SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Si fleni ju? Mirë, mesatarisht mirë apo keq!

Jo çdokush fle njejtë. Sasia e gjumit luan rol të madh në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Sidoqoftë, nuk është e thënë që nëse fleni për 8 orë, ju keni bërë gjumë kualitativ. Cilësia e gjumit është ajo që luan rolin kryesor në shëndetin e përgjithshëm trupor. Për të matur cilësinë e gjumit, shqyrto këto pyetje lidhur me mënyrën si bie në gjumë dhe sa herë zgjohesh gjatë natës.

Sa kohë ju duhet të bini në gjumë?

Një tregues i cilësisë së gjumit të shëndetshëm është se sa kohë ju duhet të bini në gjumë. Rreth 27% e njerëzve kërkojnë më shumë se gjysmë ore që të bien në gjumë, 30 minuta ose më pak është përgjithësisht një tregues i gjumit me cilësi të lartë.

 

Sa herë zgjoheni gjatë gjumit?

Zgjimi shpesh gjatë natës (ndoshta për shkak të pirjes së alkoolit para kohës së gjumit ose kafeinës së marrë shumë vonë) pengon ciklin tuaj të gjumit, duke ju lënë të lodhur ditën tjetër. Për gjumë cilësor ju nuk duhet të zgjoheni më shumë se një here gjatë tërë natës.


Sa shumë minuta jeni zgjuar gjatë natës?

Numri i përgjithshëm i minutave që jeni zgjuar pasi që fillimisht bieni në gjumë është një tjetër tregues i kualitetit të gjumit. 20 minuta ose më pak është qëllimi.

 

Derisa qëndroni të shtrirë, a jeni aktualisht në gjumë?

Ju mund të kaloni 8 orë në shtrat, por kjo nuk do të thotë që keni fjetur aq. Për të maksimizuar përfitimet shëndetësore, synoni të shpenzoni së paku 85% të kohës suaj në shtrat duke fjetur. Për të përcaktuar këtë përqindje, merrni sasinë totale të kohës që keni shpenzuar në shtrat (në minuta) dhe zbrisni numrin e minutave që iu deshën të bien në gjumë plus minutave që keni shpenzuar zgjuar gjatë gjithë natës. Kjo është e barabartë me kohën tuaj të gjumit.

 

Krejt në fund, duhet të dini që ambienti ku flini ka shumë rendësi, veqanarisht dysheku dhe jastëkët.