- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Dysheku Aloe Vera Plus Memory është kombinim i përsosur i materialeve cilësore, të rehatshme dhe higjienike! Shijoni mbështetjen e personalizuar falë 16cm sfungjer Ecocell® edhe ekstra rehatinë nga 2cm sfungjer memory. Mbështjellësi i dyshekut është i pasur me Aloe Vera për një ndjesi qetësuese dhe me trajtim CleanEffect® për freski dhe mbrojtje nga bakteret, mikrogrimcat e pluhurit dhe aromat e pakëndshme. Dysheku Aloe Vera Plus Memory ka 10 vjet garancion!
Dysheku Aloe Vera Plus Memory është kombinim i përsosur i materialeve cilësore, të rehatshme dhe higjienike! Shijoni mbështetjen e personalizuar falë 16cm sfungjer Ecocell® edhe ekstra rehatinë nga 2cm sfungjer memory. Mbështjellësi i dyshekut është i pasur me Aloe Vera për një ndjesi qetësuese dhe me trajtim CleanEffect® për freski dhe mbrojtje nga bakteret, mikrogrimcat e pluhurit dhe aromat e pakëndshme. Dysheku Aloe Vera Plus Memory ka 10 vjet garancion!
Dysheku Aloe Vera Memory do t’ju sigurojë net të qeta, rehati dhe gjumë luksoz për vite me radhë.
Dysheku ka garancion 10 vite. Kjo do të thotë që ju do të përjetoni 3650 mëngjese të pushueshme përplot energji.
Blej online, nga rehatia e shpisë me çmimet e njejta si në dyqane. Ne ju sjellim dyshekun në derë të shtëpisë. Dysheku është i vakumuar që të mbrohet nga faktorët e jashtëm.
Ky dyshek ka një bërthamë cilësore prej sfungjerit EcoCell® dhe është prodhuar sipas standarteve më të larta europiane. Me pak fjalë, ky është dysheku perfekt për ata që duan një dyshek më të fortë dhe me mbështetje ergonomike për shpinën. Për më tepër, dysheku është është i pasur me sfungjer shtesë memory dhe trajtime speciale hipoalergjenike, për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm.
Falë trajtimit special CleanEffect®, ky dyshek ka mbrojtje anti-pluhur, anti-bakteriale, anti-mikrobe dhe kundër aromave të pakëndshme. Është me të vërtetë një lehtësim, sidomos për ata që vuajnë nga ndonjë alergji apo kanë lëkurë të ndjeshme. Flini rehat, duke e ditur se po flini në një ambient të pastër!
Mbulesa e ajrosshme është e pasur me ekstrakt të bimës aloe vera, për t’ju ofruar një ndjesi të butë, përkëdhelëse dhe qetësuse. Aloe Vera njihet edhe si “bima e pavdekësisë” e tash mund t’i shijoni vetitë e mrekullueshme të kësaj bime mu në dyshekun tuaj!
Bërthama prej 16cm sfungjer EcoCell® e punuar nga qeliza 3D super fleksibile, të ajrosshme dhe të vogla, do t’i përshtatet formës dhe peshës tuaj trupore. Falë mbështetjes së fortë dhe rehatisë, shpina juaj do të qëndrojë në formën e duhur dhe pa dhimbje. Dizajni special mundëson qarkullim të shkëlqyer të ajrit, për ta mbajtur dyshekun tuaj sa më higjienik.
Mungesa e gjumit dëmton imunitetin: Studimet tregojnë se qelizat natyrale të imunitetit mund të zvogëlohen deri për 70% nëse keni fjetur vetëm 4-5 orë gjumë. Si rrjedhojë, ju nuk do të jeni në gjendje t’i luftoni viruset ngjitëse në mënyrë efikase, si për shembull koronën. Por fatmirësisht, në këtë rast ju mund ta shmangni humbjen e qelizave të imunitetit, duke fjetur 7 deri në 9 orë.
lartësi18cm
I përshtatet në mënyrë perfekte formave të trupit tuaj.
Ofron mbështetje ergonomike për trupin tuaj.
Për një ambient gjumi më të pastër, pa mikrogrimca të dëmshme.
Ofron një ndjesi qetësuese dhe përkëdhelëse, për gjumë sa më të mirë.
Që të mund ta bartni sa më lehtë.
Jetëgjatësia e dyshkeut mund të zgjatet nëse përdorni mbajtëse cilësore dysheku, të së njejtit dimension. Kjo siguron mbështetje optimale, ajrosje dhe ekuilibrin e duhur.
Nëse zgjedhni ndonjë nga mbajtëset për dyshek nga Dormeo, ne ju sigurojmë 10 vjet garancion për dyshekun.
Dysheku juaj i ri do të mbërrijë në shtëpinë tuaj, i ngjeshur dhe i vakumuar, i mbrojtur në një kuti të dhe i mbështjellë në dy shtresa plastike. Të gjithë dyshekët tanë janë të ngjeshur dhe të vakumuar falë procesit eko-miqësor dhe mbrojtjës që përdorim gjatë transportit.
Preni me kujdes qesen e jashtme me gërshërë duke u siguruar që të mos preni qesen plastike në brendësi të dyshekut. Mos përdorni thikë.
Hapni dyshekun e rrotulluar të vakumuar për të vendosur atë mbi shtratin tuaj. Me kujdes ia preni pjesën plastike në qoshe dhe e hiqni atë.
Lini 6 orë dyshekun tuaj të hapur në mënyrë që të fryhet plotësisht.
Nëse nuk mund të vendosni se a është ky dyshek i duhuri për ju, na telefononi dhe ne me shumë dëshirë do të përgjigjemi në pyetjet tuaja. Po ashtu, në bazë të nevojave dhe kërkesave tuaja, ne mund t’ua propozojmë dyshekun më të përshtatshëm. Ekspertët tanë të gjumit po presin thirrjet tuaja, telefononi FALAS në 0800 100 50.
Linja Dormeo | Vitality |
---|---|
Programi Dormeo | gjumë |