SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Këshilla dhe truke se si të bëheni person mëngjesi

Si zgjoheni në mëngjes? Kryesisht të gjithë duam të flemë pak më shumë! Zgjimi herët është i vështirë. Transformimi në person mëngjesi është gati e pamundur pa shkuar më herët në shtrat. Mëposhtë janë disa këshilla dhe truke se si të bëheni person mëngjesi që e bëjnë ngritjen e hershme më të lehtë.

Dush i ftohtë në mëngjes

Dushi i ftohtë duket më e tmerrshme sesa qetësuese. Mirëpo, ritmi i zemrës, duke lëshuar një nxitim gjaku në të gjithë trupin tonë. Kjo na jep një dozë natyrale të energjisë për ditën.

Lexoni me zë të lartë vetes; fëmijëve tuaj ose partnerit tuaj

Të lexuarit para shtratit është një traditë e vjetër. Nëse kthehemi në fëmijëri, shumë prej nesh kanë kujtime të dashura rreth leximit të përrallave dhe tregimeve të ndryshme. Disa njerëz nuk mund të flenë pa lexuar, por për të tjerët, historia e gjumit ka mbetur në fëmijërinë e tyre. Leximi me zë para se të flini mund të ju qetësoj dukshëm. Tregimet i japin mendjes tuaj mundësinë për të qenë diku tjetër për pak kohë. Kjo do të thotë që ju mund të lini problemet tuaja prapa dhe si pasojë të bini në gjumë më lehtë.

Të bësh një sy gjumë apo jo, kjo është pyetja?!

Gjumi gjatë ditës përfundimisht e bënë më të vështirë të bini në gjumë gjatë natës. Nëse jeni jashtëzakonisht të lodhur, kryesisht për shkak të stresit në punë, provoni të ushtroheni që të mos bieni në gjumë menjëherë kur ktheheni në shtëpi.

Vendosni alarmin tuaj diku larg shtratit tuaj

Mbajeni alarmin tuaj nëpër dhomë, ashtu që të jeni të detyruar të ngriheni nga shtrati. Për shkak se askush nuk pëlqen të zgjohet nga një alarm i ndezur, provoni të zgjidhni një diçka me një ton qetësues ose me një këngë që ju pëlqen.

Rregulloni shtratin tuaj çdo ditë

Një studim i kohëve të fundit tregoi se njerëzit që rregullojnë shtretërit e tyre janë pothuajse 20% më të predispozuar të flenë mirë natën  sesa ata që nuk e bëjnë. Rregullimi i shtratit tuaj mund të jetë ajo që ju nevojitet për t'u çlodhur në mënyrë që të zgjoheni duke u freskuar çdo mëngjes.

Kushtoni kohë vetes në mëngjes

Përgatitja e një mëngjesi të shpejtë, një smoothie, një filxhan kafe apo një dush ju'a bëjnë mëngjesin me të këndshëm. Është e lodhshme, mirëpo nëse e bëni çdo ditë, do të krijoni një rutinë mëngjesi të këndshme.

Do të ndiheni mirë, sepse kur të vijë koha të niseni për në punë do të dini që tashmë keni bërë diçka të mirë për ju dhe në këtë mënyrë do të ndjeheni më produktiv. Këto janë disa këshilla, që ju qojnë në rrugën për t'u bërë një person mëngjesi.