SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Garancion vullnetar

Çka duhet të dini rreth dyshekëve Dormeo?

Nëse tashmë posedoni një dyshek Dormeo, besojmë se jeni bindur për rehatinë që ofron. Por nëse po mendoni ta ndërroni dyshekun e vjetër me një nga Dormeo, na lejoni t'ju informojmë për dyshekët tanë. Dormeo ofron lloje të ndryshme dyshekëve, por që të gjithë kanë një të përbashkët kryesore: cilësinë. Secili dyshek Dormeo është gërshetim i materialeve dhe teknologjive risi, për t'ju krijuar një oazë të rehatshme gjumi. Dyshekët Dormeo janë të pasur me trajtime cilësore kundër alergjive dhe pro-higjienës, që ju të flini në një ambient sa më të pastër.

Sa vite ka garancion një dyshek Dormeo?

Garancioni vullnetar dallon varësisht sipas dyshekut. Shikoni mëposhtë garancionet për secilin dyshek:

DYSHEK DORMEO ALOE VERA PLUS II

10 vite

DYSHEK DORMEO S APPROVED

15 vite

DYSHEK DORMEO ALOE VERA PLUS

10 vite

DYSHEK DORMEO AIR+ COMFORT

15 vite

DYSHEK DORMEO iMEMORY SILVER II

15 vite

DYSHEK DORMEO AIR+ SELECT

15 vite

DYSHEK DORMEO LUX

15 vite

DYSHEK DORMEO ERGO COMFORT

15 vite

DYSHEK DORMEO iMEMORY SILVER

15 vite

DYSHEK DORMEO SIENA

 3 vite

DYSHEK DORMEO iMEMORY SILVER S PLUS

15 vite

DYSHEK DORMEO FRESH PRIMA

15 vite

Nëse tashmë jeni një posedues fatlum i një dysheku Dormeo, JU LUTEM LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET E MËPOSHTME para se ta hapni apo përdorni dyshekun.

VINI RE: Para se ta hapni paketimin e dyshekut, ju lutem kontrolloni masat e kornizës / shtratit, sepse pasi ta keni hapur dyshekun, më nuk mund ta ktheni (përjashtim bëjnë rastet nëse dysheku ka ndonjë defekt fabrikor).

Mënyrat e përdorimit dhe mirëmbajtjes:

  1. Dysheku Dormeo është paketim i vakumuar me përdorimin e teknologjisë më moderne, që mundëson transport të lehtë dhe siguron higjienë maksimale. Gjatë hapjes së paketimit, MOS PËRDORNI gjëra të mprehta sepse mund të dëmtoni tekstilin (këllëfin/mbështjellësin e dyshekut).
  2. Paketimi duhet të hapet në afat maksimal (kohor) prej 30 ditësh nga dita e pranimit të dyshekut.
  3. Dysheku Dormeo e merrë formën e vet origjinale pas 15 minutave të çvakumimit, sidoqoftë duhet të kalojnë 6 orë në mënyrë që dysheku të ketë aftësi bartëse. Mos e mbështjellni dyshekun pasi që ta keni çvakumuar nga forma e mëparshme.
  4. Dysheku Dormeo është krijur që të përdoret në hapësira të mbyllura me klimatizim normal.
  5. Ne ju rekomandojmë ajrosje javore të dhomës suaj me qëllim të ekspozimit të dyshekut në ajër të pastër. Gjatë ajrosjes, dysheku duhet të jetë pa mbulesë të shtratit. Në këtë mënyrë parandalohet zhvillimi i lagështisë dhe këpurdhave të mykut.
  6. Shmangni përdorimin e dyshekut në korniza të çelikut, në listela shumë të gjera apo  në pllakëza të rrafshta. Pllakëzat nuk janë të përshtatshme sepse e lejonë zhvillimin e lagështisë dhe  koncentrimin e mykut (pengojnë ajrosjen).
  7. Përdoreni dyshekun në listela (shipka) të drurit me dimensione të njëjta sikurse edhe  dysheku juaj. Në këtë mënyrë do të ketë ventilim (ajrosje) optimale dhe ekuilibrimi i peshës do të jetë i siguruar. Ne ju rekomandojmë listela të drurit. Shih foton më poshtë:

  8. Dysheku nuk është paraparë të përdoret në vendet e lagështa. Shmangni lagështinë dhe mykun.
  9. Nuk rekomandohet larja apo hekurosja e stofit (këllëfit ose mbështjellësit). Ne ju rekomandojmë ta lani mbështjellësin në pastrim kimik, e nëse pastrohet në kushte shtëpiake, ju lutem lexoni udhëzimin në etiketën e ngjitur në dyshek.
  10. Ne ju rekomandojmë që të përdorni sipër dyshekut mbulesa që mund të lahen. Ju sugjerojmë Çarçaf mbrojtës për dyshek, të cilët e mbrojnë dyshekun nga papastërtitë.
  11. Në muajt e parë të blerjes, preferohet t'i ndërrohet ana dyshekut nga koka te këmbët dhe anasjelltas. Në këtë mënyrë, kontribuoni në formësimin korrekt të dyshekut, sidomos nëse pesha nga njëra anë në tjetrën ndryshon.

