SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Truku magjik, si t’ju zërë gjumi në më pak se 1 minutë

Dr. Andrew Weil është një mjek amerikan i famshëm i cili ka zgjidhjen për gjumin e shqetësuar të natës. Ai ka zhvilluar një stërvitje të stilit yoga, i cili do t'ju ndihmojë të bini në gjumë në më pak se një minutë. Kjo është një teknikë e frymëmarrjes që mund të lehtësojë streset e brendshme dhe tensionin që ju mund të ndieni. Për më tepër, kjo do t'ju ndihmojë të bini në gjumë dhe të bëni një gjumë më të mirë dhe më të thellë.

Dr. Andrew Weil është një mjek amerikan i famshëm i cili ka zgjidhjen për gjumin e shqetësuar të natës. Ai ka zhvilluar një stërvitje të stilit yoga, i cili do t'ju ndihmojë të bini në gjumë në më pak se një minutë.

Kjo është një teknikë e frymëmarrjes që mund të lehtësojë streset e brendshme dhe tensionin që ju mund të ndieni. Për më tepër, kjo do t'ju ndihmojë të bini në gjumë dhe të bëni një gjumë më të mirë dhe më të thellë.

Ky ushtrim zvogëlon dëshirat për të ngrënë, kështu që do t’ju ndihmojë edhe me procesin e humbjes së peshës.

Ju mund ta praktikoni këtë teknikë kudo, për shkak se ajo nuk ju merr shumë kohë dhe nuk kërkon ndonjë pajisje shtesë. Këtu janë hapat që duhet të ndiqni për të zbatuar këtë ushtrim frymëmarrje.

Ushtrimi i frymëmarrjes

Merrni frymë thellë me gojë.

Më pas, mbyllni gojën dhe thithni ajër në heshtje me hundë, duke numëruar deri në katër me mendje.

Nëse mundeni, duhet ta mbani frymën tuaj derisa të numëroni 7 me mendje.

Nxirrni plotësisht frymën nëpërmjet gojës, duke numëruar përsëri deri në tetë.

Përsëriteni këtë cikël edhe tri herë të tjera, pra katër frymëmarrje të tilla në total.

Këshilla:

Praktikojeni të paktën dy herë në ditë. Por mos e praktikoni shumë shpesh.

Me kalimin e kohës, ju do të ndieni përfitimet e fuqishme.

Gjatë muajit të parë, bëjeni për katër frymëmarrjeje, më pas, mund ta përdorni edhe deri në tetë frymëmarrje.