SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Përse nuk duhet të hani portokall përpara se të shtriheni

Për të përfituar nga të gjitha vlerat ushqyese të portokallit, nuk duhet t’i hani përpara se të shkoni për të fjetur, sidomos nëse vuani nga gastriti!  

Për të përfituar nga të gjitha vlerat ushqyese të portokallit, nuk duhet t’i hani përpara se të shkoni për të fjetur, sidomos nëse vuani nga gastriti! Nëse e keni dëgjuar shprehjen “portokalli në mëngjes është ar, në drekë argjend ndërsa në darkë plumb”, duhet të dini që nuk është pa të vërteta brenda. Në darkë, portokalli mund të jetë i bezdisshëm, por edhe i dëmshëm për organizmin.  

Arsyet janë dy! Së pari sepse edhe frutat kanë sheqer i cili tjetërsohet në kalori njësoj si ëmbëlsirat. Mos mendoni se meqenëse po hani një frutë e jo një ëmbëlsirë, keni vepruar mirë! Në rastin e portokajve, aciditeti i tyre dëmton edhe më tepër njerëzit që vuajnë nga gastriti! Ndjesia e djegies në stomak do të rritet dhe tretja e ushqimit do të rëndohet. Duhet theksuar se edhe agrumet e tjera si limoni apo qitro, kanë të njëjtin efekt!