- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Një shtresë është një mënyrë e lehtë, e shpejtë, ekonomike dhe efikase për ta përmirësuar sipërfaqen ku flini. Nëse flini në një dyshek të vjetër a të parehatshëm ose në divan, një shtresë do t’ju ofrojë ekstra mbëshetje dhe rehati. Po ashtu mund ta përdorni edhe në raste tjera.
lartësi4cm
Kontribuon në mirëmbajtjen e një temperature më të ulët (shmangë nxehtësinë e tepërt), në mënyrë që të keni një ambient gjumi të thatë e të freskët.
Ky sfungjer i përshtatet formave të trupit tuaj, dhe në të njejtën kohë siguron qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, për të siguruar një ambient gjumi më higjienik.
Mbulesa e cila mund të hiqet dhe të lahet në 40 gradë Celcius, është e punaur 41% prej materialeve të ricikluara.
Siguron që shtresa të mos rrëshqasë, por qëndrojë stabile në vend.
Ky trajtim në mbulesë, ofron mbrojtje nga bakteret, mikrobet dhe mikrogrimcat e pluhurit, duke parandaluar irritimin dhe alergjitë.
Ky trajtim e bën shtresën më të këndshme në prekje, duke ofruar një ndjesi qetësuese për gjumë më të mirë.
Dizajni i ri dhe modern frymëzuar nga forma e gjethes së bimës Aloe Vera është kompozuar në disa ngjyra dhe teknika të thurjes, të cilat duken në sipërfaqe.
Sipërfaqja e sipërme e shtresës është e trajtuar me Aloe Vera, andaj ofron një ndjesi butësie e qetësuese, për të cilat njihet kjo bimë shëruese. Mbulesa është e punuar 41% me fibra të ricikluara, sepse kur frymëzohemi nga natyra, ne mundohemi edhe ta mbrojmë atë.
Kjo shtresë është e lehtë: vetëm paloseni për ta ruajtur apo bartur më lehtësisht. Shtresa Nature’s Aloe Vera është një produkt me vlerë, sepse mund ta përdorni në ambiente të brendshme si dhe të jashtme.
Divan
Banesa të vogla
Shtëpiza
Kamping
Karavan
Festivale
Konvikte
Lojë / ushtrime
Shtresa juaj e re do të mbërrijë në shtëpinë tuaj, e ngjeshur dhe e vakumuar, e mbështjellë në shtresa plastike. Të gjitha shtresat tona janë të ngjeshura dhe të vakumuara, falë procesit eko-miqësor dhe mbrojtjës që përdorim gjatë transportit.
Preni me kujdes qesen e jashtme me gërshërë duke u siguruar që të mos preni qesen plastike në brendësi të shtresës. Mos përdorni thikë.
Hapni shtresën e rrotulluar të vakumuar për ta vendosur atë mbi shtratin tuaj. Me kujdes ia preni pjesën plastike në qoshe dhe e hiqni atë.
Lini 6 orë shtresën të hapur në mënyrë që të fryhet plotësisht.
Shtresa Nature’s Aloe Vera është pjesë e koleksionit ekskluziv të Dormeo Nature’s frymëzuar nga natyra. Përmes këtyre produkteve, Dormeo synon të sjellë një copëz natyre brenda shtëpisë suaj, për një ambient më relaksues.
Linja Dormeo | Comfort |
---|---|
Programi Dormeo | gjumë |