- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Tek artikulli ju mund të gjeni kuptimin e ëndërrave në bazë të asaj se çka ju shihni në ëndërr. Kuptoni ëndërrat tuaja sipas alfabetit, nga shkronja A deri në Z. Keni parë ndonjë ëndërr dhe dëshironi të dini se cfarë domethënjie ka për jetën tuaj? Zbuloni sekretin e ëndërrës tuaj...
ABONENT
Në qoftë se shikoni sikur jeni abonent reviste ose gazete ose çfarëdo lloj gjëje, do të keni mërzi dhe hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur regjistroheni si abonent diku do të keni humbje të madhe parash.
ABORT
Në qoftë se se je në të vërtetë shtatzënë dhe sheh se aborton, do të kesh një lindje të mirë. Në qoftë se se nuk je në të vërtetë shtatzënë dhe sheh se aborton do të kesh hidhërime të mëdha.
ADAMIN DHE EVËN
Do të keni një jetë të lumtur me fëmijë të mirë dhe të bukur.
ADOLESHENT
Në qoftë se shikon sikur je adoleshent dhe je i pamartuar, do të martohesh. Në qoftë se je e martuar do të lindni një djalë. Në qoftë se je plak do të vdesësh shpejt.
ADMIROJ
Në qoftë se shikon që njerëzit të admirojnë do të keni vlerësim dhe lavdi por pas një mërzije. Në qoftë se shikon sikur ti je i admiruar nga dikush beson lehtë dhe kapesh lehtë viktimë.
ADMIRAL
Në qoftë se shikoni sikur jeni admiral, do të keni shumë mërzi. Në qoftë se shikoni dikë tjetër sikur është admiral, do të bëheni shkaku që të mërzitet. Në qoftë se shikoni sikur jeni brenda në anije e cila lundëron, në qoftë se shpëtoni do t’i shmangeni një rreziku shumë të madh. Në qoftë se shikoni sikur mbyteni do të shkatërrohen shpresat tuaja kryesore.
ADOPTOJ
Në qoftë se shikoni sikur keni adoptuar dikë, prisni fundin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur dikush ju adopton, do të keni të ardhura të mira në punë.
ADHURIM
Në qoftë se shikon sikur adhuron zotin do të kesh bekimin tij dhe punët do t’u venë mbarë. Në qoftë se shikon sikur adhuron idhull, prit hidhërim dhe dështim në punë. Në qoftë se adhuron një vajzë, do të kesh rezultate të mira në dashuri. Në qoftë se shikon sikur adhuron një grua të martuar, planet tuaja do të realizohen. Në qoftë se adhuron një mashkull, ajo nuk është për mirë.
AEROPLAN
Në qoftë se shihni në ëndërr që aeroplani udhëton, atëherë çdo gjë shkon mirë. Në qoftë se është duke zbritur, do të keni dështime dhe probleme shëndeti. Në qoftë se e shihni të bjerë, është shenjë e keqe, do të thotë shkatërrim.
AEROPORT
Në qoftë se aeroporti në ëndrrën tuaj është plot me njerëz dhe lëvizje, atëherë do të keni ngritje profesionale. Në qoftë se është i shkretë dhe i errët, parashikohen situata të vështira.
AFROHEM
Në qoftë se shikoni sikur i afroheni një personi të rëndësishëm, do të keni vlerësime dhe fitime.
AGIM
Në qoftë se është agim i pastër, prit gëzim dhe në qoftë se është me re, prit hidhërime.
AGRONOM
Në qoftë se se sheh se je agronom, do të kesh fitime të mëdha nga puna jote.
AGURIDHE
Në rast se i ha do të keni zhgënjim në punët tuaja, por edhe në çështjet personale. Në rast se nuk e prek, do të kesh surpriza nga njerëzit tuaj. Në rast se i sjell në shtëpi do të marrësh një lajm të keq.
AGJËRIM
Në qoftë se shikoni sikur agjëroni për arsye fetare, do të lumturoheni dhe do të keni bekim nga zoti. Në qoftë se shikoni sikur agjëroni për arsye ekonomike, do të keni vështirësi të madha ekonomike, të cilat do t’i luftoni me shumë guxim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të agjërojë kujdesuni nga ai person.
AJËR
Në qoftë se merr ajër të pastër, lumturi dhe shëndet. Në qoftë se mbytesh, do të keni mërzi.
AKREP
Në qoftë se thjesht shikoni një akrep, do të mësoni se keni armiq shumë të rrezikshëm aty ku ju nuk e prisnit, të cilët do t’u bëjnë dëme të mëdha ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur ju kafshon akrepi, atëherë është e sigurtë se një armik i juaji i rrezikshëm do t’u shkatërrojë ekonomikisht dhe do të bëheni shumë të dëshpëruar nga humbja e pasurisë tuaj.
AKROBAT
Në qoftë se ëndërroni që jeni duke bërë ndonjë numër të vështirë akrobatik, duhet të hidhni hapa më të sigurtë, për të arritur aty ku doni. Duhet të keni më shumë kujdes shëndetin. Në qoftë se shihni që bëni me sukses numra akrobatikë, do të arrini të përparoni në jetë edhe pse me vështirësi. Në qoftë se nuk dilni me sukses, atëherë përpjekjet tuaja do të dështojnë.
AKULL
Në qoftë se ëndërroni që hani akull, shisni, bleni ose që transportoni, do të fitoni pasuri shumë të madhe para kohe, për të cilën do t’u kenë zili të tjerët. Por do të jeni vazhdimisht pa qejf dhe i sëmurë.
AKULLORE
Në qoftë se shikoni sikur po hani akullore të ëmbël, të respektojnë shumë, por kujdesuni për shëndetin tuaj se mund të sëmureni me rrezik për jetën tuaj ose mund të bëhet një sëmundje e përjetshme. Gjithashtu në qoftë se jeni burrë, do të keni fatkeqësi në dashuri. Në qoftë se jeni grua do të keni grindje me burrin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur prodhoni akullore, shpresat dhe ëndrrat tuaja nuk do të realizohen.
AKUZË
Në qoftë se akuzon dikë do të bësh shoqëri me të, shoqëri që do të jetë me shumë interes. Në qoftë se të akuzojnë kundërshtarët mundohen të bëjnë keq në punët tuaja të suksesshme, por nuk ja arrijnë qëllimit. Në qoftë se të akuzon një shok thjesht do të ndërpritet lidhja. Në qoftë se ti akuzon dikë do ta bësh shok.
ALBUM
Në qoftë se ëndërroni që shfletoni një album me fotografi, do të keni një jetë të lumtur sentimentale. Do të bëni njohje të reja. Në qoftë se jeni beqarë, do të martoheni shpejt. Në qoftë se fotografitë që shihni janë tuajat, do të jeni protagonistë në një skandal erotik. Shëndeti në përgjithësi do të jetë i mirë. Kujdes nga ndonjë incident të vogël. Do të merrni lajme të mira në lidhje me fushën profesionale. Ju presin shumë fitime.
