- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Pozita në të cilën flini mund të tregoj shumë për karakterin dhe personalitetin. Kjo është lista e pesë pozicioneve më të zakonshme të gjumit, si dhe përshkrimi se çfarë do të thonë ato.
Pozita e gërhitjes
Gratë të cilat flenë të shtrira në shpinë, zakonisht kanë probleme me gërhitjen dhe sigurisht që kanë partner i cili kalon shumë net pa gjumë. Kjo padyshim që reflekton në shëndetin dhe disponimin tuaj.
Pozita e anijes
Gratë të cilat flenë si në fotografinë e dytë, pozitë e cila njihet si pozitë e shtrirjes në anije të drurit, janë të qeta dhe tejet të rezervuara. Ato besohet se kanë vetëbesim të madh dhe shpeshherë dinë të jenë edhe arrogante.
Pozita e rënies së lirë
Gratë të cilat flenë të shtrira në stomak me duart poshtë jastëkut, janë gra që preferojnë të dalin, janë të shoqërueshme dhe tejet të ndjeshme.
Pozita e këmbëve anash
Nëse flini në këtë mënyrë, padyshim që jeni zemërgjerë, shoqërore dhe person tejet i besueshëm.