- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Interpretimi i ëndrrave është një shkencë e pa bazë, por ka njerëz që ju besojnë shumë. Në momentin që fikim dritën, bien edhe mbrojtjet tona dhe mendja ‘lirohet’ të udhëtojë mes dëshirave e frikërave që nuk shqiptohen gjatë ditës. Ndonjëherë, përjetojmë ndjesi që e kemi të pamundur t’i riprodhojmë, e që ndonjëherë nuk ja pranojmë as vetes. Për një përpjekje drejt shpjegimit, ëndrrat na nisin mesazhe të kriptuara që, në momentin e zgjimit, na duken të vështira për t’u shpjeguar. Pra çfarë do të thotë nëse gjendesh në situatat e mëposhtme…?!
Në një dhomë bosh
Dhomat e një shtëpie përfaqësojnë aspekte të ndryshme të karakterit tënd. Të gjesh një dhomë të boshatisur do të thotë që jeni duke zbuluar një talent për të cilin nuk keni qenë në dijeni. Në jetë nuk mund të ndalesh asnjëherë së zbuluari gjëra…Vazhdoni kërkoni, ka gjithnjë talente për të zbuluar!
Të humbasësh kontrollin e veturës
Timoni i mjeteve motorike përfaqëson aftësinë për të përparuar në një objektiv të vendosur. Në jetën reale mund të mendoni se nuk keni kontrollin e duhur dhe ankthi që ju shkakton këto ndjesi, mund të çoj në këto ëndrra. Lëre instinktin të të udhëheq dhe merr vendimet e duhura vetë!
Të rrëzohesh
Ndjesia e të rënit, në gjumë, do të thotë që je në fije të perit…Merr frymë, çlodhu, lëri shqetësimet të largohen nga trupi yt….
Të fluturosh
Të jesh në gjendje të fluturosh do të thotë që jeni çliruar nga shqetësimet, shkruan Living. Asgjë nuk e përfaqëson më shumë lirinë se fluturimi.
Të jesh i papërgatitur në teste të ndryshme
Testet, provimet, janë mënyra se si vlerësojmë aftësitë tona, pra, kjo ëndërr shpreh faktin që po i gjykon gabim lëvizjet e tua në jetën e përditshme.
Të gjendesh lakuriq në publik
Veshjet tuaja përfaqësojnë atë që ne mendojmë se po ju tregojmë të tjerëve. Të jesh lakuriq do të thotë që gjendesh në një situatë delikate, që të bën të ndihesh të dobët dhe të ekspozuar. Mos u merrni me dukjen, tregojeni veten për atë që jeni!
Të humbasësh dhëmbët
Dhëmbët e tu tregojnë marrëdhënien që ke me veten, pra, në jetën reale diçka do të bëj të mos ndihesh rehat. Mos u dorëzo përpara situatave të sikletshme!