SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Fakte rreth gjumit

Shkencëtarët akoma nuk e dinë saktësisht arsyen se përse ne flemë gjumë, gjithashtu gjumi është shumë esencial për shëndetin tonë. Prandaj, çfarë ndodh pasi ne mbyllim sytë dhe biem në gjumë?

Gjumi, në vend të të qenit një gjendjeje uniforme, ka 2 faza dalluese: gjumin e lëvizjes së shpeshtë të syve (REM) dhe gjumin e lëvizjes jo të shpejtë të syve. Gjumi jo–REM, mund të ndahet në 4 faza gradualisht të bashkueshme. Shkencëtarët gjatë periudhës së gjumit, zakonisht kanë nën studim aktivitetin elektrik të trurit, që matet me EEG(Elektroencefalografia). Nevoja për gjumë dallon nga një personi tek tjetri. Disa njerëz kanë nevojë për të paktën 9 orë gjumë, ndërkohë që të tjerët ndihen mirë edhe me 7 orë gjumë. Nëse gjatë ditës ndiheni përgjumësh, atëherë ju nuk keni marrë mjaftueshëm gjumë. Pas disa netëve të marrjes së një gjumi të pamjaftueshëm, trupi krijon një mungesë gjumi, që duhet ta “ripaguani”duke fjetur më shumë se zakonisht. Kërkesat e gjumit ndryshojnë me kalimin e viteve–foshnjat kanë nevojë për 16–18 orë gjumë në ditë dhe fëmijët e fillores në 10–12 orë gjumë. Fëmijët më të rritur dhe adoleshentët kanë nevojë gjatë natës për 9 orë gjumë, gjithashtu mund të keni vështirësi për t’i mbushur atyre mendjen për këtë.  

Përfitimet e gjumit nuk janë vetëm mendore. Shkencëtarët besojnë se gjumi ndihmon për:

  • Të mbajtur zemrën dhe enët e gjakut të shëndetshëm,   
  • Të riparuar indet e trupit dhe stimuluar rritjen tek fëmijët lirimi i hormonit të rritjes gjatë natës është përgjegjës për këto procese,  
  • Të forcuar sistemin imun,   
  • Të rregulluar të ngrënën dhe peshën dhe kontrolluar nivelin e glukozës në gjak.