SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Dormeo nga A deri në Z: Fjalori i shprehjeve më pak të përdorura

A keni vërejtur në faqen tonë zyrtare ndonjë term që nuk keni qenë të sigurt për kuptimin e tij? Për të qenë më transparentë dhe t’iu ndihmojmë në vendimin për blerjet tuaja ne kemi përpiluar një fjalor të shprehjeve më pak të përdorura.

Alergjen

Alergjen është një grimcë e vogël mikroskopike që hyn në trup dhe shqetëson sistemin imunitar. Alergjenët mund të prodhohen në mënyrë natyrale apo nga substancat kimike. Alergjenët natyral më të njohur janë: pluhuri i shtëpisë, poleni, akarienet apo jashtëqitjet e tyre.

Aloe vera

Aloe është një bimë mahnitëse që ka një efekt jashtëzakonisht qetësues në trup. Ajo posedon veti anti-alergjike dhe anti-bakteriale, shkatërron kërpudhat e mykut dhe qetëson inflamacionin. Gjithashtu stimulon funksionimin e sistemit imunitar, shëron plagët, ngadalëson procesin e plakjes dhe formimin e rrudhave si dhe inkurajon rigjenerimin e procesit të lëkurës.

Anatomik

Dyshekët dhe jastëkët anatomik ofrojnë një nivel të lartë të rehatisë dhe janë të përshtatshëm për nyejt, ligamentet dhe muskujt. Një nivel i lartë i shkallës anatomike do të thotë që dysheku dhe jastëku në mënyrë të përkryer përshtaten me formën natyrore të trupit.

Shtresa anti- alergjike nga silikoni

Kjo është një shtresë e hollë e materialeve artificiale në formë të vatës. Kjo shtresë gjendet pothuaj në shumicën e dyshekëve Dormeo pasi që mbron sfungjerin e tij nga papastërtitë dhe akarienet.

Bamboo

Bambu është një fije celuloze, e fituar 100% nga trungu i bambusë. Fijet e bambusë janë materiale ekologjikisht të pastra, më të buta se sa pambuku dhe më të forta se sa fijet sintetike. Gjatë stinës së verës ato ndihmojnë lëkurën të mbajë freskinë, mbanë dyshekun e terur dhe në të njëjtën kohë pengon erën e pakëndshme. Gjatë ditëve të ftohta bambu-ja ju mbanë ngrohtë si dhe ruan temperaturën e trupit.

Sfungjeri memorues Bio

Sfungjeri memorues Bio ka veti të njëjta sikurse sfungjeri i zakonshëm memorues, i butë, i rehatshëm dhe në mënyrë të përkryer përshtatet me trupin. Megjithatë, ai dallon nga sfungjeri memorues sa i përket vetive të tij natyrale dhe ekologjike pasi që 30% e materialit të tij sintetik është zëvendësuar me vaj kastori. Ky është kontributi ynë në ruajtjen e ambientit si dhe dysheku në të njëjtën kohë fiton veti anti-bakteriale.

Fijet e Karbonit

Karboni është një material tepër i qëndrueshëm i cili përçon elektricitetin. Ai mund të gjendet në këllëf në formë të fijeve që përdoren për të shkarkuar elektricitetin statik që krijohet në dyshek.

Kashmiri

Kashmiri është leshi i kualitetit më të lartë që përfitohet nga leshi i dhive të Kashmirit. Pëlhura e Kashmirit është e butë dhe e lëmuar si dhe është e lehtë dhe shumë e ngrohtë. Kashmiri kryesisht përdoret në prodhimin e rrobave të cilësisë së lartë dhe në prodhimtarinë e batanijeve dhe jastëkëve.

Struktura qelizore

Ecocell, një nga materialet më të rëndësishme në prodhimin e dyshekut Dormeo dhe është i punuar nga qelizat mikroskopike ( të ngjashme me styropor-in).Qelizat janë të drejtuara në të gjitha drejtimet (organizim 3 dimensionale) dhe lejojnë qarkullimin e pandërprerë të ajrit, duke larguar lagështinë e tepërt për të mbajtur dyshekun e terur dhe te rehatshëm.

