- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Njerëzit i lajnë përditë dhëmbët dhe bëjnë shpesh dush, por ndonjëherë nuk mendojnë fare për muskujt e tyre. Ndërkohë që, këta të fundit janë shumë të ndjeshëm ndaj mospërfilljes dhe kjo ndikon në muskulaturë, mbështetjen dhe mbrojtjen e palcës kurrizore. Dhimbja e shpinës mund të na prekë më pak kur vendi ynë i punës është i rregulluar në mënyrën e duhur. Kështu, karrigia ku ne ulemi duhet të ketë ndenjëse të fortë, ndërkohë që lartësia e saj zgjidhet në atë mënyrë që duart e shtrira mbi të dhe bërrylat të formojnë një kënd 90 gradë.
.dsdasd { color: #000; }
Njerëzit i lajnë përditë dhëmbët dhe bëjnë shpesh dush, por ndonjëherë nuk mendojnë fare për muskujt e tyre. Ndërkohë që, këta të fundit janë shumë të ndjeshëm ndaj mospërfilljes dhe kjo ndikon në muskulaturë, mbështetjen dhe mbrojtjen e palcës kurrizore. Dhimbja e shpinës poashtu mund të na prekë më pak kur gjumi bëhet në dyshek adekuat .
Puna e përditshme
Jo më pak ngarkesë ndjejnë edhe gratë të cilat merren me punët e përditshme të shtëpisë. Nëse ju duhet patjetër të lani rroba me dorë, në legen apo në govatë duhet të jenë të vendosur në lartësinë e bërrylave. Në mënyrë absolute është e ndaluar vendosja e tyre në tokë, me shpinë të kërrusur dhe këmbë të përthyera. Kjo është e vlefshme në momentin që ju pastroni fshesën me korrent. Kur lani dhëmbët ose fytyrën mos qëndroni të kërrusur mbi lavaman. Më mirë të uleni në një stol, ndërkohë që këshillohet që lavamani të jetë në nivelin e bërrylave.
Pushimi
Duhet të bëni pushim edhe pse nuk e ndieni veten të lodhur. Nëse lodhja është e lidhur me qëndrimin e vazhdueshëm në një vend më këmbë ose ulur duhet të ndryshoni pozicion herë pas here. Detyra kryesore është të çlodhni muskujt. Për këtë qëllim është mirë që të shtriheni dhe të qëndroni me këmbë të ngritura për 5 - 6 minuta. Mënyra më e mirë për "mirëmbajtjen" e muskujve është shëtitja e gjatë dhe e ngadaltë. Ndërkohë që dy shëtitje dyorëshe në javë janë plotësisht të mjaftueshme.
Gjumi
E rëndësishme është se si do të pushoni edhe gjatë natës. Të këshillueshëm janë dyshekët ortopedikë të cilët heqin dhimbjen e shpinës në mënyrë të suksesshme.
Sporti
Tek femrat ka disa faktorë si:
Shtatzënia apo lindja të cilat provokojnë dhimbjen e shpinës. Gjithashtu, fëmija duhet të mbahet në krahë dhe kjo shkakton probleme në shtyllën kurrizore. Sporti mund të ndikojë në shërimin e sëmundjeve të shtyllës kurrizore, por paraprakisht duhet që të kryhet një vizitë tek mjeku specialist, i cili të përcaktojë dhe ngarkesat e mundshme. Mesi është një nga zonat më të rrezikuara të shtyllës kurrizore. Nëse dhimbja e mesit shfaqet një herë, për fat të keq herët ose vonë do të kthehet sërish. Për këtë arsye, ngritja e peshave të rënda duhet të bëhet me shumë kujdes dhe me këmbë të drejtuara. Kur duhet të përkuleni, këmbët duhet të tkurren në gjunjë.
Përkulja me këmbë të drejtuara është e rrezikshme për mesin. Nëse duhet të kryeni një punë fizike, me të cilën nuk jeni mësuar, filloni me më pak përpjekje dhe më pas rrisni gradualisht ngarkesën. Një rrip elastik special, i cili shtrëngon mesin e ul rrezikun.
Mjeku Nëse edhe pas zbatimit të këtyre këshillave keni sërish dhimbje të shpinës duhet të drejtoheni tek një specialist. Kjo lloj dhimbjeje, jo gjithmonë është e lidhur me ngarkesën e muskujve dhe mund të jetë shfaqje e një sëmundjeje të një organi. Nuk duhet të prisni që të mbeteni pa fuqi që të kërkoni ndihmën e një specialisti. Kontakti i shpeshtë me një specialist do t'ju ndihmojë të mbani larg trauma të pakëndshme.