- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Hulumtimi i kryer në Shkollën e Mjekësisë në Harvard ka treguar se personat që përdorin e-lexues dhe tabletë kanë më shumë vështirësi të flenë sesa ata që lexojnë libra.
Studimi ka përfshirë 12 njerëz të cilët i kanë kaluar pesë ditë duke lexuar libra dhe pesë ditë duke lexuar përmbajtje nga iPadi. Mostrat e marra të gjakut nga pjesëmarrësit e studimit, të cilët përdorën tabletë, treguan nivele të ulëta të hormonit të gjumit, melatoninës, transmeton Koha.net. Ata kishin nevojë për më shumë kohë që të flenë, ndërsa gjumi i tyre nuk ishte i thellë. Në mëngjes ata u zgjuan të lodhur. Shkaku i problemit me gjumë janë gjatësitë valore të kaltra të cilat i emetojnë pajisjet si tabletët dhe ndriçimi LED. Ato e ngatërrojnë “orën e trupit” dhe e ngadalësojnë tajitjen e melatoninës. “Drita e emetuar nga e-lexuesit dhe tabletët shndrit direkt në sytë e përdoruesit, ndërsa në rastin e librave nga letra përdoruesi është i ekspozuar vetëm ndaj reflektimit të dritës nga faqet e librit”, tha udhëheqësi i studimit, prof. Charles Czeisler. “Mungesa e gjumit e rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, obesitetit, diabetit dhe kancerit. Na shqetëson mungesa e melatoninës tek personat të cilët kanë përdorur kompjuterë tabletë gjatë hetimit”, shtoi Czeisler. Hulumtuesit u këshillojnë përdoruesve të kompjuterëve tabletë që ta shmangin përdorimin e pajisjeve të tyre në orët e mbrëmjes, ose të paktën ta ulin ndriçimin e ekranit.