- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Duke menduar që gjate tërë kohës jeta në hapsirë është një sfidë e vërtetë për astronautët, NASA gjithëmonë ka menduar të zbuloj materiale të ndryshme për të lehtësuar dhe përshatur me jetën në hapësirë me atë në planetin tokë. Por cilat janë ato materiale që ka zbuluar NASA dhe i kemi rastësisht në shtëpi, pa e kuptuar që janë zbulime nga NASA? Për më shumë lexoni si më poshtë vijon:
Super Soake
Në pamje duket shumë e njohur, por me siguri nuk e keni ditur se kjo lodër e prezantuar në vitin 1989 është zbuluar nga NASA me gjasë për të argëtuar astronautët në hapësirë.
Memory Foam (shpuza memoruese)
Ky zbulim i NASA-s është njëri ndër zbulimet që si qëllim ka pasur përmirësimin e gjumit tek astronautët pasi që është i butë dhe përshatet me formën e trupit duke lehtësuar kështu presionin në nyje dhe shtyllën kurrizore. Ky produkt po ashtu përdoret në shumicën e dyshekëve dhe shtresave në Dormeo.
Insulation (izolatori)
Zbulim ky që në shtëpitë tona gjendet në mure apo edhe në disa rubinetë që shërben si izolues i fortë. Veçanërisht përdoren për izolimin e çdo faktori të jashtëm atmosferik.
Materiali nga i cili prodhohen rrobat e zhytjes
Ky material njihet si nje nga materialet më të hollë dhe termo-rregullues, i përshatshëm për kushtet atmosferike në hapësirë apo gjatë zhytjes në ujëra të thella.
Fshesa pa kabllo
Ky është ndër zbulimet më befasues të zhvilluar nga NASA, një fshesë që nuk ka nevojë për kabllo.
Filtruesit e ujit
Pasi që në atmosferë sasia e ujit që mund të mbartet është e limituar dhe qëndrimi afatgjatë i ujit mund të shkaktoj ndryshime në cilësinë e tij, NASA është përkujdesur që astronautët mos të pijnë ujë të ndotur.
Trakat e vrapimit
Që astronautët të qëndrojnë në formë gjatë kohës që janë në hapësirë, NASA ka zbuluar trakat e vrapimit. Kjo për faktin se mundësitë që muskujt të humbasin fuqinë e tyre në hapësirë nga mos aktiviteti është shumë e madhe.