SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Ekspertët e gjumit: Puna nuk duhet filluar para orës 9 të mëngjesit, sepse është “torturë”

Sipas ekspertëve të gjumit në Angli njerëzit nën moshën 55 vjeç nuk duhet ta fillojnë punën para orës 9 të mëngjesit pasi është “torturë”.

Dr. Paul Kelley i Universitetit të Oksfordit shprehet se puna herët në mëngjes na lë të lodhur dhe të stresuar si rrjedhojë e pagjumësisë.

Ai tha se është një nevojë thelbësore për të gjithë që të ndryshohen oraret e punës në mënyrë që ti përshtaten orës biologjike të njeriut.

Punonjësit që zgjohen herët rrezikojnë rëndë shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Pagjumësia dhe lodhja mund ti shkaktojë atyre ankth,sjellje impulsive, zemërim si dhe të shtojnë në peshë.

“Kjo është një çështje e rëndësishme që i përket shoqërisë. Puna duhet të fillojë në orën 10 të mëngjesit. Ndërprerja e gjumit herët në mëngjes është torturë.”- pohoi Dr.Kelley në një event shkencor të mbajtur në Bradford. KP