- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Shkolla ka filluar dhe fëmijët janë të gatshëm për ditët e nxehta dhe përtace të verës. Dëshira për të mos u zgjuar dhe fjetja në orët e vona veçse janë në agjendën e tyre…
Këto rutina apo shprehi të këqija ato i kanë fituar gjatë pushimeve të mahnitshme të sezonës verore dhe ditëve të gjata verore. Prandaj, nuk është befasuese që kur vjen shtatori, muajt e parë janë shumë të vështirë për fëmijët që t’i rikthehen rutinës normale.
Tranzicioni i rikthimit në shkollë mund të jetë i vështirë dhe është ide e mirë të fillohet të përgatitet dy javë para ditës së parë së shkollës. Megjithatë shkolla veçse ka filluar prandaj është vonë për këtë, por prapëseprapë këto këshilla mund t’ju ndihmojnë ta lehtësoni tranzicionin që po e përjetojnë fëmijët.
Komunikoni për nevojat e tyre të gjumit
Diskutoni me fëmijët për rëndësinë e gjumit. Pyetni se përse duhet të flenë, sa kanë nevojë të flenë, si ndjehen kur janë të lodhur dhe si ndjehen kur bëjnë një sy gjumë të mirë. Hapja e këtij diskutimi i ndihmon ata të kuptojnë më mirë se përse po i bëni këto ndryshime të domosdoshme në rutinat e tyre.
Rikthejuni orarit të duhur të gjumit
Duhet ta rifilloni orën e brendshme të fëmijës për t’ju përshtatur rutinës shkollore. Bëni që fëmija të shkoi në shtrat dhe të zgjohet çdo ditë në të njëjtën kohë. Edhe gjatë vikendeve aplikojeni këtë!
Inkurajoni aktivitete të qeta
Një orë para kohës së gjumit, është koha t’i ndalni aktivitetet stimuluese si TV-ja, video-lojërat dhe përdorimin e internetit, sepse këto e bëjnë të vështirë për fëmijët (dhe prindërit) të qetësohen para gjumit, e kjo mund të shpijë në probleme të gjumit.
Shmangni kafeinën
Keni kujdes sasinë e kafeinës që e konsumon fëmija gjatë ditës. Shmangni pijet freskuese, çokollatat dhe çajin e ftohët në orët e vona të pasdites.