SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Si të mos flini gjatë kohës kur jeni duke mësuar apo lexuar?

Përgjumësia gjatë kohës kur mësoni është problem i zakonshëm me të cilin shumica e njerëzve ballafaqohen, por a keni menduar ndonjëherë se përse ndodh kjo? Arsyeja është e thjesht: njëjtë sikurse trupi, truri lodhet dhe kërkon pushim Kjo është veçanërisht e vërtetë gjatë periudhës së testeve, pasi që e gjeni veten duke mësuar për orë të tëra pa pushuar. Gjumi është i dashur për të gjithë, por gjumi në orë të gabuara mund të jetë i dëmshëm për shëndetin dhe mund të shkaktoj probleme në funksionin e trurit.  Mund të keni provuar kafe, pije energjike dhe truqe tjera për të qëndruar vonë dhe për të mësuar, por asgjë mund të mos ketë funksionuar. Kjo për shkak se truri ka nevojë për relaksim dhe ushtrim.    

Pini ujë  

Truri kërkon oksigjen për të funksionuar, dhe uji e bën punën më të mirë. Dehidratimi bën të ndjeheni të përgjumur dhe të lodhur. Prandaj, pini të paktën tetë gota ujë përgjatë ditës dhe do të jeni të gatshëm për çdo gjë!  

Hani lehtë  

Në vend se të hani ushqime të rënda menjëherë, përpiquni të hani pak gjatë tërë ditës. Kjo do t’ju mbaj më energjik dhe më të freskët kur mësoni. Gjithashtu shmangeni ushqimin e dobët që ka mungesë të vlerave ushqyese.  

Bëni pushime  

Mësoni për tri orë dhe pastaj bëni një pauzë, por gjatë asaj pauze bëni çdo gjë përveç mësimit. Dëgjoni muzikë, kërceni apo çfarëdo që dëshironi.  

Mos u ulni në kauç apo shtrat  

Kur trupi ndjehet komod, është më lehtë t’ju merr gjumi. Prandaj, shmangni uljen në kauç apo shtrirjen në shtrat gjatë kohës kur mësoni, për në vend të këtyre uluni në një karrige dhe lexojeni librin mbi tavolinë.