SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Aparat për kafe Espresso Deluxe Noir Delimano

100 80 1
ID: 110067532 SKU: 110067532
Photo
Video
-35%

Nuk është e domosdoshme të jeni një barist i trajnuar për ta përgatitur një kafe të shijshme sikurse në kafiteri -  Aparati Espresso Deluxe Noir është pajisja që ju duhet për ta shijuar kafenë e përsosur në shtëpi. Kjo pajisje përdorë shtypje 20 bar dhe fuqi 1100W për rezultate të përsosura. Ka rezervuar 1250ml, ku mund të përgatisni deri në 12 filxhana kafe plot shije, pa e rimbushur.

OFERTAT E SHTATORIT!
Aparat për kafe Espresso Deluxe Noir Delimano

Çmimi i rregullt: 169,90 €


Çmimi special: 109,91 €

Koha e arritjes: 3 ditë pune
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Nuk është e domosdoshme të jeni një barist i trajnuar për ta përgatitur një kafe të shijshme sikurse në kafiteri -  Aparati Espresso Deluxe Noir është pajisja që ju duhet për ta shijuar kafenë e përsosur në shtëpi. Kjo pajisje përdorë shtypje 20 bar dhe fuqi 1100W për rezultate të përsosura. Ka rezervuar 1250ml, ku mund të përgatisni deri në 12 filxhana kafe plot shije, pa e rimbushur.

Më shumë
Përshkrimi

Thjesht shtypni butonin për një Espresso të shijshme me krem

Zgjohuni dhe shijoni kafe të mrekullueshme pa pasur nevojë të prisni në radhë, në kafiteri. Përjetoni shijen e përsosur të kafesë së freskët të përgatitur në shtëpi, me Espresso Deluxe Noir. Ky aparat është shumë kompakt dhe përshtatet edhe në kuzhinat më të vogla. Ju e meritoni kafenë perfekte, dhe me këtë aparat, mund ta shijoni nga rehatia e shtëpisë!

Aparat me fuqi 1100W, që e shndërron kafen në një filxhan krem plot shije

Kjo pajisje përdorë shtypje 20 bar dhe fuqi 1100W për rezultate të përsosura – një espresso me aromë të pasur, krem dhe shijen që ju pëlqen. Aparati operon pa shkaktuar zhurma dhe përgatitë espresson perfekte çdo herë. Ka rezervuar 1250ml, ku mund të përgatisni deri në 12 filxhana kafe plot shije, pa e rimbushur. Po ashtu, falë filterit prej çeliku inox me mur të dyfishtë (nën presion), mund të përgatisni deri në dy filxhanë në të njejtën kohë.

Ky aparat elegant ka edhe plot përparësi teknike:

  • termometri - ju mundëson ta mbikëqyrni temperaturën në mënyrë transparente;
  • treguesi i integruar i dritës - ju tregon kur aparati është gati për t’u përdorur;
  • tabaku për kullim dhe gryka e shkumës - mund të hiqen, për ta pastruar më lehtë aparatin;
  • filter i dizajnuar me mur të dyfishtë – krahasuar me filterin me një mur, ju mundëson rezultate më të përsosura (krem të mrekullueshëm) edhe nëse kafeja nuk është e bluar njejtë;
  • pastrimi automatik është pastrimi i sistemit të nxehtësisë pas avullimit, duke siguruar që espresso juaj e ardhshme të nxirret në temperaturën e duhur;
  • operon qetë  – më pak se 80dB gjatë funksionimit;
  • kontroll i thjeshtë i butonit me ON/OFF.

Grykë avulli, për shkumë të trashë e kremoze për një Cappuccino plot shije

A ju pëlqen ta pini kafen me shkumë të trashë qumështi? Gryka e avullit me fuqi të rregullueshme avulli do të krijojë shkumë të shijshme për cappuccino, latte apo ndonjë kafe tjetër që përgatisni. Përpos për shkumëzimin e qumështit, mund ta përdorni edhe për të përgatitur ndonjë pije të ngrohtë me bazë qumështi (çokollatë e nxehtë, kakao) si dhe për të ngrohur ujë për çaj.

Shërbejeni kafenë në filxhan të ngrohtë

Aparati Espresso Deluxe Noir përmban edhe funksionin e ngrohjes, ashtu sikurse aparatet e mëdha në kafiteri. Pjesa e sipërme e ngrohjes (me mbrojtje nga rënia) siguron që filxhanët tuaj të jenë çdo herë të ngrohtë dhe të ruhen të sigurtë. Tash mund ta përgatisni një kafe origjinale si profesionist – në një filxhan të ngrohtë.

