- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Ka shumë njerëz që çdo ditë bëjnë veprime të cilat janë të dëmshme për lëkurën, flokët, shëndetin etj. Ajo që këshillohet është që të përpiqeni t’i parandaloni këto veprime.
Ja se cila është mënyra e duhur për ta bërë këtë gjë.
Flini me grim
Grimi bllokon poret e lëkurës dhe si pasojë mund të krijohen puçrra në fytyrë, prandaj është e domosdoshme që para se të flini të fshini grimin nga fytyra.
I krihni flokët kur sapo keni dalë nga dushi
Flokët duhet t’i krihni kur janë të thatë sepse në të kundërt shkaktohet dëmtimi i rrënjës së flokut dhe si pasojë floku fillon të bie.
Prekni vazhdimisht fytyrën
Është një nga faktorët që ndikon në transmetimin e baktereve që keni në duar drejt lëkurës së fytyrës.
Përdorni mjete të nxehta në flokë
Tharja e flokëve, përdorimi i piasterit për shtrirjen e tyre apo edhe mjete të tjera që përdorni për rregullimin e flokëve, të cilat përdorin nxehtësi, janë shumë të dëmshme. Flokët do të bëhen më të dobët dhe do të digjen më shpejt.
Përdorni furça të përdorura të grimit
Përpiquni që t’i pastroni vazhdimisht furçat e grimit dhe t’i lini ato të thahen. Kështu do të mund të kujdeseni më mirë për lëkurën.