SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Jastëk klasik Adapt 3në1

Bëhu i pari në vlerësimin e këtij produkti
ID: 110079450 SKU: 110079450
Photo
Video
-56%

Jastëku Adapt 3në1 përbëhet prej dy jastëkve të brendshëm me fortësi të ndryshme, brenda një mbulese me mbushje brenda. Pra, është ideal për çdo pozicion gjumi sepse mund ta personalizoni, duke rregulluar lartësinë dhe fortësinë. Ofron mbështetjen dhe rehati të plotë. Është shumë i ajrosshëm falë fibrave Wellsleep®, mbulesës prej pambuku dhe rrjetës AirX në skaje. Mund të lahet tërësisht në 40°C.

OFERTA BLACK FRIDAY!
Jastëk klasik Adapt 3në1

Çmimi i rregullt: 44,90 €


Çmimi special: 19,90 €

Koha e arritjes: 3 ditë pune
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Jastëku Adapt 3në1 përbëhet prej dy jastëkve të brendshëm me fortësi të ndryshme, brenda një mbulese me mbushje brenda. Pra, është ideal për çdo pozicion gjumi sepse mund ta personalizoni, duke rregulluar lartësinë dhe fortësinë. Ofron mbështetjen dhe rehati të plotë. Është shumë i ajrosshëm falë fibrave Wellsleep®, mbulesës prej pambuku dhe rrjetës AirX në skaje. Mund të lahet tërësisht në 40°C.

Më shumë
Përshkrimi

Jastëku që ju ndihmon ta lehtësoni dhe parandaloni dhimbjen në qafë dhe shpatulla

Një jastëk i cilësisë së lartë ju siguron gjumë të mrekullueshëm, duke ju mbështetur mirë dhe duke parandaluar dhimbjet në qafë dhe shpatulla. Edhe jastëku Adapt 3në1 është dizajnuar për një qëllim të tillë. Dizajni praktik ju mundëson ta rregulloni fortësinë dhe lartësinë ashtu siç ju keni nevojë. Mbulesa ka hapje me zinxhir që ju mudëson lehtë dhe shpejt t’i hiqni apo shtoni shtresat brenda. Meqë mund të personalizohet në plot mënyra, ky jastëk është i përshtatshëm për të gjithë, pavarësisht a flini në shpinë, bark apo krah.

Jastëk klasik Adapt 3në1 Jastëk klasik Adapt 3në1

Sistem 3në1, për personalizim të plotë për të gjithë

Pa marrë parasysh si flini, jastëku Adapt 3në1 mund t’ju ndihmojë të zgjoheni më të çlodhur dhe më të freskët. Krejt kjo, falë dizajnit të mençur që kombinon tri elemente një një jastëk.

  • Ata që flenë anash, do ta shijojnë gjumin duke përdorur dy jastëkët e brendshëm me mbulesën e jashtme, që së bashku arrijnë lartësi totale 23cm. Po ashtu, mund të zgjedhin se cilin jastëk ta vendosin mbi (të fortin apo të butin).
  • Ata që flenë në shpinë, është mirë ta përdorin vetëm njërin jastëk brenda mbulesës: jastëkun e fortë 15cm apo jastëkun e butë 9.5cm.
  • Ata që flenë në bark, do të shijojnë më shumë rehati dhe më pak dhimbje në qafë dhe në shpatulla nëse i heqin 2 jastëkët e brendshëm dhe e përdorin vetëm bazën e jastëkut 3.5cm. Në këtë mënyrë, qafa juaj nuk do të zgjatet shumë dhe tensioni do të zvogëlohet.
Jastëk klasik Adapt 3në1

I rehatshëm, i butë dhe i ajrosshëm

Që të tri shtresat e jastëkut janë të mbushura me mikrofibra Wellsleep®, të cilat funksionojnë së bashku për të krijuar mijëra xhepa ajri. Në këtë mënyrë, i japin jastëkut vëllim dhe butësi.

Jastëku po ashtu siguron qarkullim të shkëlqyer të ajrit, sepse përveç mbushjes së ajrosshme, mbulesa 100% pambuk është e pasur me rrjetë AirX në pjesët anësore. Ky material është i ajrosshëm dhe siguron freski gjatë gjithë natës.

Jastëk klasik Adapt 3në1

Mirëmbahet lehtë

Ekspertët tanë rekomandojnë që ta lani jastëkun rregullisht, ndërsa ta ndërroni çdo dy vjet. Në këtë mënyrë, ju siguroheni që po flini në një ambient higjienik. Andaj, që të tri shtresat e këtij jastëku mund të lahen në rrobalarëse deri në 40°C, që ju ta mbani higjienën në maksimum.

Jastëku ka dimensione 60x40cm, kurse lartësi totale 28cm (lartësinë mund ta zvogëloni sipas nevojës, duke hequr shtresat e jastëkut).

Jastëk klasik Adapt 3në1

Paketim eko-miqësor

Jastëku klasik Adapt 3në1 vjen i paketuar në një qese të ripërdorshme, të cilën më pas mund ta përdorni për të ruajtur lodrat, çarçafët, rrobat dhe gjësende të ngjashme.

Specifikat Teknike
Linja Dormeo Vitality
Programi Dormeo gjumë

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star