ALLÇI
Do të keni gëzim mbas mërzisë që mund të kishit ose që do të keni.
AMANET
Në qoftë se shikon sikur le amanet diçka, do të pësosh dëme ekonomike. Në qoftë se të lenë ty një amanet, do të ngatërrohesh me çështje gjyqësore.
AMBASADOR
Në qoftë se shikoni një ambasador dhe shikoni sikur po e adhuroni do të thotë se humbisni kohën kot me qëllimet që keni vënë. Në qoftë se shikoni sikur jeni bërë ambasador, do të keni vuajtje dhe hidhërime.
AMERIKA
Në qoftë se shihni në ëndërr që flisni me amerikanë, kujdes me shoqërinë dhe njerëzit që ju rrethojnë. Në qoftë se shihni që martoheni me një amerikan gjërat nuk shkojnë shumë mirë. Në qoftë se keni shkuar për vizitë në Amerikë vetëm ose me familjen, do t’u jepet mundësia të jetoni momente të bukura me personat që dëshironi dhe do të keni një jetë të qetë familjare. Së shpejti do të keni shumë fitime nga puna juaj.
AMONIAK
Në qoftë se shihni që ju vjen erë amoniak, do të keni ndihmë ekonomike andej nga se prisni, në qoftë se një grua sheh diçka të tillë, do të ketë mërzi në familje.
ANEMI
Nëse sheh se vuan nga anemia, do të humbësh para.
ANALIZA
Në qoftë se jep ose merr analiza, do të mërziteni dhe do të dëshpëroheni.
ANË
Në qoftë se sheh se gjendesh në majën e një mali ose diku tjetër, do të thotë liri dhe sukses si dhe ikje nga problemet.
ANGARI
Në rast se shikon që bën çfarëdo lloj angarie, mërzi dhe ngjarje e padëshirueshme.
ANGLISHT
Në rast se flet pa ditur gjuhën, do të të bllokohet fyti. Dhe në rast se e di gjuhën, do të marrësh një lajm të cilin e pret. Në rast se shikon që mëson, mos i kërko paratë që ke ndër mend të kërkosh.
ANGJINARË
Në përgjithësi nuk është mirë. Në rast se e ha do të hidhërohesh. Lajm i keq. Mund të humbësh para nga një borxhli i keq.
ANIJE
Në qoftë se shihni në ëndërr që udhëtoni me anije, do të keni fat në fushën personale dhe profesionale, sidomos në qoftë se koha është e qetë. Në qoftë se anija udhëton me furtunë, do të merrni lajme të këqija në lidhje me partnerit tuaj. Në qoftë se shihni që rrezikoni të mbyteni, jeta juaj personale do të ketë probleme. Fundosja e anijes shumë herë paralajmëron vdekje. Në qoftë se ndodheni në një kantier anijesh, së shpejti do të keni martesë.
ANKAND
Në qoftë se gjendesh në një ankand, do t’u krijohen shumë probleme. Dhe gjithashtu do të keni dhe shumë pengesa në planet tuaja.
ANKIM
Në qoftë se shikoni sikur ankoheni për diçka, do të avullohen mundimet tuaja dhe do të humbisni para, do të kesh vuajtje. Në qoftë se shikon dikë tjetër të ankohet ai person ka ankesa nga ju.
APOSTULL
Në qoftë se sheh apostull, do të keni shumë të mira.
AR
Në qoftë se sheh që gjen diçka prej ari, kundërshtarët tuaj përpiqen t’u mashtrojnë, në qoftë se sheh që ke vënë diçka prej ari ju pret pasuri.
ARË
Çdo gjë do të shkojë mirë për ju në qoftë se ëndërroni një arë me gjelbërim, të punuar dhe me pemë. Ju pret gëzim, lumturi, shëndet dhe një e ardhme e ndritur. Toka pjellore do të thotë pasuri dhe njohje në fushën profesionale. Në qoftë se lëroni arën suksesi do të vijë pak me vonesë. Në qoftë se blini arë, do të keni sukses kudo.Në qoftë se ara që shihni është e djerrë, do të thotë shumë mund dhe pak rezultat. Kujdes në fushën profesionale.
ARGËTIM
Në qoftë se ëndërroni që jeni në një argëtim me të panjohur dhe gëzoni, të prisni një njohje të re dhe martesë. Argëtim në një martesë me të afërm, do të thotë sëmundje e rëndë. Argëtim familjar dhe miqësor, do të thotë probleme në punë. Kujdes me kundërshtarët që ju hiqen si shokë.
ARGJËND
Jeni njerëz të cekët, dhe kjo gjë ka pasoja në lidhjet tuaja. Në qoftë se gjeni argjend në ëndërr, ju presin mërzi. Në qoftë se pastroni gjëra prej argjëndi do të mërziteni nga një njeri i juaj i njohur. Kujdes me abuzimet, pasi mund të sëmureni rëndë.
ARKITEKT
Në qoftë se se shikon se je vetë arkitekt do të keni pasuri dhe sukses nga punët tuaja.
ARKË
Në qoftë se shikon sikur po bën një arkë prit një ngjarje të papritur dhe jo të mirë ose vdekje. Në qoftë se shikon sikur po rendit rrobat në kuti do të bëni një jetë të qetë dhe do të keni gjendje të mirë ekonomike. Në qoftë se shikon arkë të vdekuri, prit se do të marrësh lajme të këqia të cilat do të t’i thotë një shok i ngushtë. Në qoftë se shikon sikur je i mbyllur brenda do të mërziteni për çështje ekonomike. Në qoftë se shikon arkë shumëngjyrëshe do të marrësh lajm të mirë.
ARKIVOL
Në qoftë se shikoni një arkivol prisni vdekjen e një afërmi tuaj. Në qoftë se jeni të sëmurë bëni testamentin se do të vdisni. Në qoftë se jeni i vjetër prisni fundin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur po bëni një arkivol, do të sëmureni rëndë dhe me rrezik për jetën.
ARNË
Në qoftë se ëndërroni arnë do të keni hidhërime. Në qoftë se jeni detar ose marinar anije dhe shikoni arnë do të keni fitime nga punët tuaja.
ARSENAL
Në qoftë se shikoni një arsenal do të mërziteni për çështje ekonomike. Në qoftë se jeni drejtues i diçkaje ose i vendit tuaj, kujdes se jeni në rrezik të madh. Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në një arsenal armësh, punët tuaja do të falimentojnë. Në qoftë se je ushtarak, do të keni gëzime dhe shumë të mira do të ju vijnë nga atje ku ju nuk e prisni.
