- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Xhemat, marmelladat dhe mjalti janë shumë të shijshme po janë shumë ngjitëse, dhe shpesh është fshtirë ti mbani në kavanozët e tyre. Nese jeni lodhur duke i pastruar nonstop atëherë ka ardhur koha për një ndryshim. Vetëm vendosni të gjithë përbërësit ngjitës në një shtresë metalike që është e lehtë për tu pastruar – pastaj ndonjeherë, largoni të gjitha me një lëvizje dhe pastroni.
A jeni gjithnjë duke i gatuar të njejtat receta? A jeni lodhur nga ushqimet e njejta? Atëherë vendosja e librave të gatimit në kuzhinën tuaj nuk është ide aspak e keqe. Në këtë mënyrë do të ju gjinden sa herë që nuk dini se çfarë të gatuani dhe poashtu janë një dekorim i bukur për kuzhinën tuaj.
Përdorni varëse për të varur përparëset, pëlhurat e kuzhinës dhe enët e kuzhinës. Kjo do të ja dhurojë kuzhinës tuaj në freski dhe nëse i keni me ngjyrëra atëherë do të duken shumë bukur për stinen e Pranverës.
Cilin tigan e përdorni çdo ditë? Ai duhet të jetë në raftin që është më së afërmi me ty kur ju gatuani. Setin e darkës që e përdorni vetëm për raste speciale? Atë vendoseni më larg në raftet e poshtme. Vendosni gjërat që ju duhen afër, gjërat që sju duhen larg.
A është kuzhina juaj e madhe? Nese nuk dëshironi të humbni kohë duke kërkuar dicka që e keni future diku dhe tash më nuk mund ta gjeni, atëherë mbani gjërat e kategorisë së njejtë afër njëra tjetrës, në këtë mënyrë nuk do të keni problem për ti gjetur.
A ju duket sikur kutitë e plastikës e kanë jetën e tyre? Gjithnjë janë gjithëandej kuzhinës mirëpo kurrë nuk janë aty ku ju nevojiten? Pse të mos i organizoni më mirë? Gjeni vendin perfekt për ata dhe renditni një mbi një që ti gjeni sa here ju nevojiten.
A i keni dollapat gjithmonë të çrregullta, dhe kurrë nuk mund të gjeni asgjë në ata? Ska problem, bleni një ndarëse të pirunëve, lugëve dhe paisjeve të tjera dhe renditni gjithçka aty. Do të gjeni gjithçka pa humbur kohë!
A është kuzhina juaj pak e errët? Ndiqimi i duhur e ka efektin tjetër në mënyrën se si duket kuzhina juaj. Vendosni drita të vegjla në dollape dhe hapsirat ndër rafte dhe kuzhina juaj do të duket krejtësisht tjetër!
Nese jeni lodhur me dollapa, me kavanoza, me kuti të plastikës atëherë bleni disa shporta dhe vendosni të gjitha produktet që nuk dini se cfarë të bëni aty. Shportat e kuzhinës gjithnjë duken bukur!