Der p 1

Der P-1 është një term teknik për alergjenin që më së shpeshti gjendet në dyshekë, jorganë, dhe jastëk gjithashtu edhe në orenditë e mbështjella me sfungjer, qilima dhe perde. Shkaktohet nga akarienet (Dermatophagoides Pteronyssinus) që bëjnë çerdhet e tyre në dyshekët e pambrojtur dhe në shtretërit tjerë përderisa përdorin këto vende për tu shumuar. Sekretimi i tyre dhe mbetjet nga akarienet e ngordhura shndërrohen në pluhur të padukshëm që provokon një ngacmim alergjik tek personat që vuajnë nga alergjitë dhe astma, ndërsa gjumin e bënë të vështirë. Në një dyshek të pambrojtur mund të jetojnë deri në 10 milion akariene dhe mu për këtë arsye, për një gjumë të shëndetshëm për të gjithë ata që vuajnë nga alergjitë ose astma veçanërisht për fëmijët, është thelbësore mbrojtja e tij.

Akarienet

Akarienet janë organizma mikroskopike të familjes së merimangave (në madhësi prej 0.1 deri në 0.5 mm), pra nuk mund të shihen nga syri i njeriut. Vendi më i përshtatshëm për folenë e tyre është dysheku, orenditë e mbështjella, jastëkët, lodrat e buta, jorganët dhe perdet; shkurtimisht- vendet ku ato gjejnë ushqim të mjaftueshëm, lagështi dhe gjejnë vende të mira për tu fshehur. Akarienet janë një shqetësim i veçantë për ata që vuajnë nga alergjitë ose astma pasi që sekrecionet e tyre në formë pluhuri të imtë (alergjenëve) shkaktojnë lotimin e syve, bllokimin e hundëve, ngacmojnë teshtimën dhe kollin.

Ecocell

Ecocell është një material i avancuar, bashkëkohor, sintetik, dhe elastik që shquhet për shkak të përshtatshmërisë, qëndrueshmërisë dhe ventilimit të tij të shkëlqyer. Ai mbron nga alergjitë është higjenik, i lehtë dhe i padëmshëm për mjedisin pasi që është i riciklueshëm.

Ecogreen

Ecogreen është një material i cili është dizajnuar me qëllim të mbrojtjes së ambientit dhe me qëllim për të zvogëluar përdorimin e materialeve sintetike. Baza e tij është Ecocell, një material i gjeneratës së re që është i qëndrueshëm, elastik, përshkohet nga ajri i cili ofron trupit mbështetje të plotë dhe në të njëjtën kohë është i lehtë dhe shumë i qëndrueshëm. Zakonisht Ecocell tërësisht behet nga materialet sintetike, ndërsa Ecogreen ka përmirësuar vetitë ekologjike pasi që 30% të materialeve të tij sintetike janë zëvendësuar me vajin e kastorit. Prandaj, dysheku është i pa dëmshëm për mjedisin si dhe ka veti anti-bakteriale.

Qepja Florentine

Qepja Florentine është një metodë që përdoret në të gjithë këllëfët e dyshekëve Dormeo e cila kontribuon në qëndrueshmërinë më të lartë të tyre dhe afat më të gjatë të përdorimit. Qepja (thurja) Florentine është me model zigzag dhe sigurt lidhë fijet duke mundësuar përdorim më të gjatë të dyshekut.

Certifikata LGA

Certifikata LGA garanton se kornizat e shtratit Dormeo me listela janë të kualitetit të lartë dhe të sigurta. Inspektimi vjetor siguron se produktet janë testuar dhe kontrolluar rregullisht.