ART
Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur merreni me art, do të keni fitime dhe nderime.
ARTILERI
Në qoftë se shikoni artileri, kujdesuni dhe mbrohuni nga një armik që vazhdimisht mundohet që t’u bëjë keq. Në qoftë se shikoni sikur dëgjoni të shtëna artilerie, jeni në rrezik shumë të madh. Në qoftë se shikoni sikur ju godasin me artileri, keni një armik shumë të rrezikshëm.
ARTIST
Në qoftë se je artist dhe ëndërron sikur je i tillë, arti yt do të sjellë lavdi dhe vlerësim. Në qoftë se nuk je në të vërtetë, do të anullohen planet që keni bërë. Në qoftë se thjesht shikon një artist duke punuar mëso se një ditë do të realizohet ëndrra dhe dëshira jote.
ARIU
Në qoftë se thjesht shikon ari në ëndërr, do të emigroni, do të sëmureni ose do të merrni lajm të keq. Në qoftë se luftoni me arinj, ekziston rrezik për shëndetin, në qoftë se i mundni do të keni ngritje morale, në qoftë se të mundin do të sëmureni rëndë. Në qoftë se vrisni ari, do të humbni armiqtë tuaj.
AROMË
Në qoftë se lyhesh me aromë planet tuaja janë të kota dhe do të anullohen. Në qoftë se je grua e pamartuar dikush ju zhgënjen duke ju premtuar martesë.
ARMË
Në qoftë se në ëndërr shikoni armë ushtarake ose gjuetie, do të ziheni me familjen tuaj. Në qoftë se je grua dhe mban armë, do të martoheni me një burrë të pazotë.
ARMIK
Në qoftë se shikon armik ose armiqtë e tu, do të të dalë për mirë dhe ata që patë në ëndërr si armiq do të të bëhen shokë. Në qoftë se shikoni që flisni miqësisht me armiq, kujdes pasi do të bëjnë gjithçka për t’u shkatërruar. Në qoftë se shikoni që armiq ju ndjekin dhe ju kapin, gjëndja ekonomike do t’u sjellë mërzi, në qoftë se shihni që vrisni një armik tuajin, diçka e keqe do t’u ndodhë.
ARRA
Në qoftë se arrat që ëndërroni janë të mbushura dhe të freskëta, do të thotë sukses në dashuri dhe lumturi. Ëmbëlsirat me arra, do të thonë mërzi. Arrat në përgjithësi do të thonë sukses dhe përparim, vetëm nëse i shihni të prishura dhe bosh duhet të keni kujdes.
ARRATISJE
Në qoftë se shikoni sikur arratiseni ose që i ikni një rreziku, do të jeni në rrezik të madh në të vërtetë.
ASTRONOMI
Në qoftë se se sheh se studion, do të ngjitesh edhe më lart se je.
ASHE
Do të keni shumë fitime të mëdha. Dhe suksese ekonomike. Keni mbrojtje nga persona shumë të fortë.
ASHENSOR
Në qoftë se shikoni ashensor që ngjitet, gjendja juaj ekonomike do të ndryshojë. Në qoftë se zbret gjendja ekonomike nuk është e mirë, në qoftë se është bosh do të keni dështim në dashuri, në qoftë se ka brenda njerëz, do të keni fitime nga puna juaj.
ASHPËR
Duhet të ndryshosh planet. Në rast se shikon grua të egër do të kesh fund të padëshirueshëm. Në rast se është grua e egër ajo që sheh do të lind fëmijë të shëmtuar.
ATDHEU
Në qoftë se ëndërroni vendlindjen tuaj me njerëz dhe të lulëzuar do të keni lumturi dhe sukses. Në qoftë se jeni jashtë shtetit dhe ëndërroni sikur jeni në atdheun tuaj, do të keni lumturi familjare dhe fitime shumë të mëdha. Në qoftë se shikoni atdheun tuaj të djegur dhe të shkatërruar, do të humbisni një nga prindërit tuaj ose një pjesëtar të rëndësishëm të familjes.
ATLETIKË
Në qoftë se jeni në ndonjë skuadër dhe fitoni, çdo gjë është pozitive sidomos në dashuri. Do të takoheni me miq të cilët do t’u ofrojnë ndihmën e tyre. Do të jeni mirë me shëndet, në qoftë se jeni të sëmurë do të shëroheni shpejt. Ju presin shumë të ardhura.
AUTOBUS
Në qoftë se shihni që jeni brenda në autobus dhe udhëtoni, do të keni sukses në punë, në qoftë se thjesht shikoni autobus në ëndërr, do të bëni një udhëtim të largët dhe të këndshëm.
AUDITOR
Do të thotë se veprimet tuaja do t’u shkaktojnë dëm.
AVARI
Në rast se udhëton me anije dhe bën avari, do të të ikin mërzitë që ke, me pak dëm.
AVOKAT
Në qoftë se shikon që je avokat, kurse profesioni juaj është tjetër, do të humbni vendin e punës. Në qoftë se shikon dikë tjetër të jetë avokat, do të keni sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se sheh avokat që flet në gjyq, diçka e pakënaqshme do t’u ndodhë. Në qoftë se paguhesh nga avokat, do të merrni para andej nga nuk i prisni, në qoftë se paguani avokat, do të humbni para.
AVLLI/GARDH
Nëse sheh se ke avlli të madhe në shtëpi, do të keni lumturi dhe një martesë të mirë nëse je i pamartuar.
ASMA
Në qoftë se sheh në ëndërr që vuan nga asma, keni një hall të fshehtë që ju torturon, në qoftë se shihni që shëroheni do të gjeni qetësinë shpirtërore së shpejti. Në qoftë se një grua shikon që vuan nga asma, do të mësojë diçka që priste prej kohësh.
BABAI
Në qoftë se shikon në ëndërr babain ose prindërit që të kanë vdekur dhe që të flasin, do të dëgjosh lajme të mira. Në qoftë se jetojnë dhe i sheh të vdekur, do të kesh mërzi dhe probleme.
BAJAME (pemë)
Në qoftë se e sheh të lulëzuar do të thotë lumturi dhe gëzim dhe suksesin tënd. Por në qoftë se e sheh të tharë, do të mërzitesh shumë. I sëmuri kur sheh bajame të lulëzuar do të shërohet shpejt dhe në të kundërtën do të keqësohet. Në qoftë se e sheh një beqar/e, do të martohet së shpejti.
BAJAME (sëmundje)
Do të provojë diçka të padëshirueshme.
BALENË
Në qoftë se ëndërroni balenë brenda në det, do të keni ndihmë nga dikush që nuk e prisni. Në qoftë se e shikoni në tokë, do të ndodheni në një ngjarje të jashtëzakonshme, por e jo aq dobishme për ju.
