- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Shumica prej nesh e fillojmë mëngjesin me një filxhan kafe ose çaj – për ta ngrohur trupin tonë pasi zgjohemi nga gjumi.
Ne preferojmë që ujin ta konsumojmë të ftohët , por sipas mjekësisë ‘Ayurvedic’, kjo është gabim.
Duke konsumuar rregullisht ujë të ngrohtë – sidomos në mëngjes,ne mund ta shërojmë trupin tonë, përmes përmisimit të sistemit të tretjes dhe reduktimit të mbeturinave metabolike të cilat janë të pranishme në sistemin e imunitetit.
Doktorët rekomandojnë të konsumoni ujë të ngrohët në mëngjes, e zakonisht ta përzieni atë me një limon të pasur me polifenol, ose me një çaj sepse e zvogëlon aktivitetin e rrezatimeve të lira në trup. Konsumimi i ujit të ngrohët e përmirëson shëndetin e zorrëve.
Ndryshe nga uji i nxehtë, ujit të ftohët i mungojnë shumë minerale thelbësore të cilat janë të nevojshme për sistemin e tretjes gjatë ushqimit.
Për personat që e preferojnë ujin e ftohët – doktorët rekomandojnë ta bëjnë atë 20 minuta para ose pas shujtës, asnjëherë gatë shujtës.
Sidoqoftë, përveç këtyre, më poshtë i keni të renditura gjashtë ndër arsyet kryesore se përse preferohet të konsumoni ujë të ngrohët:
– E pastron sistemin e tretjes
– Ndihmon në shërimin e kapsllëkut
– I lehtëson dhimbjet
– Ndihmon në heqjen e kileve të tepërta
– E përmirëson qarkullimin e gjakut
– E parandalon plakjen e parakohshme