Problemet me gjumë janë shpesh rezultat i shprehive të gjumit, të cilat me kohë vijnë dhe bëhen pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Për gjumë të mirë ju vetëm duhet t`i merrni parasysh disa rregulla dhe të keni një qëndrim të drejtë ndaj gjumit.
Degjone orën tuaj të brendshme, e cila rregullon ciklin e juaj të gjumit dhe të zgjuarjes. Ora fiziologjike për 24 orë monitoron shumicën e proceseve fizike dhe funksionale, si temperaturën e trupit apo valët e trurit. Për të pasur gjumë të mirë ne duhet të jetojmë dhe të veprojmë sipas kësaj ore.
Disa këshilla:
- Zgjohuni çdo ditë në të njejtën kohë. Gradualisht, kjo rutinë do ta drejtojë orën e juaj të brendshme dhe ju do të filloni të ndiheni të lodhur në të njejtën kohë.
- Mos u mundoni që ta luftoni lodhjen. Shkoni në shtrat atëherë kur trupi i juaj është i gatshëm për gjumë.
- Mos shkoni në shtrat nëse nuk jeni të lodhur. Kjo vetëm do t `i udhëheqë shprehitë e këqija sikur të shtrihemi në shtrat dhe të fillojmë ta masim tavanin. Shtrati juaj duhet të jetë i shoqëruar me gjumin.
Ndërrone ambientin e gjumit.
Dhoma e këndshme, e rehatshme, e errët dhe e qetë mund të jetë hapi i parë në drejtim të gjumit të mirë.
- Sigurohuni që të bleni dyshekun e duhur; nuk duhet të jetë shumë i fortë apo shumë i butë.
- Temperatura e dhomës duhet të jetë e këndshme.
- Mos e shfrytëzoni shtratin e juaj për asgjë tjetër përveç për gjumë dhe sex. Bisedat telefonike, shiqimi i TV`së, leximi, etj, do ta shoqërojnë shtratin tuaj me aktivitete të ndryshme.
Rrini larg nga barërat e gjumit.
Disa njerëz përdorin barëra të gjumit që t'ju ndihmojnë për të fjetur më mirë, por në të vërtetë ato kanë efekt të kundërt.
- Shumica e njerëzve mendojnë që cigarja relakson, por në fakt nikotina stimulon dhe të bënë që të jeshë më shumë i zgjuar.
- Akooli ngadalëson funksionin e sistemit nervorë. Ai mundë të ju ndihmojë të fleni, por ai mund ta ndërprenë gjumin t'uaj në mes të natës. Ai mundë të përqajë motivet e gjumit tuaj dhe në mëngjesin e ardhshëm ju nuk do të ndiheni të çlodhur por të lodhur, ose me dhembje koke.
- Kundërefekti i barërave të gjumit mund të jetë lodhja gjatë ditës. Është shumë i vështirë shkaku i problemeve të gjumit dhe pas një kohe të gjatë që keni konsumuar barëra për gjumë, është e pamundur që ju të mund të fleni pa to. Kjo mund të jetë zgjedhje afatshkurtër, por ju duhet të konsultoheni me mjekun t'uaj para se ti konsumoni ato.
Çlodhja
Duke pasur probleme me gjumë në shumë raste mund t'u sjellë deri tek stresi. Nëse jeni të shqetësuar me telashe, mundohuni që ti merrni 30 minuta nga koha juaj për relaksim para se të shkoni në shtrat. Përpiquni të kujtoni një vend të përshtatshëm për ju ku mund të relaksoheni dhe pushoni.