BALSAM
Në qoftë se të hedhin në plagë, ke një person që të mbron shumë. Në qoftë se se e derdh ti tek dikush tjetër, ti do ta mbrosh atë person.
BALSAMOS
Në qoftë se shikoni sikur po balsamosni kafshë ose njeri ose që shikoni të balsamosur, shokët tuaj janë ironik dhe kujdes se mundohen t’u zhgënjejnë.
BALTË
Në qoftë se shihni se ecni në një rrugë me baltë nga shiu, do të mërziteni nga diçka e papritur, në qoftë se shihni që ju hedhin baltë, të njohurit tuaj ju marrin nëpër gojë. Në qoftë se ju u hidhni baltë të tjerëve, do të dalë në dritë jeta e shthurur që bëni. Kjo ëndërr është e mirë për ata që punojnë me baltë, pasi do të thotë lumturi dhe fitime.
BALL
Në qoftë se ëndërroni sikur keni ball të shëndoshë dhe të madh, do të kaloni një jetë të qetë dhe të lumtur pa halle, dhe gjithashtu do të sundoni armiqtë tuaj. Në qoftë se keni ball të ngushtë ose me rrudha ose të plagosur do të humbisni shumë mundësi për tu pasururar dhe do të pësoni dëme dhe rreziqe të mëdha. Në qoftë se ëndërroni sikur keni ball hekuri ose bakri ose guri, do t’u urrejnë jashtë mase, vetëm Në qoftë se jeni persona që merreni me punë të zeza, atëherë ëndrra do t’u dalë për mirë dhe do të keni shumë fitime. Në qoftë se shikoni sikur keni ball të ulët, do të pësoni dëme. Në qoftë se jeni përdorues i parave të huaja, atëherë do të keni fitime.
BALLKON
Në qoftë se shikon sikur po qëndron në një ballkon, do të fitosh një punë shumë të rëndësishme. Në qoftë se je grua, do të akuzohesh jashtë mase. Në qoftë se ndërton punët tuaja janë në rrugë të mbarë.
BAMIRËSI
Në qoftë se shikon se bën bamirësi me çfarëdo lloj mënyre do të keni qetësim shpirtëror, kënaqësi dhe fitime që do të vijnë nga mundimet tuaja.
BAMJE
Në qoftë se shihni në ëndërr thjesht bamje, do të hidhëroheni. Në qoftë se i hani, do të keni zënka të vogla.
BANDIT
Në qoftë se shikon sikur je bandit ose që bën krime do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por në qoftë se të bën keq ty, kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një bandit, do të marrësh lajm të keq.
BANKET
Në qoftë se shikoni se po bëni një banket ose gjendeni në një banket fejese ose dasme, do të merrni lajme të mira.
BAROMETËR
Do të thotë dëme të mëdha në punët tuaja.
BARK
Në qoftë se ëndërron sikur barku yt është i madh shumë, do të thotë do të bësh fitime me aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikon sikur të është enjtur, do të pësosh dëm ekonomik pa e kuptuar edhe ti vetë se si do të ndodhë. Në qoftë se të dhemb, do të keni ngacmime familjare.
BARI
Në qoftë se shikon në ëndërr që je bari, do të kesh fitime të mëdha në punë. Në qoftë se sheh dikë tjetër bari, fitimet e tua do të jenë të pakta.
BARKË
Në qoftë se je në barkë dhe lundron në det dhe Në qoftë se deti është i qetë, do të ikin të gjithë sikletet që ke përsipër. Në qoftë se deti është i trazuar do të keni edhe ju trazira, mërzi dhe dhimbje. Në qoftë se je në një varkë dhe merr ujë brenda, do t’u shkojnë kot mundimet. Në qoftë se po e tërheq për ta nxjerë në breg, ke armiq rreth teje.
BARKATAR
Në qoftë se ëndërron sikur je barkatar, kujdes se mundimet që keni bërë mund t’u shkojnë kot dhe mund të pësoni një të keqe të madhe. Në qoftë se shikon sikur po flet me një barkatar, dikush do t’u ofrojë një punë të cilën duhet ta pranoni për të mirën tuaj. Në qoftë se zihesh me barkatar do të ngatërrohesh në një çështje ku do të humbasësh shumë para. Në qoftë se je grua dhe shikon sikur dashuron një barkatar, një person me karakter të mrekullueshëm të do në të vërtetë.
BARDHË
Në qoftë se shikon një njeri shumë të bardhë ai do të sjell një lajm të mirë. Në qoftë se shikon sikur je bërë i bardhë, do t’ia dalësh mbanë në atë që ke nisur. Në qoftë se shikon sikur ke veshur të bardha, do të kesh gëzim dhe në qoftë se je plak do të vdesësh i qetë.
BARUT
Në qoftë se shikon se mbush fishekë me barut, do të marrësh një lajm të mirë, në qoftë se i vini zjarr barutit, do të keni suksese në punë.
BATANIJE
Në qoftë se shihni që jeni të mbuluar me batanije, armiqtë që keni nuk mund t’u bëjnë keq. Në qoftë se shtroni batanije përtokë, sjellja juaj ju sjell mjaft probleme.
BATAK/LLYM
Në qoftë se sheh se bie brenda në batak dhe nuk mund të ecësh, nuk do të të realizohen planet. Në qoftë se mundohesh të dalësh dhe nuk ia arrin do të sëmuresh rëndë.
BATHË
Ëndërr e keqe. Në qoftë se i shikon të njomë do të grindesh me fqinjët ose me shokët dhe mund të arrini edhe deri në gjykatë. Në qoftë se janë të thata probleme familjare.
BEKIM
Kushdo që të të bekojë në ëndërr, është diçka shumë e mirë. Do të keni fitime dhe suksese. Në qoftë se shihni që ju bekon prifti, ju presin probleme dhe mërzi me partnerin dhe me familjen. Fati i keq ju ndjek. Në qoftë se shihni që ju bekon një njeri i madh ose prindërit tuaj, do të keni shëndet dhe jetëgjatësi. Në qoftë se ju bekoni të tjerët ose të tjerët juve është mirë, ju presin suksese.
BENZINË
Në qoftë se thjesht sheh benzinë është mërzi. Në qoftë se pastron diçka me benzinë do të thotë se u shmangesh problemeve për një moment.
BEQAR
Në rast se jeni i martuar dhe shikoni se jeni beqar, frikë se mos ngeleni i vejë ose ju tradhëton bashkëshortja. Në rast se jeni i pamartuar dhe shikoni se jeni beqar, jeni në prag të martesës.
BERBER
Në qoftë se shihni berber do të keni vështirësi në arritjen e qëllimeve tuaja. Në qoftë se ju qethin kokën ka mundësi t’u tallin. Në qoftë se jeni burrë dhe shihni në ëndërr berber, do të keni probleme me shëndetin. Në qoftë se jeni grua dhe shihni berber, do të keni rritje të të ardhurave.
