- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Ushtrimet fizike janë çelësi për mposhtjen e pagjumësisë. Por, kur mendoni se është koha e duhur të ushtroni? Një studim i ri nga Universiteti i Jyvaskyla në Finlandë ka zbuluar se 30 minuta të ushtrimeve në ditë janë çelësi për mposhtjen e gjumit me kualitet të dobët – fakt tejet i rëndësishëm për 50 për qind të njerëzve mbipeshë që vuajnë nga pagjumësia.
Përse?
Ushtrimet fizike ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes mendore që lidhet me pagjumësinë, gjë që e bën më të lehtë “ndaljen e trurit”. Por, cila është koha më e mirë të ushtroni që t’i maksimizoni efektet? Pas së gjithash, nëse keni probleme me gjumë, koha që shkoni në palestër gjatë ditës e përcakton atë se sa mirë do të kaloni gjatë natës, sipas një hulumtimi të ri nga Universiteti Appalachian. Në studim, njerëzit që bënin ushtrime fizike në orën 07:00 të mëngjesit flinin më shpejt sesa ata që nuk ushtronin fare, ose më shpejt sesa ata që shkonin në palestër gjatë pasdites apo në mbrëmje. Sidoqoftë, personat që ngrinin pesha në orën 07:00 të pasdites, jo vetëm që flinin më mirë përgjatë natës sesa ata që nuk ushtronin fare, por edhe më mirë sesa ata që ushtronin në mëngjes. Kjo tregon se nëse keni probleme të bini në gjumë, ushtrimet e mëngjesit mund të jeni zgjidhja e duhur për këtë problem. Por, nëse keni vështirësi të qëndroni në gjumë, ushtrimet e mbrëmjes janë zgjidhja e duhur për këtë. Nëse ushtroni në mëngjes, mundësitë janë të mëdha që jeni duke e ndryshuar ciklin e gjumit për t’u zgjuar më herët që të akomodohet me ushtrimet. Kjo, bashkë me kaloritë që i digjni herët gjatë ditës, ndihmojnë që të bini më shpejt në botën e ëndrrave, thotë udhëheqësi i këtij studimi, Scott r. Collier. Sidoqoftë, nëse ushtroni gjatë natës, rritja e nxehtësisë së trupit nga ngritja e peshave i relakson muskujt, gjë që krijon efekt termal të njëjtë me një dush të nxehtë, thotë ai. Dhe kjo, bashkë me lodhjen e muskujve, mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë dhe ju ndalojnë të zgjoheni nga gjumi pasi të keni rënë në gjumë.