SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Zgjedhja e dyshekut të duhur

 

Rreth 40% e njerëzve nëpër botë përballen me dhimbjet e shpinës cdo vitë. Nësë jeni një prej tyre, zgjedhja e dyshekut të duhur do të luajë një rol kryesor në zgjidhjen e problemeve tuaj apo në clirimin e dhimbjes. Ketu keni disa këshillla që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni dyshekun e duhur:

  • Mos blini dyshek thjeshtë sepse shitësi thotë se do te jetë i mirë për shpinën tuaj. Kontrolloni nëse dyshku siguron suport për trupin tuaj, dhe duhet të siguroheni se jeni duke qëndruar në pozicionin  normal të fjetjes.  
  • Është e rëndësishme të gjëni dyshekun që do të zgjidhë të gjitha problemet me shpinën dhe kurrizin. Kjo sepse egzistojnë shumë  probleme të këtij lloji. Prandaj duhet të mendoheni se cili është dysheku i duhur për ju dhe të kontrolloni nëse i përshtatet nevojave tuaja dhe nëse ju bën të ndjeheni sa më rehat të jetë e mundshme. Mos  bëni zgjidhjen tuaj vetëm nga cmimi, por provoni të gjeni zgjidhjen më të mirë për veten tuaj.  
  • Nëse dysheku është i fortë, nuk është edhe aq i mirë për shpinën tuaj. Duhet të siguroheni që dysheku siguron mbështetjen e duhur për pjesën e veshkave, shpatullave dhe qafës. Në shumicën e rasteve një dyshek mesatar është zgjidhja më e mirë për suportin e duhur.  
  • Kur blini një dyshek, sigurohuni që gjithashtu të keni zgjedhur një jastëk të përshtatshëm që siguron suport për qafën dhe trupi juaj të jetë në një pozicion horizontal . Nëse jasteku është shumë i madhë, qafa do të kërryset përpara ose anash, duke shkaktuar tërheqje muskulore në pjesën e pasme të qafës , ose do të ndjeheni të lodhur dhe të përgjumur.  

Disa këshilla lidhur me  pozicionin e fjetjes:  

  • Zgjidhni pozicionin e duhur që ju ndihmon të relaksoni shpinën.  
  • Fjetja anash është më mirë se të flini përmbys dhe me qafën e mënjanuar.