BEREQET
Në qoftë se sheh se ke bereqet të madh çështjet tuaja nuk janë të sigurta, ndaj kujdes.
BESIM
Në qoftë se shikon sikur ndërron besim, do të keqësohet gjendja jote ekonomike. Do të pësosh dëme dhe mërzi. Në qoftë se shikon se nuk beson asgjë do të pësosh dëme. Në qoftë se shikon sikur je besimtar i fort do të pasurohesh dhe do të shërohesh në qoftë se je i sëmurë.
BETEJË
Në qoftë se shikon sikur merr pjesë në betejë familjen tënde e pret turp i madh.
BETIM
Në qoftë se sheh se betohesh në gjyq, do të bëni armiq të rinj, në qoftë se betoheni përpara shokëve, nuk do të përmbushni dot detyrat që keni marrë përsipër. Në qoftë se një grua sheh një ëndërr të tillë, njeriu që do nuk e meriton dashurinë e saj.
BËRSI/PJERGULL
Në qoftë se shikoni bërsi rrushi, gjendja juaj ekonomike është shumë e mirë dhe do të përmirësohet edhe më shumë.
BËRRYL
Në rast se të dhëmb bërryli do të fitosh me pjestarë të familjes. Në rast se e ke thyer, do të kesh mërzi ekonomike.
BËRRUCË
Në qoftë se shikon se ke veshur pa qenë fshatar dhe në qoftë se është e re dhe e mirë në përgjithësi ëndrra është e mirë. Në qoftë se është e vjetër dhe e keqe do të pësoni hidhërime dhe mërzi.
BIÇIKLETË
Në qoftë se shikoni sikur po ecni me biçikletë në një vend të rrafshtë dhe të bukur, do të keni fitime dhe gëzime. Në qoftë se shikoni sikur po ecni me biçikletë në një vend të keq, do të keni shumë pengesa në çështjet tuaja dhe në aktivitetet tuaja.
BILARDO
Në qoftë se shihni thjesht bilardo, do të keni sukses në dashuri, në qoftë se luani bilardo, do të fitoni para me mashtrime.
BILBIL
Sukses. Martesë për beqarët dhe fëmijë për të martuarit. Në qoftë se e dëgjon duke kënduar fat dhe lumturi. Në qoftë se e shikon duke bërë fole në shtëpinë tënde lumturi në familje.
BILETË
Në qoftë se shihni që keni një biletë për të shkuar diku, atëherë do të merrni vendimet e duhura për problemet që keni. Në qoftë se nuk gjeni bileta për të shkuar diku, do të keni ngatërresa, zënka dhe gjëndje familjare të keqe. Në qoftë se gjeni biletë, do të keni sukses profesional, sidomos kur me të shkoni në një vend të madh, ju pret karrierë dhe pasuri.
BIJË
Në qoftë se shikon se ke bijë dhe e marton do të martohet një i afërm i yti. Në qoftë se shikon sikur të lind vajzë do të keni drejtësi dhe gëzim. Në qoftë se shikon sikur ke dhe në të vërtetë nuk ke, do të ndodhin ngacmime familjare. Në qoftë se gruaja shtatzënë shikon sikur lindë vajzë, do të ketë një lindje të mirë dhe të lehtë.
BIMË
Në qoftë se shikoni bimë të çelura dhe të njoma, çështjet tuaja, do të zgjidhen pak nga pak dhe në fund do të keni sukses të madh dhe do të lumturoheni. Në qoftë se i shikoni të thara ose të vyshkura, do të keni mërzi dhe hidhërime.Në qoftë se shikoni sikur mbillni bimë, do të keni sukses në punë, por duhet të keni durim të madh që t’ia arrini qëllimit.
BIRRË
Në qoftë se shikon që pini birrë do të keni fat dhe lumturi dhe gjithashtu edhe rrjedhje të mirë të çështjeve tuaja.
BISKOTA
Në qoftë se hani biskota në ëndërr, do të sëmureni.
BISHË
Do të keni marrëveshje të vështira martesore. Në qoftë se në ëndërr ju egërsoheni, kujdes pasi do të mërziteni. Kujdes shëndetin, si dhe me bashkëpunëtorët, pasi janë kundër programeve tuaja.
BISHT
Në qoftë se ëndërroni sikur keni bisht të thjeshtë ose bisht kafshe, do t’u urrejnë njerëzit dhe do të pësoni dëme shumë të mëdha për veprimet tuaja të këqia. Në qoftë se jeni grua, do të ndaheni nga burri. Në qoftë se ëndërroni kalë me bisht të shkurtër, do t’u lenë të gjithë në baltë dhe do të ngeleni vetëm. Në qoftë se shikoni një kalë me bisht të bukur dhe të dendur, do t’u ndihmojnë dhe do t’u mbrojnë shokët dhe miqtë tuaj në momentin kur do t’i keni nevojë dhe do të keni fitime shumë të mëdha në biznesin tuaj. Në qoftë se jeni e vejë ose vajzë, do të martoheni shumë shpejtë me një person shumë të mirë. Në përgjithësi po të shikoni veten tuaj me bisht, do të thotë fat i keq.
BISHTALECA
Në qoftë se shikoni sikur keni bishtaleca të gjatë dhe të bukura, do të keni gëzim dhe emocione për diçka ose dikë. Në qoftë se jeni bjond ose me flokë kaçurrel që ju arrijnë deri në mes, prisni se do të keni dashurinë dhe dhe respektin e njerëzve. Në qoftë se shikoni sikur i tërhiqni dhe i shkulni, do të ndieni një ngarkesë të madhe në shpirt.
BIZELE
Në qoftë se sheh në ëndërr që hani bizele, do të keni vështirësi ekonomike.
BJOND
Në qoftë se jeni vajzë esmere dhe ëndërroni sikur jeni bjonde, do të martoheni shumë shpejt me një njeri të përsosur. Në qoftë se shikoni sikur po bisedoni me një person bjond, shumë shokë ju mbështesin në çastet tuaja të vështira. Në qoftë se jeni bjond dhe ëndërroni sikur jeni bjond, persona të mirë ju simpatizojnë dhe mundohuni ta shfrytëzoni këtë mundësi.
BLERIM
Në qoftë se shikoni toka ose fusha të bleruara, do të keni shijime dhe gëzime. Në qoftë se shikoni sikur jeni i shtrirë mbi të, do të keni kënaqësi, por do të keni ndryshime në gjendjen tuaj financiare për keq.
