- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Është shumë e rëndësishme që rregullisht t’i lani dhe ndërroni çarçafët në dhomën e fëmijëve, për t’u siguruar që po flenë në një ambient të pastër dhe të freskët. Po ashtu, higjiena e mirë ndihmon në parandalimin e alergjive dhe irritimit, duke ju mundësuar gjumë më të qetë. Andaj, një palë çarçafë Emotion Owl do të jenë një dhuratë e çmuar për fëmijët tuaj. Po ashtu, falë dizajnit tërheqës, fëmijët mezi do ta presin kohën e gjumit.
Të gjithë i duan bufët, me trupin e tyre të lezetshëm dhe sytë e gjerë e kuriozë. Andaj, Dormeo ju sjellë koleksionin e lodrave të buta dhe çarçafëve Emotion Owl, për të krijuar një ambient më të ngrohtë dhe relaksues në dhomën e fëmijëve tuaj. Tash fëmijët tuaj mund të flenë në një set çarçafësh me dizajn të lezetshëm, që do t’i frymëzojë për gjumë të qetë e ëndrra të ëmbla.
Këllëfët e jastëkëve dhe jorganit kanë pamje të ndryshme në secilën anë. Njëra anë ka dizajnin e lezetshëm me bufë të zgjuar dhe të fjetur, kurse ana tjetër është njëngjyrëshe. Ju mund t'i kombinoni në katër mënyra të ndryshme, për t'i dhënë dhomës së fëmijëve pamje të re kohë pas kohe. Në dispozicion në dy ngjyra: e kaltër dhe e verdhë.
Këllëfët e jorganit dhe jastëkëve janë të punuar 100% nga pambuku. Ky material natyral dhe jo-alergjik mund të lahet tërësisht në 60°C dhe i ofron lëkurës një ndjesi të mrekullueshme. Pambuku e ruan ngjyrën gjatë dhe bëhet edhe më i butë pas larjeve. Pos që ka materiale cilësore, ky set ka një dizajn mahnitës që secilit fëmijë do t’i pëlqejë.
Seti është në dispozicion në dy ngjyra (e kaltër dhe e verdhë), si dhe dy madhësi:
Këllëfët e jastëkut kanë mbyllje me palë për t’i mbajtur jastëkët sigurtë brenda, kurse këllëfi i jorgnait është me zinxhir. Ky set i çarçafëve mund të lahet në 60°C.
Linja Dormeo | Trends |
---|---|
Programi Dormeo | dhoma ndejës |