Sfungjeri Memory

Sfungjeri Memory është një material inovativ i zhvilluar nga NASA në mënyrë që të lehtësoj presionin e shkaktuar në trup gjatë udhëtimeve të astronautëve me anije kozmike. Së shpejti pasi që u zbuluan vetitë e tij terapeutike, sfungjeri Memory filloi të përdoret në prodhimtarinë e dyshekëve. Sfungjeri Memory i përshtatet temperaturës së trupit tuaj, butësisht përkrah kokën, krahët dhe qafën tuaj gjatë gjumit si dhe nuk shkakton aspak presion në pikat shtypëse dhimbse që gjenden në qafë. Në krahasim me sfungjerin e zakonshëm, qelizat në sfungjerin Memory tërësisht shtypen më një shtytje. Kur largojmë presionin, sfungjeri ngadalë fillon të rikthehet në formën origjinale të tij. Ky karakter i ngadalshëm i kthimit në formë origjinale i jep sfungjerit tiparin terapeutik pasi që për shkak të elasticitetit të tij nuk ushtron aspak presion në trup.

Merino

Merino globalisht është lloji më i rëndësishëm i leshit të deleve pasi që është i butë dhe shumë i qëndrueshëm. Leshi Merinos së pari është përdorur nga atletët, por për shkak të veçorive të zbuluara në të, më vonë filloi të gjej vetën edhe në shtrojat dhe në dhomat tona të gjumit. Merinos në mënyrë të përkryer rregullon temperaturën e trupit, mbanë trupin ngrohtë por jo tepër, largon lagështinë e tepërt pasi që e thithë atë por gjithnjë ruan aftësinë e tij që të mbaj ngrohtë madje edhe kur është i lagur. Ka veçori anti-bakteriale që parandalojnë zhvillimin e aromave të pakëndshme. Për këto arsye Merinos është ideal për dyshekun, jorganin dhe jastëkun tuaj pasi që garanton që ju do të përjetoni një gjumë të qetë dhe të thellë duke mos u djersitur fare.

Dysheku me zona të shumëfishta

Dysheku me zona të shumëfishta ka një strukturë të veçantë që adaptohet me vetitë anatomike të trupit. Pjesë të caktuara të trupit të njeriut janë më të rënda se sa të tjerat dhe kështu ato kanë nevojë për mbështetje më të madhe, përderisa pjesët e lehta të trupit kërkojnë më shumë butësi. Pjesa më e fortë e dyshekut gjendet në mes të tij ku peshon trupi, ndërsa zonat e kokës dhe këmbëve janë më të buta. Dysheku ka tri zona të cilat në mënyrë të përkryer përshtaten me formën dhe peshën e trupit.

Jonet negative

Jonet negative janë grimca të imta që gjenden në ajër dhe kanë ngarkesë negative të elektricitetit. Në numër i madh i tyre mund të gjendet edhe në natyrë- në pyje, afër detit, lumenjve, ujëvarave, etj. Prania e tyre në vendet e mbyllura është e vogël dhe gjithashtu zvogëlohet nga aparatet elektrike që prodhojnë jone pozitive. Jonet pozitive kanë efekt negativ në mirëqenien tonë, ato shkaktojnë lodhje, kokë-dhembje, përderisa jonet negative ndihmojnë në përmirësimin e humorit tonë dhe kanë një efekt gjallërues.

Jonet negative të liruara nga aparati jonizues eliminojnë jonet pozitive (në formë të pluhurit, tymit apo smogut elektromagnetik) pra ato bien në dysheme. Kështu që ajri është i pastër dhe frymëmarrja është më e lehtë. Jonizuesi veçanërisht rekomandohet të përdoret në dhomat e gjumit dhe aty ku është i vendosur TV dhe në dhomat ku pihet duhani.

Ortopedik

Një dyshek me veti ortopedike ofron nivel të lartë të mbështetjes. Nivel i lartë ortopedik do të thotë që dysheku është i fortë dhe garanton mbështetje të përkryer për boshtin kurrizor, krahët , ijët dhe thembrat.

Öko tex standard 100

Cerificata ÖKO-tex standard 100 ka për qëllim që të siguroj se standardet ekologjike janë respektuar si dhe të vlerësoj substancat e dëmshme që mund të formohen gjatë procesit të trajtimit të tekstilit dhe që mund të dëmtojnë mirëqenien e përdoruesve.

Cerificate ÖKO-tex standard 100 garanton se dyshekët Dormeo janë të sigurt dhe janë të pa rrezikshëm për ambientin dhe shëndetin.

