Ne në Dormeo e dijmë sa është i rëndësishëm gjumi i mirë gjatë natës. Por, me kalimin e kohës, vendi ku flemë e pushojmë, mund të shndërrohet në vendin që na mban zgjuar nga parehatia. Prandaj, ekspertët tanë të gjumit rekomandojnë që ta ndërroni dyshekun çdo 10 vjet.
Mos u brengos, ndryshimi mund të jetë veprim i duhur. Sidomos, kur e ndërron dyshekun e vjetër e të mbushur me grimca pluhuri, me një dyshek të ri, të pastër e shumë mbështetës. Ky ndryshim mund ta përmirësojë gjumin, shëndetin dhe jetën. Andaj mos hezito, por përqafoje ndryshimin!
Kiropraktorët pajtohen se fjetja në një dyshek të vjetër mund të shkaktojë dhimbje kronike të shpinës. Gjatës natës, ti mund të ktheshesh e rrotullohesh vazhdimisht për ta gjetur një pozicion të rehatshëm apo do të zgjodhesh me ndjesinë e lodhjes dhe ngurtësisë.
Dormeo ka dizajnuar dyshekun Ergo Comfort, në të cilin shtresa e mesme është ergonomike dhe imiton formën e shtyllës kurrizore. Në këtë mënyrë, i përshtatet lëvizjeve tua, duke ju ofruar mbështetje dhe rehati.
Shiko dyshekun Ergo ComfortMë mirë vetëm e rehat, apo së bashku e jo rehat? Ne kemi një zgjidhje të tretë...
Mos e prish gjumin e çmuar për shkak të lëvizjve të partnerit që ndjehen shumë në një dyshek të vjetër. As nuk ke nevojë të flesh ndaras vetëm pse partneri ka nevojë për një dyshek me fortësi dhe mbështetje më ndryshe.
Dysheku iMemory S Plus ka 8 nivele të fortësisë dhe secili nivel ka nga dy opsione të ndryshme të mbështetjes.
Shiko dyshekun iMemory S PlusTeshtitja mund të shkaktohet edhe nga dysheku yt i vjetër. Nëse nuk e ke ditë, aty ke plot “mysafirë të padukshëm” që e ndajnë shtratin me ty.
Nëse të shfaqet ndonjë alergji e re ose alergjia ekzistuese të përkeqësohet, dije se po flen me miliona armiq të padukshëm – mikrogrimca pluhuri dhe alergjenë të tjerë. Pra, është koha për një dyshek të ri, veç për vete (apo edhe partnerin).
Të gjithë dyshekët Dormeo janë trajtuar me CleanEffect® - trajtimi që ofron mbrojtje nga mikrogrimcat e pluhurit, bakteret dhe mikrobet.
SHIKO TË GJITHË DYSHEKËTGjumi cilësor është i barabartë me zgjim plot energji. Plot njerëz që nuk bëjnë gjumë të mirë, mendojnë se fajtorë janë problemet në punë, stresi apo ëndrrat e këqija. Sigurisht që këta faktorë mund të jenë shkaktarë, por arsyeja kryesore është dysheku i vjetër dhe jo-mbështetës.
A rrotullohesh gjithë natën prej jo-rehatisë? A zgjohesh i lodhur? Mos e ndërro punën, po ndërroje dyshekun e vjetër, të varur e me gunga.
Në dyshekët Dormeo, do ta gjesh rehatinë dhe mbështetjen që ty të përshtatet.
SHIKO TË GJITHË DYSHEKËTNë vetëm 3 hapa të thjeshtë, ne mund t’ju rekomandojmë dyshekun që ju përshtatet sipas formës së trupit, peshës dhe pozitës së gjumit.
GJEJE DYSHEKUN PERFEKTJetëgjatësia e një dysheku varet nga plot faktorë: materialet, madhësia dhe forma e trupit, mënyra e jetesës, etj. Sidoqoftë, me kalimin e kohës, të gjithë dyshekët bëhen më të dobët, në aspektin e mbështetjes, rehatisë dhe higjienës. Me kalimin e viteve, çdo dyshek grumbullon mikrogrimca pluhuri, lëkurë të vdekur, myk, polen, etj. Këta mysafirë të paftuar mund të shkaktojnë alergji apo t’i përkeqësojnë alergjitë ekzistuese. Edhe nëse e mirëmbani dyshekun në mënyrën më të mirë të mundshme, ne ju rekomandojmë ta ndërroni çdo 7-10 vjet.
Disa dyshekë edhe pasi të jenë përdorur e dëmtuar, mund të mos duken të tillë. Por, janë disa shenja që të ndihmojnë t’i dalloni. Dysheku është i varur në mes ose kënde – ky deformim ndodhë pasi sipërfaqja merr vrima, për shkak se dysheku ka bartur peshën ndër vite. Ka gunga ose është asimetrik – nëse njëra anë është më e ulët, më e butë, më e fortë, më e lëmuar apo me gunga, do të thotë se dysheku yt nuk është në formë të mirë. Me raste, varja dhe asimetria mund të mos vërehen, andaj përdor një shirit matës për ta vërtetuar nëse dysheku është i deformuar.
Nuk ka ndonjë dyshek që mund të na përshtatet të gjithëve, sepse ne kemi nevoja të ndryshme, andaj edhe fjetja me partnerin, është një lloj sfide. Por fatmirësisht, disa dyshekë kanë bërthamë të dyfishtë, për t’ju përshtatur secilit. Këta dyshek zvogëlojnë transferimin e lëvizjeve, në mënyrë që partneri apo partnerja të mos zgjohet prej lëvizjeve tua. Nëse partneri yt po rrotullohet tërë natën, ka h7umbur ose shtuar peshë apo zgjohet me dhimbje, është koha ta merrni një dyshek të tillë.
Fjetja në një dyshek të vjetër ka efekte negative si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë psikogjik. Nëse ti fle në një dyshek të vjetëruar, ka shumë gjasa që të kesh dhimbje qafe dhe shpine, ngurtësi në muskuj dhe humor (gjendje emocionale) jo të mirë. Po ashtu, je i prirur ndaj disa problemeve serioze, sikurse probleme me zemër, sistem imunitar të dobët, mbipeshë, depression dhe jo vetëm. Nëse ke një dyshek shumë të vjetër, është vetëm çështje kohe shfaqja e ndonjërit nga këto probleme. Andaj, investo me kohë në një dyshek të ri, sepse në këtë mënyrë do të investosh në shëndetin dhe mirëqenien tënde.