BLETË
Në qoftë se shihni bletë mbi lule, do të keni gëzim dhe lumturi në familje, në qoftë se fluturojnë rrotull shtëpisë, do të merrni para dhe trashëgimi. Në qoftë se fluturon rreth teje, do të dëgjosh lajme të këqija, në qoftë se e vret, ju pret shkatërrim ekonomik.
BLOZË
Në qoftë se sheh se je i mbuluar me blozë do të marrësh një mërzi të madhe nga një vjedhje që ju bëhet.
BLUAJ
Në qoftë se bluan grurë ose diçka tjetër, do të keni martesë të mirë dhe fëmijë të mirë. Në qoftë se bluan për të tjerët, do të thotë hidhërim.
BODRUM
Në qoftë se ëndërroni bodrum ose sikur banoni në një bodrum, do të pësoni sëmundje dhe humbje të mëdha ekonomike.
BOJË
Në qoftë se thjesht shikoni bojë, do të pajtoheni me armiqtë dhe kjo gjë do të jetë me shumë interes për ty. Në qoftë se shikon sikur të derdhet bojë, do të përfundosh disa nga çështjet tuaja me shumë mundim. Në qoftë se bëhesh me bojë, do të të akuzojnë për vjedhje.
BOMBË
Në qoftë se thjesht sheh bombë ju pret një fatkeqësi. Në qoftë se plas në shtëpinë tënde, do të ndodhë diçka e keqe në shtëpi. Në qoftë se të vret do të mërzitesh shumë.
BORXH
Në qoftë se jep borxh do të keni shqetësime nga shokët. Në qoftë se merr borxh, do të keni mërzi për humbje ekonomike.
BORXHLI
Në qoftë se shikoni sikur keni borxh, do të humbisni trashëgiminë të cilën prisnit. Në qoftë se shikoni se dikush tjetër ka borxhe dhe e ndjekin, do të fitoni një pasuri shumë të madhe ndoshta dhe një trashëgimi që nuk e prisni.
BOSTAN
Në qoftë se shikon se po ha dhe është dhe i kuq dhe i ëmbël, do të fitosh me sukses dhe do të bësh dashuri me person bjond dhe do të mësosh një lajm të mirë. Në qoftë se e ha dhe është i keq, do të marrësh lajme të këqia.
BOTË
Në qoftë se shikon të jetë mbledhur bota në një vend, do të bëhen shumë bisedime për të mirën tënde. Në qoftë se shikon shumë njerëz të hyjnë në shtëpinë tënde do të provosh dhimbje dhe hidhërim të madh. Në qoftë se i sheh të veshur me të zeza, do të këni gëzim.
BREDHI
Në qoftë se sheh bredha nga larg, do të marrësh lajme të mira nga miq ose të afërm që ndodhen larg. Në qoftë se ecën në mes bredhash, do të keni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se përpara shtëpisë mbin bredh, do të keni fatkeqësi në familje. Në qoftë se ngjiteni në bredh do të thotë ndarje me njeriun tuaj.
BREGDET
Në qoftë se gjendesh në bregdet dhe deti është i qetë do të thotë qetësi mund të jetë një udhëtim i mirë.Nëse pret anije dhe nuk vjen do të zhgënjeheni.
BRESHËR
Në qoftë se ëndërroni sikur bie breshër, do të keni dobësi psikologjike dhe do të keni hyrje shumë të vogla parash.
BRESHKË
Në qoftë se shikoni thjesht breshkë, çështjet dhe punët tuaja në përgjithësi ecin me një ritëm shumë të ngadaltë.
BRETKOCË
Në qoftë se thjeshtë shikon një bretkocë ke armiq të këqinj të cilët mundohen të të bëjnë keq. Në përgjithësi është keq, mërzi zhgënjim dhe lajme të këqia.
BRISK
Në qoftë se shikoni sikur prodhoni ose mprehni brisqe, do të keni ulje shumë të dukshme në gjendjen tuaj ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur lëndoni veten me brisk, do të keni lajme të hidhërueshme dhe do të humbisni shumë para. Në qoftë se shikoni sikur po rruheni do të çliroheni nga përgjegjësitë.
BRUM
Në qoftë se shikon sikur po ha brumra do të kesh gëzim dhe surpriza të këndshme. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke ngrënë do t’i bësh ti një surprizë të këndshme atij personi. Në qoftë se i gatuajnë të tjerët për ty do të të vijë një lajm i mirë.Në qoftë se i blen është në rrezik një i njohur i yti. Në qoftë se t’i falin, je shpenzues i madh dhe do të varfërohesh. Grua shtatzënë në qoftë se sheh sikur po ha brum, do të lindë vajzë.
BRUMOS
Në qoftë se shikoni sikur po brumosni njerëz do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se jeni të martuar dhe pa fëmijë do të bëni fëmijë. Në qoftë se jeni të pasur, do të keni pasurim akoma më të madh dhe ngritje në detyrë, në qoftë se jeni ushtarak ose diçka e tillë. Në qoftë se shikoni sikur brumosni kafshë ose bimë, do të keni fitime të mira nga puna juaj.
BRUMBULL
Në qoftë se ëndërron brumbuj do të pësosh tronditje familjare dhe mërzi.Në qoftë se i shtyp me këmbë do t’i mundësh armiqtë.
BRIRË
Në qoftë se shikon sikur ke brirë kujdes partnerin se të tradhëton. Në qoftë se shikon kafshë me brirë gjendja jote do të përmisohet.
BUALL
Do të marrësh një lajm të keq i cili nuk do të ike nga mëndja juaj
BUBË
Në qoftë se shikon sikur e ke në gojën tënde do të thotë se do të zbulosh se një i afërt i yti është shumë i pasur. Në qoftë se shikon sikur të thonë sikur e ke në bark çështjet tuaja do të marrin ndryshim të keq, shokët do të flasin keq për ty. Në qoftë se shikon sikur i heq qafe do të marrësh lajme të mira.
BUBULLIMË
Në qoftë se dëgjon bubullimë do të dëgjosh fjalë të liga dhe të këqija. Në qoftë se je sëmurë do të keqësohesh.
BUDALLA
Në qoftë se ëndërron sikur të thërrasin budalla është e qartë se di të sillesh me të gjithë. Në qoftë se i thua ti dikujt tjetër do të kesh një shok shumë të zgjuar, por dinak i cili do të të shfrytëzojë dhe do të të bëjë keq. Në qoftë se shikon sikur bisedon me një budalla mos u beso këshillave që të japin të tjerët. Në qoftë se je vajzë, ruaj të dashurin. Në qoftë se je grua do të pësosh dëm të madh. Në qoftë se shikon se je bërë budalla do të kesh mbrojtje dhe dashuri nga persona të dashur. Dhe këdo që të shikosh që është bërë budalla ëndrra është e mirë.