Resistat

Mbrojtja Resistat shkarkon elektricitetin statik që krijohet në dyshek. E bënë këtë me ndihmën e fijeve të veçanta të karbonit, pasi që karboni përçon elektricitetin. Fijet e karbonit mbledhin elektricitetin statik që ndihmohet nga një fije teli për ta shkarkuar atë në tokë kur është i është i lidhur me elementet me tokëzim (p.sh. radiator). Si rezultat i kësaj akarienet dhe parazitët tjerë nuk mund të grumbullohen dhe shumohen në dyshek

Softdream

Fijet Softdream janë fije të forta sintetike që janë rezistente ndaj tkurrjes dhe zgjatjes, thahen shpejtë dhe nuk rrudhen si dhe janë rezistente ndaj mykut. Fijet Softdream lahen lehtë dhe për këtë shkak janë të shkëlqyeshme për tu përdorur në prodhimtarinë e jorganëve, jastëkëve, peshqirëve, manteleve të banjës dhe produkteve të ngjashme.

Soja

Fijet e Sojës, të cilat përdoren për shumë qëllime, kohëve të fundit kanë fituar terrenin e tyre edhe në prodhimin e tekstilit. Fijet e Sojës fitohen nëpërmjet një procesi të veçantë të trajtimit të nënprodukteve të sojës. Rezultati është një pëlhurë e butë dhe e lehtë që jep po të njëjtën ndjesi ngjashëm me leshin e Kashmirit, prandaj shpesh i referohen edhe si Kashmiri i perimeve. Butësia e jashtëzakonshme dhe ndjenjat e fijeve të mëndafshta të sojës që japin në kontakt me lëkurën ka bërë që këto fije të fitojnë edhe një emër shtesë: Mëndafshi soja. Fijet e Sojës përmbajnë amino- acide të vlefshme që janë të pranishme në trupin e njeriut. Përmbajtja e 45% proteina mund gjendet në Kashmirin e perimeve, 18 nga këto janë minerale aktive të cilat futen në trup nëpërmjet lëkurës, kështu që i kontribuojnë shëndetit dhe mirëqenies suaj.

Dysheku veçanërisht ka veti të dobishme për shkak të fijeve shtesë të sojës:

  • Ajroset më mirë (më mirë se pambuku),
  • Thithë lagështinë dhe ruan ngrohtësinë,
  • Ka veti anti-bakteriale,
  • Thahet shpejtë.

Argjendi

Vetëm disa vite më parë përdorimi i argjendit në kozmetikë, prodhimin e dyshekëve apo në prodhimin e produkteve të ngjashme dukej shumë larg nga realiteti. Megjithatë, argjendi i cili normalisht është përdorur për stoli, monedha dhe pasqyre ka hyrë edhe në prodhimtarinë e dyshekëve për shkak të vetive të shquara të tij. Pse?

Për shkak të efekteve të tij pozitive në shëndet dhe mirëqenie është ideal për gjumë dhe pushim pasi që:

  • Ka veti anti-bakteriale; jonet e argjendit lidhen me enzimat që gjenden në qelizat e baktereve, që zvogëlon shumimin e tyre.
  • Parandalon zhvillimin kundërmimeve të qëndrueshme.
  • Rregullon akumulimin e djersitjes dhe lagështisë,
  • Është një përçues i mirë pasi që shkarkon elektricitetin statik të padëshiruar,
  • Rregullon temperaturën e trupit me mirëmbajtjen e tij dhe në mënyrë graduale liron ngrohtësinë që prodhohet nga trupi.

Fijet e argjendit të cilat mund të gjenden në dyshekët Dormeo Silver dhe në Dormeo Memory 2+12 Silver janë të thurur me fije veçanta të këllëfit në atë mënyrë që lejojnë fijet të ruajnë vetitë e zakonshme të pëlhurës, duke i lënë ato barabar të buta siç janë edhe fijet e tjera të tekstilit. Këllëfi i dyshekut është i këndshëm kur ta prekni dhe në të njëjtën kohë garanton të gjitha përfitimet nga argjendi i pastër.