 

Paralajmërim:

      1. Materiali i dyshekut nuk do të ndryshojë gjatë përdorimit normal. Trashësia e dyshekut mund të zvoglohet prej 5% - 15%. Ky zvoglim i trashësisë konsiderohet të jetë normal.
      2. Është normale zgjerimi apo shkurtimi i dyshekut rreth 2%, (gjatësi dhe gjerësi), kjo për shkak të materalit elastik. Kjo tolerancë konsiderohet si dukuri normale. Një situatë e tillë mund të ndodhë edhe pas përdorimit të gjatë.
      3. Ky prodhim nuk është i qëndrueshëm ndaj zjarrit, prandaj mos përdorni material të ndezshëm në dyshek dhe sigurohuni që fëmijët mos të luajnë me shkrepësa apo pajisje të ngjashme në të.
      4. Në rast të ndonjë ankese për dyshekun, Studio Moderna e ka të rezervuar të drejtën e inspektimit profesional të dyshekut.
      5. Gabimet e prodhuesit (gabimet në qepje, njollat eventuale dhe mospërsosje tjera), të cilat nuk ndikojnë në funksionimin normal të dyshekut, duhet të lajmërohen në Studio Moderna. Kërkesa për kthim të prodhimit duhet të bëhet brenda 7 ditëve nga data e pranimit të prodhimit.
      6. Prodhuesi nuk garanton për ndryshime të dyshekut apo gabimeve që janë shkaktuar me përdorimin jo të drejtë apo në kundërshtim me udhëzimet e dhëna dhe të paralajmëruara në garancion / mirëmbajtje shtesë.
      7. Sigurohuni mirë që porosia e dimensioneve të dyshekut të përputhet me kornizën e shtratit tuaj meqenëse pas hapjes së paketimit, DYSHEKU NUK MUND TË KTHEHET.
      8. Studio Moderna aplikon kushtet e garancionit në përputhje me Standartet Europiane 1999/44/CE, lidhur me shitjet brenda Komunitetit Europian.

Kushtet e Garancionit vullnetar:

      1. Dysheku Dormeo ofron mirëmbajtje të plotë për bërthamën e dyshekut (shikoni tabelën më lartë) dhe 1 vit garancion për mbështjellësin e dyshekut.
      2. Prodhuesi garanton cilësi dhe funksionim normal të produktit gjatë periudhës së garancionit. Gjithashtu, garanton që prodhimi i shërben qëllimit dhe siguron komoditet maksimal, në qoftë se ndjeken udhëzimet e dhëna.
      3. Në rast të ndonjë gabimi të prodhuesit, dysheku do të zëvendësohet. Kthimi i prodhimit duhet të bëhet brenda 7 ditëve nga dita e pranimit të prodhimit.
      4. Kërkesa për kthim të prodhimit bëhet gjithmonë në formë të shkruar (e-mail: info@dormeo-ks.com). Kur kërkohet kthimi, konsumatori është i detyruar t’i paraqesë faturën e lëshuar nga pala shitëse, e cila dokumenton blerjen si dhe  garancionin .
      5. Garancioni vlen nga data e blerjes së produktit.
      6. Në rast të ndërrimit të dyshekut, garancioni ka validitetin e dyshekut të parë (si psh: në qoftë se dysheku është blerë në vitin 2015, me garancion 10 vite dhe është ndërruar në 2020, atëherë garancioni është valid deri vitin 2025).
      7. Në rast të vendimit për ndërrim të dyshekut mund të ndodh që nuk ka linjë të njejtë të dyshekut, atëherë diferenca e çmimit në qoftë se dysheku është më i shtrejtë duhet të paguhet nga konsumatori. Në qoftë se çmimi është më i lirë, atëherë me atë diferencë konsumatori mund të marrë produkte.
      8. Në rast të vendimit për ndërrim të dyshekut, nuk vlen oferta aktuale në kohën e ndërrimit.

Garancioni vullnetar nuk vlen kur:

      1. Dysheku nuk është në gjendje higjienike të dëshiruar apo ka ndonjë formë të dëmtimit fizik, gjë që vjen nga pasoja e përdorimit jo të rregullt dhe jo në suaza të udhëzimeve të dhëna.
      2. Dëmtimet nga burime të jashtme (dëmtim apo keqpërdorim nga personat e tretë, përdorim i papërshtatshëm apo tretman i pakujdeshëm)
      3. Shtesa (ose etiketa) e ngjitur në dyshek me informatat (nr. Porosisë, dimenzioni) është e dëmtuar aq sa nuk vërehen informatat mjaftueshëm.
      4. Konsumatori nuk e ka faturën origjinale apo fotokopjen, si dhe fletëgarancionin të nënshkruar dhe të vulosur nga shitësi.
      5. Në rast se vjen deri te kthimi i dyshekut, dysheku duhet të jetë i mbrojtur nga dëmtimet apo ndotja. Në qoftë se dysheku nuk është i mbrojtur, pala shitëse mund të refuzojë ankesën e konsumatorit për kthim apo ndërrim të produktit.
      6. Në rast të dëmtimit të mbështjellësit ose këllëfit pas 1 viti (shiko pikën 1 tek Kushtet e Mirëmbajtjes).

Për ndonjë paqartësi apo info shtesë, ju lutem kontaktoni Departamentin tonë për Kujdes ndaj Konsumatorit:

    • E-mail: info.ks@studiomoderna-sa.com
    • Tel: 038660308