- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Është e rëndësishme t’i ndërroni rregullisht çarçafët dhe këllëfët, për t’u siguruar se po flini në një ambient të freskët, të shëndetshëm dhe të rehatshëm.
Me ndërrimin e sezonave, është koha për ta ndërruar dhe freskuar shtratin, por edhe pamjen e dhomës suaj. Një nga mënyrat më të lehta dhe efektive, është padyshim me një set çarçafësh.
Këllëfët e jastëkëve dhe jorganit janë punuar 100% nga pambuku saten i krehur.
Ky material natyral dhe jo-alergjik i ofron ndjesi të këndshme dhe më të butë ndaj lëkurës suaj, krahasuar me çarçafët prej pambuku me endje të thjeshtë ose standarte.
Seti është në dispozicion në 6 ngjyra klasike, që do t’i shtojnë elegancë çdo dhome: e kaltër, krem, gurkali, vjollcë, e gjelbër dhe hiri. Këllëfët e jorganit dhe jastëkëve kanë nga dy anë të ndryshme. Njëra anë ka ngjyrë më të çelët, kurse tjetra më të mbyllët. Ju mund t'i kombinoni në katër mënyra të ndryshme, për t'i dhënë dhomës suaj pamje të re kohë pas kohe.
Seti është në dispozicion në dy madhësi: këllëf jorgani 140x200cm me 1 këllëf jastëku 50x70cm si dhe këllëf jorgani 200x200cm me dy këllëfë jastëku 50x70cm. Këllëfët e jastëkëve mbyllen me dy shirita të gjerë dhe palë dhe këllëfi i jorganit ka butona të fshehur, për një pamje më klasike.
Çarçafi me llastik The Essentials është punuar prej pambuku dhe ka llastik në të katër qoshet, andaj qëndron mirë për dyshek, duke ju mundësuar gjumë të rehatshëm. S’ka më çarçafë që grumbullohen apo rrëshqasin nga dysheku – zgjedhni tani mes 6 ngjyrave dhe 7 madhësive të çarçafit The Essentials dhe kombinoni me setin e çarçafëve të së njejtës linjë.
Linja Dormeo | Essence |
---|---|
Programi Dormeo | dhoma ndejës |