Elektriciteti Statik

Elektriciteti statik formohet për shkak të shkarkimit elektricitetit në sipërfaqen e shtratit (dyshek, jorgan, etj. ). Kur ne lëvizim apo rrotullohemi, dhe kur dy objekte fërkohen ato shkëmbejnë ngarkesa elektrike, kjo ngarkesë lirohet në formë të shkëndijave. Kjo mund të jetë shqetësuese pasi që këto shkëndija mund të jenë dhimbse. Fijet e karbonit janë shumë të mira në shkarkimin e elektricitetit statik.

Talalay

Talalay është një material i kualitetit të lartë që në mënyrë teknike është përsosur. Ai fitohet nga goma natyrale e quajtur latex nëpërmjet një procesi të prodhimit të gjatë dhe kompleks. Përdoret si sfungjer i dyshekut për konsumatorët që mbi të gjitha kërkojnë dhe vlerësojnë gjumin e rehatshëm, lehtësimin e dhembjeve të shpinës dhe ambient gjumi të shëndetshëm. Sfungjeri Talalay u rekomandohet atyre që përjetojnë dhembje në qafë dhe boshtin kurrizor pasi që u ofron një mbështetje të pabesueshme, si dhe për ata që vuajnë nga alergjitë ose astma pasi që Talalay ka veti anti-alergjike.

Tencel

Tencel janë fije natyrale. Fitohen nga celuloza që gjithashtu përdoret edhe në përfitimin e letrës. Produktet Tencel janë jashtëzakonisht të buta, kanë veti të mrekullueshme për thithjen e lagështisë, janë të përshkueshme nga ajri dhe të parrezikshme për ambientin. Tancel janë zhvilluar si rezultat i hulumtimeve të fundit në fushën e tekstilit dhe u ofrojnë juve çdo gjë ju mund të prisni nga një jorgan: rehatinë, butësinë dhe përdorimin praktik.

Ultralatex

Ultralatex është zhvilluar si rezultat i hulumtimit të gjerë dhe bashkëpunimit të ortopedëve dhe ekspertëve të teknologjisë. Së bashku ata kanë arritur të zhvillojnë një material shumë elastik që është i fortë, i përshkueshëm nga ajri dhe që përshtatet mirë me trupin. Ultralatex ka të gjitha vetitë e latex-it natyral si dhe vetitë anti-alergjike duke iu falënderuar procesit të veçantë të trajtimit.

Wellsleep®

Mikrofijet Wellsleep® janë të avancuara, të forta, fije në formë gëzofi të cilat në shumë aspekte janë më të mira se sa fijet e zakonshme nga poliestëri që janë zhvilluar para gjysmë shekulli. Mikrofijeve Wellsleep® nganjëherë u referohet edhe si pupla artificiale pasi që ato ngjajnë shumë me puplat e patës si në dukje ashtu dhe në prekje. Mikrofijet Wellsleep® kanë përparësi të shumta dhe shfrytëzohen kudo. Ato janë të përkryera për rregullimin e temperaturës, janë jashtëzakonisht të këndshme kur i prekim, shumë pak thithin lagështinë dhe janë shumë rezistente ndaj njollave. Mikrofijet Wellsleep® janë shumë efikase si një izolator anti-alergjik dhe kështu janë shumë të përshtatshme për ata që vuajnë nga alergjitë ose astma, por me kokëfortësi ruajnë vetitë e tyre si pupla të patës.

Wellsleep® Advanced (Fije Wellsleep® të Avancuara)

Mikrofijet Wellsleep® të avancuara janë fije artificiale që me vetitë e tyre u ngjajnë fijeve Wellsleep® me një dallim që ato kanë në strukturën e tyre speciale që lejon formimin e xhepave të vegjël të ajrit ndërmjet fijeve. Këta xhepa rrisin volumin dhe plotësinë e materialit mbushës. Fijet Wellsleep® e avancuara janë jashtëzakonisht të lehta, pushatake dhe mirë të ventiluara si dhe janë mjaftë të përshtatshme që të përdoren në jastëk dhe jorganë.