- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Shumica e të rriturve kanë nevojë për 7 ose 8 orë gjumë çdo natë për t'u ndjerë mjaftueshëm të çlodhur. Kjo është veçanarisht e vërtetë për njerëzit e moshës 25 vjeç e më lartë. Zakonisht të rinjët në ketë moshë preokupohen më karrierën, krijimin e familjes dhe me një sere stresesh që jeta I sjellë.
Çrregullimet në gjumë mund të adaptohen lehtë tek këto mosha edhe pse trupi prodhon melatonin në nivelin e duhur.
Cikli I gjumit duhet të qendroj stabil sidomos në moshat 25 e mbi kur ndodhin ndryshime të mëdha jetësore dhe kur trupi imunizon ciklet e gjumit dhe gjithçka tjetër më lehtë. Faktorët për të cilët duhet të keni kujdes janë: stili i jetës, kushtet shëndetësore, kujdesi për trupin dhe kujdesi ndaj hormoneve.
Zakonet e jetesës mund të ndikojnë keq në gjumin tuaj. Këto përfshijnë pirjen e duhanit, pijet alkoolike ose kafeinën. Zakonisht në procesin e gjumit, efekt jo shumë të mirë nuk kanë as ilaçet që mund të merrni gjatë një periudhe të caktuar për arsye të ndryshme si ftohja, ose ndonjë infeksion, por në këto raste gjumi rregullohet për kohë të shkurtër pas ndërprerjes se këtyre ilaçeve.
Gjumi ju bën të ndiheni më mirë, por rëndësia e tij shkon përtej vetëm nxitjes së humorit tuaj ose largimit të qarqeve nën sy. Gjumi i duhur është çelësi I një jetese të shëndetshme dhe nga kjo mund të përfitojë zemra, pesha trupore, mendja dhe më shumë.
Gjumi ka rëndësi shumë të madhe në cdo moshë dhe dysheku ku flini ka shumë rendësi. Nëse ju nuk e dini se cili dyshek është i përshtatshëm për ju shikoni këtë konfigurator të dyshekut ku ju përmes këtij testi mund të zgjedhni dysheku e duhur për ju.