BUFE
Sidoqoftë të shikoni bufe në ëndërr dhe sidomos të mbushur plot me gjëra, do të keni interesa dhe fitime të mëdha.
BUJK
Në qoftë se sheh bujq të kultivojnë tokën do të keni fitime të mëdha dhe lumturi.
Të pamartuarit do të martohen me njerëz të mirë dhe punëtorë dhe të martuarit do të bëjnë fëmijë.
BUKË
Në qoftë se shikoni që hani bukë të bardhë, do të merrni lajme të mira, në qoftë se buka është e zezë, do të thotë dëme për të pasurit, dhe pasuri për të varfërit. Në qoftë se është prej gruri, do të keni fuqi dhe shëndet. Në qoftë se zini brumë, do të keni lumturi, në qoftë se ndani bukë tek të tjerët, do të thotë që dikush do ndihmën tuaj, dhe do t’ia jepni.
BUKËL
Në qoftë se e ndiqni, ëndrra do të ju dalë për keq, kujdes nga një armik i rrezikshëm sepse do t’u luftojë deri në vdekje. Në qoftë se e kapni me grackë, do t’i shmangeni një rreziku të madh. Në qoftë se e shikoni të hyjë në shtëpinë tuaj dhe ju hanë shpendët ose ju bën dëme të tjera, kujdes se do t’u vjedhin. Në qoftë se e vrisni pa dashje, do t’i jepni mundësinë armikut t’u sundojë.
BUKUR
Në qoftë se shikoni sikur jeni e bukur ose i bukur, do të keni nderime dhe shëndet të mirë.
BUNAR
Bunari në ëndërr tregon gjithmonë zgjuarësi. Në qoftë se shikoni sikur po hapni bunar dhe je i/e martuar, tregon se do të bëni fëmijë. Në qoftë se shikoni sikur po pini ujë bunari të pastër, do të keni fat dhe lumturi.
BURG
Në qoftë se shikon në ëndërr thjesht burg, do të mërziteni për ndonjë shok ose të njohur. Në qoftë se jeni brenda në burg do të trashëgoni pasuri nga një i afërm i juaj.
BURIM
Në qoftë se sheh në ëndërr se je afër një burimi dhe pi ose sheh ujin e tij të pastër, do të kesh lumturi në familje, në qoftë se është i ndytë një sëmundje të pret, në qoftë se është i kuq një shok ose i afërm do të vdesë. Në qoftë se burimi nuk ka ujë ju presin mërzi.
BURRË
Në qoftë se sheh burrë të bukur dhe të shëndetshëm, do të keni gëzim dhe të ardhura, e kundërta ndodh Në qoftë se shihni burrë të shëmtuar e të shkurtër. Në qoftë se një grua shikon burrë në ëndërr do të ketë sukses në dashuri. Në qoftë se shikon që flet me burrë të vdekur dhe ai jeton, do të sëmureni rëndë.
BUST
Në rast se shikoni bustin e dikujt, do të thotë zhgënjim në punë. Në rast se busti është një grua e bukur, të thotë lumturi dhe sukses. Në rast se busti është një grua e shëmtuar, do të keni një zhgënjim dashurie. Në rast se shikoni bustin lakuriq dhe në rast se nuk lëviz, do të thotë fatkeqësi.
BUSULL
Në qoftë se ëndërroni busull lundrimi, do të bëni një udhëtim të gjatë dhe të lodhshëm, por që do të jetë me shumë interes për ju.
BUZË
Në qoftë se shihni grua me buzë të kuqë natyrale, do të keni sukses në dashuri. Në qoftë se shihni që buzët tuaja janë të shëmtuara ose të enjtura, do të mësoni lajme të këqija.
BYK
Do t’u plotësohen dëshirat.
BYRZYLYK
Në qoftë se vesh ose të dhurojnë do të marrësh një mërzi të madhe.
CEKËT
Në rast se shikon që kalon ujë ose që të lagen këmbët, do të keni vështirësi në një çështje tuajen. Dhe në rast se nga uji del në tokë, do të thotë se pas një vështirësie do të zgjidhet çështja juaj. Por në rast se nga uji i cekët shikon thellësi (det), çështja juaj do të ketë fund të keq. Në rast se të shtyn njeri në këto ujra, kur të zgjohesh vrapo ta gjesh se ai do të ndihmojë në problemin tënd. Në rast se je lakuriq në këto ujëra, mbaje të fshehtë çështjen sepse rrezikon. Në rast se në ujë ka peshq, do të gjesh shumë vështirësi në problemin tënd.
CELEBRIM
Në qoftë se shihni se ndodheni në një fejesë, martesë, pagëzim etj. do të keni gëzim dhe lumturi. Në qoftë se shihni që ndodheni në ceremoni zije si varrimi e përkujtimi, do të pësoni diçka që do t’u mërzisë.
CEP
Në qoftë se shihni që cepi i shtëpisë tundet, do të hidhëroheni nga vdekja e një të afërmi ose shoku. Në qoftë se ndërton një kënd, do të thotë lumturi në familje, në qoftë se qëndron në një cep dhe je i sëmurë shpejt do të bëhesh mirë.
CEREMONI
Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në një ceremoni gëzimi, do të keni shumë gëzime. Në qoftë se gjendeni në një ceremoni zije ose vdekje, do të hidhëroheni.
CICËRIMA
Në qoftë se shihni në ëndërr që dëgjoni cicërima të ëmbla zogjsh, do të dëgjoni lajme të mira.
CIGARIS
Në qoftë se shikon sikur po pi kafe ose grurë ose diçka tjetër, do të mërzitesh sepse do të mësosh se të kanë tradhëtuar ose sepse do të të vdesë një fëmijë.
CIGAN
Në qoftë se shihni që flisni me një cigan, ju pret sukses në fushën sentimentale. Kujdes nga ana ekonomike pasi rrezikon. Në qoftë se shihni se ndodheni në një vend me ciganë, do të keni oferta të reja në punë, dhe do të merrni informacione të rëndësishme për arritjen e planeve tuaja. Kujdes shëndetin.
CJAP
Në qoftë se ëndërroni cjap, do të thotë se jeni të pavendosur dhe do ta çoni dëm punën. Në qoftë se shikoni shumë cjapë bashkë dhe të vërsulen, do të keni pengesa të madha në punë. Në qoftë se shikoni sikur hani mish cjapi, do të keni shumë hidhërime.
CUB
Në qoftë se shihni një cub ose grup cubash të hyjnë në shtëpinë tuaj, mund t’u bëjnë keq dhe t’u shfrytëzojnë njerëzit tuaj të afërm. Do të keni probleme dhe dëme ekonomike. Në qoftë se shihni që jeni cuba, do të kryeni veprime të gabuara të paligjshme, dhe do tu bëni keq edhe njerëzve tuaj. Kujdes nga keqkuptimet.
