- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Shijoni ngrohtësinë dhe rehatinë që ofron një batanije me përzierje leshi. Kurseni energjinë elektrike duke vendosur një batanije në shtratin tuaj për ta mbajtur larg të ftohtin. E punuar me një përzierje prej lesh Merino (35%) dhe poliestër (65%), batanija Wonderwool është e butë, e ngrohtë, e ajrosshme dhe e qëndrueshme. Falë modelit elegant me drerë, është perfekte për t’u përdorur edhe si mbulesë shtrati.

Dimrit të gjithë përballemi me sfidat që i sjellë i ftohti, e një nga to është fatura e lartë e energjisë elektrike. Një mënyrë e mirë për të kursyer energjinë, është t’i ulni temperaturat dhe të mbështilleni me një batanije të ngrohtë e të butë. E tillë është batanija Wonderwool – jo vetëm që do t’ju mbajtë të ngrohtë, por edhe të relaksuar.
Ju mund ta përdorni këtë batanije si mbulesë shtrati për më shumë elegancë, apo si mbulesë shtesë për vete, për ngrohtësi shtesë. Por e mira e kësaj batanije është se mund ta përdorni edhe në plot raste tjera jashtë dhomës së gjumit.
Kjo batanije është punuar me kujdes me një përzierje të materialeve si leshi dhe poliestri. Leshi është përdorur për vite me radhë për shkak të vetive të tij të mrekullueshme, sikurse butësia dhe ngrohtësia. Pra, është një material izolues natyral, i cili mund të parandalojë mbingrohjen, djersitjen dhe ngjitjen, duke qëndruar i ajrosshëm. Përzierjes së leshit i është shtuar edhe poliestër, që produkti të qëndrojë më gjatë. Pra, kjo batanije ka 35% lesh Merino dhe 65% poliestër.
Batanija me dimensione 140x200cm ka një model klasik bardhë e zi me drerë, duke na kthyer kujtimet e dimërave tradicionalë dhe magjisë së kësaj stine. Andaj, nëse doni ta gëzoni veten apo më të dashurit tuaj me një dhuratë që përçon dhe ofron ngrohtësi në ditët e ftohta, kjo batanije është e duhura! Për shkak se përmban edhe material leshi, kjo batanije mund të lahet vetëm me dorë.
Linja Dormeo | Timeless |
---|---|
Programi Dormeo | dhoma ndejës |