I thjeshtë për t’u përdorur, i lehtë për t’u pastruar

Nëse nuk keni përdorur më parë një aparat kafeje, s’keni pse të brengoseni. Aparati Espresso Deluxe Noir është i dizajnuar për përdorim të përditshëm, thjesht duke operuar me ndihmën e butonit. Vetëm shtypeni ose kthejeni butonin – kafja do të përgatitet e qumështi do të shkumëzohet!

Po ashtu, aparati mirëmbahet dhe pastrohet lehtë – disa nga pjesët e ndashme janë prej çeliku inox e disa prej plastike. Andaj, mund të pastrohen shumë lehtë me duar, e madje edhe tubi i brendshëm pastrohet lehtë.

Për më tepër, aparati ndalet automatikisht pas 30 minutash, edhe nëse ju harroni ta fikni. Në këtë mënyrë, ju kursen edhe energji.

Informata shtesë

1.Ky aparat,a e bluan kafen?
+

Jo produkti nuk ka funksion për bluarje të kafës.

2.Si funksionon?
+

Ndiqni këta hapa drejt përgaditjes së kafes apo shiqoni videon ne Delimno Kosova në Facebook/ Instagram. 1. Pajisja futet në rrymë. 2. Mbusheni rezervuarin me ujë (dhe plastika në pjesën e pasme të aparatit). 3. Ndezni butonin në anën e djathtë të aparatit. 4. Aparati në pakteim ka 2 lloje të dozerave. Dozerat janë pjesët ku vendoset kafja. Edhe një me e cekët – per 1 kafe, ndërsa tjetra është pak më e thellë për kapacitet për 2 kafe. 5. E merni dozerin (pjesën ku vendoset kafja) e vendosni në dorezë. 6. E mbushni me kafe. . 7. E vendosni dorezën me dozer në qelës ne fund (janë me shenjat e vizatume nga cila anë të mbyllet). 8. E vendosni gotën/filxhanin. 9. Në rrumbullakun në mes është shenja e filxhanit të kafes e cila ka ngjyrë të kuqe në fillim, duhet të presim deri sa të bëhet ngjyra e kaltert. (deri sa të nxehet). 10. Ne momentin kur bëhet ngjyra e kaltër – e sillni rrumbullakun në anen e majtë ku është shenja e filxhanit. 11. Kafja fillon me dal. 12. Nese doni të shtoni qumësht, atëherë pasi që keni kafe në filxhan, mbusheni një xhezvë me qumësht dhe e vendosni pipin e zi në anën e djathtë brenda xhezvës. 13. E ktheni rrumbullakun ne anën e djathtë – është një figurë si shkum / si avull edhe e bëni shkumën pastaj e ngrohni qumëshitn sipas dëshires.

3. Me një mbushje të dozerit sa kafe bëhen?
+

Jane 2 dozera: Është një i cekët ( për 1 kafe), dozeri tjetër është me i thellë – për dy kafe. !

4. A është me kapsula?
+

Jo aparati Delimano Joy nuk është me kapsula. Funksionon vetëm me kafe të bluar, me të gjitha llojet e kafeve përveq KAFES TURKE. KUJDES – KAFJA TURKE MUND TA BLLOKOJ APARATIN!

5.A duhet kafe speciale për këtë
+

Jo kafja është e njëjtë sikur edhe per kafiqat, restaurantat, apo lokalet tjera. Vetëm se duhet të gjejnë kafen e cila ju pëlqen. Disa propozime jane: LAVAZA, JULIAN CAFFE… etj

6. A duhet të derdhet uji vazhdimisht (në çdo përdorim)?
+

Uji nga rezervuari nuk duhet të derdhet vazhdimisht. Mirëpo doreza edhe dozeri duhet të pastrohen pas çdo përdorimi – sepse kafja e bllokon dozerin edhe nuk funksionon.

7. Ku mund ta gjej llojin e kafës për këtë aparat?
+

Në market si Viva, Meridian, Interex – jane ne paketime te vakumume. Kafe e bluar,jo kokrra. Poashtu, nëpër dyqane që e ofrojnë kafe të freskët mund të kërkojne kafe për aparat, apo kafe për espresso.

Specifikat Teknike
Dimensionet 31,6x20,1x28,8 cm
Material alumin, çelik inox

Vlerësimet e Konsumatorëve (1 Vlerësime)

4

1 vlerësime

1 Produkte

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Isa

www.topshop-ks.com

Super per cmim
You pay for what you get