ÇADËR
Në qoftë se e mban të hapur, ke mbrojtës të mirë. Dhe nëse bie shi, do të keni sukses.
ÇAKALL
Ruhuni dhe mos i tregoni të fshehtat tuaja, pasi keni rrotull një armik që do t’u bëjë keq. Ulërimat e çakallit, do të thonë zënie në familje për shkakun e tij. Kini kujdes shëndetin.Në mjedisin e punës shumë persona kërkojnë të fitojnë në kurrizin tuaj. Mos i besoni ata që ju hiqen si shokë pasi disa prej tyre shtiren si të tillë.
ÇAKULL
Në qoftë se shihni që rruga është e shtruar me çakull, do të keni probleme në punë. Në qoftë se shihni një sasi të madhe nëpër vende ndërtimesh ose diku tjetër, do të keni shumë fitime nga puna juaj.
ÇALAMAN
Në qoftë se sheh që je çalaman dhe je i pamartuar, burrë ose grua, do të keni një martesë të mirë. Në qoftë se shihni dikë tjetër të çalojë, do të dëgjoni lajme të mira.
ÇALLMË
Në qoftë se shikoni dikë sikur ka veshur çallmë, ai person do të pësojë shumë dëm dhe arsyeja do të jeni ju. Në qoftë se shikoni sikur keni vënë në kokë, do të pësoni dëm të madh ekonomik dhe psikologjik. Në qoftë se shikoni një turk të ketë vendosur çallmë, do të merrni lajme të këqia.
ÇARÇAFË
Në qoftë se shihni që flini në çarçafë të bardhë dhe të pastër, do të keni gëzim dhe lumturi në familje. Në qoftë se janë ndyta dhe të grisura do të thotë grindje dhe zili, por edhe jetëgjatësi dhe gjendje e mirë fizike.
ÇARK
Në qoftë se shihni që përgatisni çark për të kapur kafshë ose peshq, jeni drejtues i mirë i pasurisë tuaj, në qoftë se shihni që kapeni një çark, rrezikoni të humbni para për arsye të mëndjelehtësisë tuaj.
ÇATI
Në qoftë se shihni që bie ose ra çatija e shtëpisë, do të keni dëme të mëdha në punën tuaj, Në qoftë se shihni që ecni mbi çatinë e shtëpisë tuaj, do të keni sukses në dashuri.
ÇEK
Në qoftë se shihni që merrni një çek në ëndërr, të prisni para të papritura nga një i afërm i largët, në qoftë se ju jepni ose dërgoni çek, rrezikohet shëndeti juaj.
ÇEKIÇ
Në qoftë se ju godasin me çekiç, mund të keni një goditje të madhe në fushën sentimentale. Në qoftë se rregulloni diçka me çekiç, do të keni lumturi. Goditja me çekiç dhe zhurma që bën, do të thotë se duhet të kujdeseni për gjendjen tuaj shpirtërore. Në qoftë se përdoret për të shkatërruar, atëherë paralajmëron dëme ekonomike.
ÇELËS
Në qoftë se shikon sikur mban ëndrra do t’u dalë për mirë, çështjet tuaja janë në rrugë të mbarë dhe do të shkojnë si më së miri. Në qoftë se shikon shumë çelësa që ke në dorë ëndrra është e keqe, do të keni dëshpërime dhe zhgënjime. Në qoftë se shikon sikur gjete çelësa të bukur dhe të ri do të keni fitime. Në qoftë se shikon sikur gjete çelësa të vjetër dhe të ndryshkur, do të keni hidhërime.
ÇELIK
Sidoqë ta shikoni çelikun në ëndërr ashtu siç është ose vegla çeliku, do të keni fitime shumë të mëdha.
ÇEREP
Në qoftë se është e mbushur do të keni fat dhe lumturi. Në qoftë se është bosh do të keni mërzi për një dëm ekonomik.
ÇEZMË
Në qoftë se shihni çezmë që rrjedh ujë të bollshëm dhe të pastër, do të thotë sukses në dashuri dhe në familje.Në qoftë se shihni që pini ujë të prisni ngritje profesionale dhe të ardhura të mëdha. Në qoftë se shihni çezmë të shteruar, probleme profesionale ju presin. Mërzi, zhgënjime si dhe rrezikohet shëndeti juaj.
ÇËSHTJE
Në qoftë se shikoni në ëndërr një nga çështjet tuaja, do të keni shumë fat dhe sukses. Në qoftë se shikoni sikur i leni çështjet tuaja pas dore për të zgjidhur çështjet e të tjerëve, do të keni falimentime.
ÇIFT
Nëse sheh çift i cili është edhe në të vërtetë, do të shpërblehesh për sjelljen tënde të mirë. Por në rast se janë të huaj, do t’u marrin nëpër gojë.
ÇIFTE
Në qoftë se shihni se jeni duke mbushur një çifte, rrezikoni të humbni para, në qoftë se blini çifte do të thotë që shokët tuaj nuk ju duan të mirën. Në qoftë se vrisni dikë me çifte do të bëni diçka të keqe dhe mund të hyni dhe në burg, në qoftë se shihni që ju vrasin me çifte do të fitoni para.
ÇIFUT
Në qoftë se shikoni sikur shoqëroheni me një çifut, do të thotë se keni një shok shumë dinak dhe i cili mundohet t’u shkatërojë pa asnjë arsye. Në qoftë se shikoni sikur bëheni çifut do të merni lajme të këqia. Në qoftë se thjesht shikoni një çifut, kujdesuni se mos merret vesh dashuria juaj e fshehtë.
ÇIKORE
Në qoftë se shikoni sikur mblidhni ose shkulni çikore të egra ose të buta, do të bëni gjëra të këqia për të çilat do të keni hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur hani do të merrni lajme nga një kalimtar të cilat do të mërzisin jashtë mase familjen tuaj. Në qoftë se shikoni sikur po i gatuani, do të keni hidhërime familjare.
ÇIKRIK
Në qoftë se shikon sikur kthen çikrik, do të kesh sukses në punë pas shumë mundimeve. Në qoftë se je grua, do të bësh një jetë të qetë. Në qoftë se thjesht e shikon dhe je vajzë, ndoshta të dështon martesa të cilën e dije të sigurtë.
ÇIZME
Në qoftë se shihni çizme të bukura dhe të pastra, prisni lumturi dhe dashuri. Në qoftë se shikoni dikë tjetër me çizmet tuaja, kini kujdes. Ka mundësi t’u shfrytëzojnë. Në qoftë se shihni çizme të vjetëra dhe të pista, kujdes në anën financiare.
ÇMENDURI
Në qoftë se shihni në ëndërr që flisni me ndonjë të çmendur, kujdes me nga shokët tuaj pasi nuk ju duan të mirën...