetëvrasje. Në një rast një njeri shkoi tek shtëpia e vjehrrit, vrau vjehrrën, dhe tentoi të vriste vjehrrin. Ai u justifikua se kishte ecur në gjumë. Poashtu, duket se kemi edhe komponentë gjenetikë të të ecurit në gjumë, me një bashkëndodhje shumë të shpeshtë tek binjakët dhe brenda familjes.
Fatmirësisht, shumica e somnambulëve nuk janë të dhunshëm. Përqindja më e madhe e tyre vetëm rrinë ulur, disa dalin jashtë dhe ecin në fqinjësi. Më së shpeshti ndodh që kur ndokush i zgjon, ata fare nuk e dinë se si kanë arritur deri aty dhe ç’kanë bërë në gjumë.
Somnambulizmi është trashëgues, andaj nëse keni qenë somnambul kur keni qenë fëmijë, apo mbase akoma jeni, me siguri që ai çrregullim do t’u ndodhë edhe fëmijëve tuaj.
Zakonisht ndodh në gjumin më të thellë andaj qëndrimi ulur, ngritja dhe ecja zakonisht fillojnë 60 minuta pas shkuarjes në shtrat dhe zgjat 5-20 minuta. Nëse jeni akoma zgjuar në atë kohë, kujdesuni pak për personin e dashur.
Në shumë familje flitet për somnambulizmin e fëmijëve, që prek 5 deri në 6 për qind të popullsisë. Zakonisht, somnambulizmi zhduket rreth moshës 16-vjeçare. Këtë simptomë e kanë zakonisht ata fëmijë që bëjnë urinën në krevat edhe në moshë të madhe. Ndërsa për sa u përket të rriturve, ata nisin t‘i manifestojnë shenja të tilla në rastet kur kanë mungesë gjumi ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, apo qetësuesve të ndryshëm. Të gjithë kemi parë babanë me pizhame duke qëndruar në ballkon, ose vëllanë që shëtit në mes të natës në korridor. Në pjesën më të madhe të rasteve gjithçka merr fund pas një shëtitjeje të gjatë nëpër shtëpi. Por ka edhe të rinj që bien nga dritaret, të tjerë që ulërasin nga ankthi i një ëndrre, dhe nga ata që rrahin me grushte e shqelma gruan në shtrat. Ndonjëherë dhuna nuk mund të fshihet.
Personat e prekur nga këto çrregullime kur zgjohen e kuptojnë çfarë kanë bërë dhe shpesh u vjen turp për këtë; ndërsa ata që ngrihen somnambul, që i përjetojnë eksperiencat e tyre gjatë orëve të para të gjumit, kur zgjohen janë konfuzë, nuk kujtojnë asgjë dhe mund të kenë reagime të dhunshme.
Për fëmijët duhen marrë masa të rrepta: nuk duhet të kenë krevate të larta, dritaret duhet të jenë të mbyllura mirë dhe dera e madhe të jetë e mbyllur me çelës. Ndërsa për të rriturit gjërat ndryshojnë: rregulli parë dhe më i rëndësishmi është të mos abuzojnë me alkoolin, sepse ky i fundit e lehtëson somnambulizmini.
Çfarë duhet të bëni për të penguar somnambulizmin?
* Relaksohuni para se të shkoni të flini gjumë, do të ndihmojë muzika e qetë
* Shkoni gjithmonë në të njëjtën kohë të flini gjumë
* Zgjimi të jetë gjithmonë në të njëjtën kohë
* Ulni pirjen e lëngjeve para se të shkoni të flini gjumë
* Krevati duhet të jetë i rehatshëm
* Dhoma e gjumit le të jetë në rregull dhe pa zhurma.