- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Themi se jemi të pastër nëse pastrohemi çdo ditë, por rëndësi të madhe ka edhe pastërtia e vendit ku kalojmë një pjesë të madhe gjatë gjumit të thellë.
A jeni pyetur ndonjëherë se sa i pastër është shtrati juaj, apo sa herë duhet ndërruar çarçafët?
Besoni apo jo, por çdo orë, njerëzve u bien rreth 600,000 grimca të lëkurës. Po ta shumëzojmë numrin e orëve që ju kaloni në krevat, ky numër rritet në 4.800.000 grimca të lëkurës së vdekur çdo natë. Po nëse e ndani shtratin me një partner, ky numër është 9.600.000. Lëkura e vdekur e cila ka rënë nga trupi ka mbetur në shtrat. Kjo paraqet një tërheqje për insektet mikroskopike, të cilat me kënaqësi do vijnë tek shtrati i juaj.
Nëse ndonjëherë e keni zënë qenin tuaj duke lëpirë çarçafët është për shkak se atyre ju pëlqen njelmësia, dhe djersitja që ju leni në shtratin tuaj është ideale për ta. Djersitja përmban kripën esenciale që është shumë tërheqëse për qenin tuaj. Gjatë gjumit, trupi i njeriut djersitet edhe pse ndoshta nuk e vëreni, dhe kështu kripa mbetet në shtrat.
Praktikoni ti pastroni çarçafët tuaj rregullisht të paktën një herë në javë, dhe në këtë mënyrë i largoni insektet, djersitjen, lëkurën e vdekur, kripën apo papastërtitë tjera të ngjashme.