SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Si ta zgjedhni dyshekun e duhur, nëse keni dhimbje shpine?

Të fjeturit në në dyshekun e gabuar mund të shkaktojë ose ta përkeqësojë dhimbjen e shpinës. Nëse një dyshek nuk ju ofron mbështetjen e duhur, mund të shkaktojë gjumë të dobët, tendos muskujt dhe shtylla kurrizore nuk qëndron në pozitën e duhur. Të gjithë këta faktorë kontribuojnë në dhimbjen e shpinës. Po ashtu, një dyshek duhet t’i përshtatet nevojave personale. Një dyshek që ofron edhe rehati dhe mbështetje për shpinë, ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes së shpinës.

Me laramaninë e madhe të dyshekëve në treg, zgjedhja e dyshekut të duhur mund të jetë e vështirë. Andaj, Spine-Health ka përgatitur udhëzimet e nevojshme për të ndihmuar personat me dhimbje shpine ta zgjedhin një dyshek mbështetës dhe të rehatshëm në të njejtën kohë. 

Preferencat dhe nevojat personale duhet ta përcaktojnë përfundimisht se cili është dysheku më i mirë për ju.

Nuk ka një dyshek që mund t’i përshtatet të gjithëve, sado cilësor që të jetë. Nëse një dyshek ju ndihmon të flini pa dhimbje dhe dhe pa ngurtësim në muskuj, por edhe ndiheni rehat, ai është më i miri për ju, pavarësisht a është bestseller apo më i shtrenjti. Pra, zgjedhni një dyshek që është mbështetës për shpinën, por që i përshtatet edhe nevojave tuaja personale. Mos e anakshkaloni rehatinë personale. 

Dormeo sugjeron: Nuk e di se cili është dysheku i përshtatshëm për ty? Me vetëm 3 klikime, mund ta zbulosh se çfarë lloj dysheku të përshtatet, bazuar në formën dhe peshën trupore si dhe mënyrën se si flini. Zbuloni dyshekun tuaj këtu. 

Pyesni dhe mëosni më shumë për përbërjen fizike të dyshekut.

Mbështjellja ose sustat sfungjerike të dyshekut sigurojnë mbështetje. Dyshekët e ndryshëm dallojnë edhe për nga numri i këtyre sustave dhe mbështjellja. Mbushja e dyshekëve mund të ketë trashësi / fortësi të ndryshme. Lartësia e dyshekëve po ashtu varion përafërsisht nga 16cm e më shumë. Të gjitha këto duhet t’i dini dhe t’i zgjedhni bazuar në preferencat individuale. 

Gjeni një dyshek mbështetës për shpinën.

Një dyshek i mirë duhet të sigurojë mbështetje për konturat dhe shtrirjen natyrale të shtyllës kurrizore. Mbështetja e duhur shmang ngurtësimin në muskuj. Megjithse nuk ka shumë të dhëna klinike lidhur me dyshekët, një studim zbuloi se dyshekët me fortësi mesatare zakonisht ofrojnë më shumë lehtësim nga dhimbjet e shpinës sesa dyshekët e fortë. 

Dormeo sugjeron: Zbuloni dyshekët Dormeo me fortësi mesatare, duke klikuar këtu 

Arrini një ekuilibër mes mbështetjes së shpinës dhe rehatisë. 

Rehatia e përgjishme që ofron një dyshek, është po aq e rëndësishme sa mbështetja që ofron për shpinën. Të fjeturit në një dyshëk që është shumë i fortë për dikë mund të shkaktojë dhimbje në pikat e presionit. Një dyshek i fortë mesatarisht mund të jetë më i rehatshëm, sepse lejon që shpatullat dhe ijet të zhyten pak në dyshek. Personat që duan një dyshek më të fortë për mbështetjen e shpinës mund të marrin një me mbushje më të trashë për rehati më të madhe.  

Dormeo sugjeron: Shiko edhe dyshekët Dormeo të fortë / shumë të fortë, duke klikuar këtu.

Sigurohuni nëse duhet ta ndërroni dyshekun.

Nëse një dyshek i vjetër fundoset dukshëm në mes ose nuk është më i rehatshëm, me gjasë është koha për të blerë një të ri. Vendosja e dërrasave nën një dyshek të varur është vetëm një zgjidhje afatshkurtër për varjen; nevojitet ende një dyshek i ri. 

Dormeo sugjeron: Ekspertët e Dormeo-s rekomandojnë ta ndërroni dyshekun çdo 10 vjet. Zbuloni se çka i ndodhë dyshekut tuaj ndër vite, duke klikuar këtu.