- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Kjo shtresë 7cm është kombinim i përsosur i mbështetjes dhe rehatisë. 5cm fungjer cilësor Ecocell® dhe 2cm sfungjer i rehatshëm memory. Ofron përshtatje të shkëlqyer dhe lehtëson pikat e presionit. Kjo shtresë do ta shndërrojë çdo sipërfaqe gjumi në një oazë rehatie për gjumë. Është higjienike dhe e ajrosshme, falë trajtimit CleanEffect® në mbulesë.
Kjo shtresë 7cm është kombinim i përsosur i mbështetjes dhe rehatisë. 5cm fungjer cilësor Ecocell® dhe 2cm sfungjer i rehatshëm memory. Ofron përshtatje të shkëlqyer dhe lehtëson pikat e presionit. Kjo shtresë do ta shndërrojë çdo sipërfaqe gjumi në një oazë rehatie për gjumë. Është higjienike dhe e ajrosshme, falë trajtimit CleanEffect® në mbulesë.
Nëse po flini në një sipërfaqe të parehatshme dhe jo-mbështetëse, mund të zgjoheni me dhimbje në shpinë dhe qafë. Nëse po flini në divan, dyshek të vjetër, shumë të fortë ose të butë, transformojeni atë në një sipërfaqe të rehatshme gjumi – me shtresën Memosan Roll Up 5+2!
Memosan Roll Up 5+2 është shtresë 2në1: kombinon mbështetjen e duhur dhe rehatinë. Sfungjeri Ecocell® siguron mbështetjen e duhur të shtyllës kurrizore. Sfungjeri i ajrosshëm memory i përshtatet formës suaj trupore, duke ju siguruar më shumë rehati. Përdoret dhe mirëmbahet lehtë, si dhe është e pajisur me rripa.
Vrimat e veçanta në bërthamë krijojnë mbështetje të personalizuar për zonën e kokës, shpatullave, këmbëve dhe zonës së shputave. Kjo siguron që shtresa t’i përgjigjet më mirë zonave specifike të trupit dhe të ofrojë mbështetje optimale:
Rripa, për ta ruajtur dhe bartur më lehtë.
Sfungjer memory për rehati, vrima speciale për ajrosje shtesë.
Dizajn modern dhe atraktiv.
ZONA A – zona e kokës & qafës si dhe këmbëve, zonë me vrima special për mbështetje të duhur dhe rehati.
Sfungjer Ecocell për mbështetje të duhur.
Trajtimi Moov&Cool për veti të shkëlqyera termo-rregulluese.
ZONA B – zona hip për mbështetje të duhur dhe shpërndarjen e barabartë të peshës.
Trajtimi CleanEffect për higjienë të plotë.
Sistemi AirX për më shumë ajrosje.
ZONA A – zona e kokës & qafës si dhe këmbëve, zonë me vrima special për mbështetje të duhur dhe rehati.
Ambienti ku flini duhet t’i ketë “përbërësit” e duhur, me qëllim që t’i përshtatet nevojave tuaja. Një aspekt i rëndësishëm është përgjigja dinamike ndaj temperaturës së trupit.
Rehatia termike është e rëndësishme, sepse kontribuon në cilësinë e gjumit. Nëse djersiteni shumë ose keni të ftohtë gjatë gjumit, ju do të zgjoheni disa herë gjatë natës dhe kjo e dëmton cilësinë e gjumit. Andaj, mjedisi ku flini duhet të jetë i thatë, i freskët dhe i rehatshëm gjatë tërë natës. Për më tepër, vetitë e shkëlqyera termike kontribuojnë për një higjienë më të mirë.
Trajtimi termo-rregullues është një risi dhe element i rëndësishëm që do ta përmirësojë gjumin tuaj – ju flini më mirë, më shumë dhe më shëndetshëm. Trajtimi Moov&Cool në pjesën e sipërme të mbulesës së shtresës do ta sigurojë këtë cilësi për ju.
Sfungjeri memory ka vrima special të cilat e shtojnë qarkullimin e ajrit, andaj sigurojnë një ambient gjumi edhe më të thatë.
Pjesët anësore janë të pasura me sistemin AirX – material me rrjetë, i cili është i ajrosshëm dhe siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit në tërë shtresën.
Mbulesa e kësaj shtrese është e pasur me trajtimin CleanEffect®. Ky trajtim i siguron shtresës mbrojtje nga bakteret, grimcat e pluhurit dhe mikrobet. Pra, siguron që shtresa juaj të qëndrojë e freskët dhe pa aroma të pakëndshme!
Për më shumë higjienë, mbulesa e shtresës mund të hiqet dhe të lahet në 40°C.
Shtresa Memosan Roll Up 5+2 ka rripa specialë, falë të cilëve mund ta mbështillni dhe ruani më lehtë. Po ashtu, rripat ju mundësojnë ta bartni më lehtë në rastet kur udhëtoni.
Meqë kjo shtresë mbështillet dhe bartet lehtë kudo, përdoreni merreni me vete kudo që keni nevojë për gjumë të rehatshëm dhe çlodhës.
Divan
Kamping ose karavan
Dhoma të konvikteve
Banesa të vogla
Nëse e porosisni online, shtresa ju vjen në derë të shtëpisë, e mbështjellur dhe e paketuar me mbyllje vakumi. Të gjitha shtresat tona vijnë të paketura në këtë mënyrë, falë procesit tonë eko-miqësor të transportit dhe mbrojtjes gjatë transportit. Doni ta përdorni diku tjetër? Thjeshtë mbështilleni, barteni apo ruajeni diku. Bartja e kësaj shtrese është kaq e lehtë.
Me kujdes prejeni qesen e jashtme me gërshërë, dhe sigurohuni që të mos e preni qesen e plastikës. Mos përdorni thikë.
Shtrijeni shtresën e mbyllur me vakum në divan apo dyshek. Me kujdes prejeni qesen e plastikës përgjatë skajeve dhe hiqeni me kujdes atë.
Lëreni 6 orë, në mënyrë që shtresa e re të hapet dhe shtrihet tërësisht.
Trajtim antibakterial | Po |
---|---|
Baza | Shtresa e sipërme: Sfungjer poliuretani viskoelastik (sfungjer memory); Shtresa e poshtme: Sfungjer poliuretani (Ecocell®) |
Lartësia | 7 cm |
Linja Dormeo | Vitality |
Materialet e dyshekut | Sfungjer Ecocell®, Sfungjer Memory |
Mbështjellësi | Top and front lateral side: 100% polyester; Bottom and lateral side: 100% polyester (AirX System); Inner cover: 100% polyester |
Mbështjellësi mund të pastrohet | Po |
Programi Dormeo | gjumë |
Shpuzë memoruese | Po |
Zonat e bërthamës | 3 |